“Paratë ia çonte babait me kancer në Athinë…” 28-vjeçari shqiptar dënohet me burg në Britani

12 Maj 2021, 21:55Kronika TEMA

Një i ri shqiptar nisi të shpërndante drogë me qëllim të që mblidhte para për të përballuar shpenzimet për trajtimin e të atit me kancer dhe për t’u bërë me fëmijë. Oresti K. 28-vjeç u ndalua nga policia në Cardiff në 27 Prill, pasi vunë re një sjellje të çuditshme dhe kur i kontrolluan makinën, brenda gjetën të fshehura disa qese me pluhur të bardhë dhe 130 paund.

Pas kësaj oficerët e policisë kontrolluan shtëpinë e të riut ku i gjetën më shumë se 2 mijë paund kesh dhe çelësat e një tjetër makinë. Edhe brenda mjetit të dytë u gjet pluhur i bardhë.

Gjatë seancës së zhvilluar këtë të mërkurë në gjykatën e Cardiff u zbulua se i pandehuri ishte arrestuar dhe droga ishte çuar për analizë. Në total, atij iu gjet një sasi prej 347.6 g kokainë me vlerë tregu deri në 14,800 paund.

Avokati mbrojtës tha se 28-vjeçari ishte shqiptar, por kishte nënshtetësi greke me leje qëndrimi në Mbretërinë e Bashkuar, ku kishte 3 vjet që jetonte. Sipas avokatit, paratë që fitonte nga shitja e drogës, shqiptari i dërgonte në Athinë, pasi i ati ishte me kancer terminal dhe kishte nevojë për trajtim privat që është i kushtueshëm.

Avokati zbuloi gjithashtu se 28-vjeçari dhe partnerja e tij po përpiqeshin të krijonin familje dhe po ruanin para për fekondim in vitro.

Në përfundim shqiptari u dënua 32 muaj burg.

2 komente në ““Paratë ia çonte babait me kancer në Athinë…” 28-vjeçari shqiptar dënohet me burg në Britani”

  1. Kalec Dega says:

    Kujtova se ky lajm ishte per Audin e Tahirit dhe Tojota Jaris, lol…apo per milionat e vjedhura nga Banka e Shtetit, milionat qe duhen paguar per pallatin e shembur te Bashes ne Vlore apo ato qe u terhoqen nga Rinasi….lol
    =
    Inshallah, ka ba nonji lek, vallahi…1 vit e gjysem burg , thjesht nje sakrifice e vogel…

  2. Nafije dybeku says:

    Do tja shqyejn bythen Jorgos Kyriakos ne burg. Trimi na eshte bere dhe grek

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje