Një i ri ka mbetur i vdekur nga një atentat me armë zjarri në qytetin e Elbasanit.
Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në lagjen “Skënderbej”, ku mbeti i vdekur shtetasi Everest Çaka.
Nga ngjarja ka mbetur e plagosur lehtë në dorë edhe bashkëshortja e tij, Silvana Çaka, e cila udhëtonte në mjet me bashkëshortin.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 20:10, në lagjen “Skënderbe”, Elbasan, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri në mjet shtetasi E.Ç, rreth 41 vjeç si dhe është plagosur në dorë bashkëshortja e tij shtetasja S.Ç., jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë
rrethuar zonën.
Janë ngritur pika konrolli në hyrje – daljet në qytetin e Elbasanit dhe vijon kontrolli i zonës.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.
Ore po cfare behet vrasje per dite. Te pacim o Gjigand qe rendin e ke per bukuri, ekonomia lulezon, njerezit nga syte kembet, dhe Meroziu akoma i bie fyellit te opozita. Ata e kan fajin edhe pas 8 vitesh dhe ata do e ken perseri edhe pas 18 vitesh. Ju vidhni dhe shpalni trurin e njerezve qe ngopen me propagande.