“Defender 2021”, Ambasada amerikane publikon pamjet nga stërvitja

11 Maj 2021, 19:44Kronika TEMA
“Defender 2021”, Ambasada amerikane publikon pamjet nga

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar në faqen e saj zyrtare në Tëitter disa pamje dhe foto nga stërvitja e përbashkët ushtarake “Defender Europe 21”, që ka nisur prej disa ditësh në Shqipëri.

Në video shihen momentet nga manovrat ushtarake për evakuimin e ekuipazhit nga mjetet ujore të përfshira nga zjarri.

“Anija ushtarake e Furnizimit Logjistik “James A. Loux” zhvilloi fundjavën e kaluar disa manovra ushtarake dhe stërvitje në Detin Adriatik pranë Durrësit.

Trajnimi i ekuipazhit përfshinte një stërvitje për shuarjen e zjarrit dhe evakuimin e njerëzve. Një varkë shpëtimi u nis nga anija për të rimarrë një anëtar të ekuipazhit. “LSV James A Loux” është në Portin e Durrësit për të marrë pjesë në stërvitjen ushtarake Defender Europe 21 si pjesë e operacionit të përbashkët për të transportuar automjete dhe pajisje ushtarake nga USNS Bob Hope në Shqipëri”, shkruhet në mesazhin e ambasadës së SHBA.

1 komente në ““Defender 2021”, Ambasada amerikane publikon pamjet nga stërvitja”

  1. Okay ,
    ajo qe me cudit mua eshte se ne Europe s’ka asnji Lajm per kte Stervitje Amerikane .
    Apo ndodhta nga ajo se se lejon Politike e Europes ,
    se gjithcka qe flet Pozitivishte e ka te bej me Shqiperine , nuk duhet ti afrohet Opiniont Europian
    Politika e Kurves Plake eshte me shume se diskriminuese ndaj Shqiperise .
    Kush e njef mir Politiken e Medieve ne Europe vs Shqiperise e kupton qarte kte Heshtje te medieve Europiane !
    Njiher bij Kurve (1913 ) tere jeten te tille !?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje