Një aksident i rëndë është shënuar pak momente më parë në Yzberisht, në Bulevardin e Ri.
Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete dhe një motor, e për pasojë pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorit, teksa drejtuesja e mjetit tip “Opel” është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Personi i cili humbi jetën nga përplasja me makinën është identifikuar si Fatmir Avdillari, i njohur ndryshe si ‘Xubi i Yzberishtit’.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po hetohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Informacion paraprak:
Me datë 11.05.2021, rreth orës 14:15, tek bulevardi “Migjeni”, janë përfshirë në aksident mjeti tip “Toyota” me drejtuese shtetasen E. M., 38 vjeçe me mjetin tip “Opel” me drejtues L. P., 40 vjeç dhe me mjetin motorr me drejtues F. A. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i mjetit motorr shtetasi F.A., rreth 45 vjeç, si dhe është dërguar në spital drejtuesja e mjetit E. M., dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Kush është Fatmir Avdillari?
Fatmir Avdillari rezulton i dënuar më parë për vrasje, teksa pasi përfundoi dënimin u arrestua sërish për trafik droge në Kombinat, Kashar e Yzberisht në vitin 2017.
Ai dyshohej si ishte kapoja i një grupi që shpërndante drogë në këto zona, teksa gjatë operacionit ”Qelqi” iu kapën 30 kg hashash dhe një armë pa leje.
Avdillari ka qenë i dënuar për vrasjen e biznesmenit italian Stefano Rossi teksa ka qenë edhe pjesë e bandës së Yzberishtit në vitet 97′ e 98′. Vrasja u krye më 27 janar të vitit 1998, në momentin kur Rossi kishte tërhequr 30 milionë lireta nga banka dhe u ekzekutua vetëm 100 metra larg fabrikës së tij.
Ate qe s’e beri dot drejtesia Shqiptare e mori ne dore dhe e perfundoj Zoti. Nje kriminel me pak! Vetem ne Shqiperi ndodhin gjera te tilla, nje njeri me nje “karriere” te pasur krimesh mund te levizi i lire…
Kote nuk thone Zoti bone pro nuk harrone… Por pytja shtohet pse ky njeri ështe i lire e Jo në burg me gjith keto krime në 2017 30 kilo drive dhe arem pa lej dhe ky njeri nuk eshte me burg veq 4 vite mbrapa??? Hajde drejtsise hahde
Edhe bajga ka me shume vlere se ky. Iku edhe nje bir kurve tjeter. Perdite degjofshim lajme te tilla. ?
Faj shume i madh dhe kriminal ka qene i drejtesis qe eshte dhjamosur nga parat e ketyre kriminelve te ndyre.Keta prokurore e gjyqtare jane me vrases se sa kriminelet e tipit “Xubi i Yzberishi”.Malsori Boston.
Eshte mbushur tirana me kafshe . Dhe kryekafsha eshte Saliqeni. O Sali te qifte afrika Argiten
JEVG. EDHE XUB NUK SHKON