Asnjë gjurmë nga vrasësit e biznesmenit vlonjat mesditën e sotme në qytetin bregdetar. Bledar Birçaj u ekzekutua me armë sot në zonën e njohur si “Bishti i Kalldrëmit” në Vlorë. 38-vjeçari ishte duke udhëtuar me makinën e tij tip “BMW” kur persona ende të paidentifikuar e qëlluan me breshëri automatiku. Birçaj vdiq në spital prej plagëve të marra. Në makinë me Bledar Birçajn ndodhej edhe një tjetër person, i cili për fat të mirë nuk ka marrë asnjë plagë.
Ai është dëshmitari kyç i policisë për të shkuar te gjurmët e autorëve. Në momentin që autorët kanë dalë nga makina për të qëlluar me automatik ai ka dalë me vrap nga makina për tu fshehur tek garazhdi që ndodhej aty afër.
Identiteti i personit që ndodhej në makinën e biznesmenit nuk bëhet i ditur nga policia e Vlorës, ndërsa janë shoqëruar edhe disa persona të tjerë që ndodheshin në vendin e ngjarjes me shpresën se deklarimet e tyre do të hedhin më shumë dritë për ekzekutimin mafioz.
Gjithashtu një tjetër provë në dorën e hetuesve janë edhe kamerat e sigurisë së bizneseve, që mund të kenë kapur autorët dhe makinën që përdorën në momentin e vrasjes, e cila ende nuk është gjetur. Gazetari i ABC në Vlorë Elton Nikaj raporton se pista kryesore në duart e hetuesve është aktiviteti i vlonjatit në Spanjë dhe lidhja e mundshme me drogën. 38-vjeçari lëvizte shpesh në drejtim të Spanjës, ndërsa vetëm para një muaji ishte kthyer në Vlorë.
Bledar Birçaj rezulton pronari i Bar kafe “The Boss” që ndodhet në “Lungomare” në Vlorë. Lokali administrohej nga vetë ai qysh prej vitit 2017. Bledar Birçaj është një emër jo i panjohur për policinë e Vlorës, pasi në 21 dhjetor 2010 së bashku me vëllanë e tij, Elton Birçaj, kanë dhunuar barbarisht ish-juristin e hipotekës së Vlorës me inicialet F.H.
Për këtë ngjarje dy vëllezërit u proceduan në gjendje të lirë. Shkak i kësaj ngjarje ishin bërë problemet që ata kanë pasur me dokumentacionin në një pronë që ndodhet në qytetin e Vlorës. Bledar Birçaj ka qenë i arrestuar në 27 janar 2011 pasi dyshohej për një ngjarje kriminale por u lirua nga akuzuat në përfundim të hetimeve.(ABC News)
Edhe ky, me këtë histori është biznesmen! ???
Mund te jete rastesi qe ne vendin tone te kete “Bisnesmen” te paster.Ketu problemi eshte se sa te ekzpozuar jane dhe si i ka te skeduar policia.
Per ata debilat qe akoma nuk e kane kuptuar c’fare duan ne jete,”Ai stan,gjithmone ate bulmet ka”.