Skocezi David Brown, i dënuar në vitin 2008 në Shqipëri me 20 vite burg me akuzën e pedofilisë ka lënë qelinë pas thuajse 13 viteve.
70-vjeçari u lirua javën që kaloi, ndërkohë që fajësia e tij është vënë në dyshime pas dëshmisë së dhënë për mediat britanike të dy viktimave të tij, të cilët thanë se janë detyruar nga policia dhe psikologët për të gënjyer gjatë dëshmisë së dhënë në gjyqin ndaj skocezit në 2008.
Brown mbërriti në Shqipëri në vitin 1999 me mision strehimin e fëmijëve jetimë. Ai hapi jetimoren “Fëmijët e tij” në Tiranë. Në 2006 jetimorja u mbyll dhe ai u arrestua nën dyshimet e pedofilisë. Grupi hetimor në atë kohë mori në pyetje 10 fëmijë, që dëshmuan se ishin abuzuar nga David Brown dhe Robin Arnold e Dino Christodoulou 2 punonjës të tjerë të fondacionit të tij.
Në 2017-ën, Brown përfitoi ulje dënimi për “sjellje të mirë”, ndërkohë që rasti i tij të paktën deri në vitin 2018 ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave britanike, të cilat vazhdimisht kanë hedhur dyshime mbi vërtetësinë e akuzave të ngritura ndaj tij.
Sipas mediave britanike, të paktën dy prej fëmijëve shqiptarë që dëshmuan në atë kohë për abuzimin kanë thënë se janë detyruar të gënjejnë dhe se asgjë nuk është vërtetë. Dy viktimat e abuzimit, që sot janë në moshë madhore, kanë deklaruar se janë detyruar nga policia dhe psikologët që të gënjejnë.
Vendimi i marrë në 2008-ën nga gjyqtari Gerd Hoxha e dënoi David Brown me 20 vite burg dhe dëbim nga Shqipëria në përfundim të kryerjes së këtij dënimi. Brown vetë këmbëngul në pafajësi dhe thotë se do të luftojë për të pastruar emrin nga akuzat e dënimi i dhënë.
Dy prej dhjetëra fëmijë ndryshuan qëndrimin e tyre të mëparshëm, dhe si rrjedhojë Skocezi David Brawn del i pafajshëm sidomos meqë disa media në Britanin e madhe hedhin dyshine mbi fajësinë e tijë.
Një ide e mbështetur në versionin e çmenduririsë e lajthitjes mendore!
Po pse mos vallë këta dy fëmitë ndërmjet dhjetëra fëmive të tjerë nuk ka asmak mundësi që për pagesë, ose për interesa të tjera përsonale ndryshuan pozicionin e tyre të mëparshëm?…
Mos vallë edhe dhjetëra fëmitë e tjerë gënjejnë vetëm për të vetmin fakt që dy prej dhjetëra fëmive ndryshuan pozicionin e tyre të mëparshëm më versionin e ri që tani meqë janë të rritur sedra e tyre njerëzire e interesat përsonale preferojnë më mirë mohimin e përdhunimit nga David Brown, dhe ky fakt të jetë i pranueshëm si versioni përfundimtar se nuk ka pasur KRIME PËRDHUNUESE NDAJ FËMIJËVE JETIMË TË JETIMORES?…
Mesa duket administrata Shtetërore po pregatitur rehabilitimin e figurës të David Brown, përdhynyesit të fëmijëve të pafuqishëm jetimë për qëllime politike mbi atë të së drejtës DREJTËSISË ndaj KRIMIT përpara lirimit të tijë…
Nje vendim i drejte i gjykates sone.