Gjykata e Tiranës dënon me burg përjetë të pandehurin Rober Përpepaj.
Ky i fundit është autor i vrasjes së vajzës 17 vjeçare Griselda Gjikola, në Laprakë, tre vite më parë.
I dënuari e përndiqte prej kohësh minorenen dhe ishte kthyer në shqetësim për të.
Në seancën që është mbajtur sot, pas tre vitesh nga ngjarja trupa gjykuese ka dhënë dënim maksimal për të riun, duke e lënë në burg përjetë.
Ngjarja e rëndë e dhjetorit 2018 shokoi Tiranën dhe gjithë Shqipërinë.
Dinamika e ngjarje në 2018:
Vrasja në Laprakë dyshohet të ketë patur si shkak konfliktin për ngacmimin e vajzave që ndodheshin në tavolinë me 23-vjeçarin e plagosur Erjon Benga.
Mësohet se Benga ka qenë në lokal me të dashurën e tij prej 10 ditësh, 17-vjeçaren Griselda Gjikolaj e cila mbeti e vrarë nga të shtënat me armë.
Me 23-vjeçarin ishin edhe dy persona të tjerë, ndërsa autorët, njëri prej të cilëve është identifikuar si një i ri me origjinë nga Puka, ndodheshin në një tjetër tavolinë të lokalit te kompleksi Gintash. Pas ngacmimeve ndaj vajzave, Benga është çuar dhe ka shoqëruar në makinën e tij Griseldën dhe dy personat e tjerë.
Por në këtë moment janë çuar edhe autorët, (nje prej te cileve Robert Perpepaj) të cilët me pistoleta i kanë ndjekur nga pas dhe i kanë qëlluar në momentin që do të futeshin në makinë.
17-vjeçaren e ka zënë një plumb në kokë ndërsa Benga u plagos me dy plumba, në shpatull dhe qafë. Dyshohet se gjithsej janë qëlluar katër plumba.
Pavarësisht plagëve, 23-vjeçari Benga e ka marrë 17-vjeçaren dhe e ka çuar në spitalin e Traumës, që ndodhet pak kilometra larg vendit të ngjarjes. Me të mbërritur në spital ajo ka ndërruar jetë.
Shko tregoje burrerine ne burg tani te qifsha fisin. Kujdes sapunin.