Sekuestrohet 1 kg kokainë në Durrës, policia qëllon në ajër gjatë arrestimeve

11 Maj 2021, 18:19Kronika TEMA

Policia e Durrësit ka shkatërruar një rrjet që shpërndante lëndë narkotike të llojit kokainë në lagjen nr.13 të qytetit.

Gjatë operacionit u sekuestruan 1 kg lëndë narkotike kokainë dhe u arrestuan V.M.,  29 vjeç  dhe E.SH., 30 vjeç.

Dy persona e arrestuar janë me precedentë të theksuar kriminalë në fushën e narkotikeve. Ata  kundërshtuan me dhunë policinë dhe tentuan të largohen ndërkohë që një prej punonjësve të policisë qëlloi në ajër për  t’i neutralizuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje