E përndiqte, vajza kallzon në polici ish të dashurin. Shpallet në kërkim

12 Maj 2021, 10:18Kronika TEMA

Një djalë i ri është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, pas denoncimit që bëri ndaj tij ish-e dashura që e kallëzon për përndjekje.

Në njoftimin e policisë, bëhet me dije se po punohet për arrestimin e 34-vjeçarit me inicialet E. K.

Mësohet se i padituri ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një 22-vjeçare, me të cilën kishte pasur një lidhje intime.

Por mesa duket pas ndarjes, i riu nuk ka mundur dot ta heqë nga mendja dhe e ka ndjekur këmba-këmbës, duke e detyruar të renë t’i drejtohet Komisariarit të Policisë.

“Më datë 11.05.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit në kërkim E. K., 34 vjeç, sepse në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish të dashurën e tij 22-vjeçare”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje