Bledar Birçaj u vra në Vlorë dy ditë më parë në lagjen “Hajro Çakëri” në një atentat të mirëorganizuar.
Viktima po udhëtonte me makinën e tij kur u qëllua me kallashnikov nga dy persona të maskuar që i dolën në rrugë. Birçaj ndërroi jetë menjëherë. Sikurse është raportuar edhe më herët, Birçaj ka qenë pronar i një restoranti në Vlorë.
Por gazetari Jul Kasapi, ka zbuluar të tjera detaje të panjohura për viktimën Bledar Birçaj.
Sipas tij, viktima ka punuar si drejtor banke para disa vitesh dhe filiali i asaj banke kishte rënë pre e grabitjes.
Pas atij momenti, Birçaj u pushua nga puna.
“E dini ju që Bledar Birçaj ka qenë drejtor banke? Banka është vjedhur dhe viktima është pushuar nga puna.
Personi tjetër është një analist kredie. Edhe kjo histori është një çështje droge.
Se si ka mundësi që një agjent i antodrogës është në makinën e ….”, u shpreh gazetari Kasapi duke iu referuar vrasjes në mes të Vlorës, kur në makinën e Birçajt në momentin e atentatit ndodhej edhe një agjent krimesh.
Sipas tij, vrasësit e Birçajt janë persona të njohur të zonës:
“Ajo që policia dyshon është që të dy personat janë të zonës, largimi i tyre është bërë në By Pass i Vlorës dhe aty ka një rrjet degëzimesh dhe ato i njohin mirë.
Vetëm dy raste ku makina nuk është gjetur. Është ky, dhe rasti i vrasjes së Harizajt në Durrës që nuk u gjet kurrë makina”.
Albanistan te qofsha fale…
Trafikanti drejtor banke
Policia me e kriminalizuar se vete krimi
Larje hesapesh. Keshtu perfundojne keta tipa.
Degjova keto dy dite studio dhe gazetare te shqetesuar e te alarmuar, “profesioniste” qe me “kompetence” jepnin mendime e variante mbi ngjarjen, shume zhurme per asgje. Ja mendimi im ne kete distance kaq te larget se ata qe jane afer duan pune dhe ngjarje. Pashe qe ne momentin qe doli makina gri, dolen dhe terroristet me arme e maska dhe qelluan direkt dhe e vrane drejtuesin. Pashe gjithashtu qe zbriti nje pasagjer nga makina e te vrarit dhe perpiqej, gjoja i shqetesuar, dukej nga menyra e levizjeve, per tu larguar e ne fund u fut ne rrugen qe dolen terroristet. Pashe terroristet qe u ra arma, u kthye e mori, shkuan ne makine dhe u futen ne rruge kryesore para makines qe qelluan dhe iken ne drejtimin e kundert por jo me ndonje shpejtesi te jashtezakoneshme. Kaq pashe une ne video dhe jap versionin qe e bien verdalle keto dite Shoqeruesi i te vrarit ne makine ka qene bashkepuntore me kriminelet dhe ai e ka ncjerre ne prite me perpikmeri kohe sa doli makina ata qelluan dhe e vrane. Merreni shoqeruesin e te vrarit se ai i di te gjitha, i hidhni hekurat dhe shtergoni vidhat deri sa te thote te verteten dhe çdo gje u zbulua , pastaj vazhdoni punen me problemin e zgjidhur. Te tjerat jane dengla per pune per gazetaret dhe partite politike qe ne Shqiperi jane bere bashkeqytetare te atyre njerzeve te armatosur si ata qe rrezonin shtylla elektrike.
Fakti
Se cfare u be e pane te gjithe… Se cfare mund te behej eshte halli
I ra kallashi, qe do te thote se per fat nuk kishim shkrepje te padeshiruara.,qe do na conte ne marrje jete edhe te ndonje femije qe lozte ne shtepine e tije.
E zeme se kalonim ne aty rastesisht” ne qe nuk rrime ne vlore?)” dhe na binte halli te pyesnim per nje rruge e iu drejtoheshim atyre me kallash per ty pyetur ku bie kjo rruge, do ishim ne listat e artan hoxhes.
Pune qendron se kush te doje e si te doje e kur te doje, merr kallashin e asnje kontroll nuk behet.
psikopatet jane edhe te zgjuar edhe hajdut edhe me poste
psikopatet jane edhe te zgjuar edhe hajdut edhe me poste
popull injorant
Polici e degjeneruar ,dihet se kush i ben vrasjet ne vlore ,dhe s preket se ka lidhje me shtetin,sa vrasje jane bere ne vlore sa jane zhdukur dhe asnje s eshte kapur ,nuk eshte pak e cuditshme ,prisni ekzekutime te tjera nga rivalet ,nga spanja tani
Vlora = Covid-1991