Nga 1 korriku, aksidentet me dëm deri 30 mijë lekë do të zgjidhen mes shoferëve

14 Maj 2021, 13:14Kronika TEMA

Pas datës 1 korrik të këtij viti, nëse bëni një aksident me dëm më pak se 30 mijë lekë, mund ta zgjidhni “konfliktin”me palën tjetër me marrëveshje për të marrë dëmshpërblim.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) njoftoi se në zbatim të ligjit të ri për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit ka hartuar dhe nxjerrë për konsultim publik “Raportin Evropian të Aksidenteve”.

Dokumenti, i nënshkruar nga drejtuesit e mjeteve që përfshihen në një aksident rrugor, do të shërbejë për dëmshpërblimin e shpejtë nga shoqëria e sigurimit në ato raste ku dëmi vlerësohet deri në 30 mijë lekë. Pas procesit të konsultimit, formulari do të miratohet nga Bordi i Autoritetit.

Sipas të dhënave zyrtare nga shoqëritë e sigurimit, rreth 30-35% e dëmeve në rastet e aksidenteve rrugore janë në vlera të vogla, zakonisht deri në 30 mijë lekë.

Ka raste që një pjesë e drejtuesve të mjeteve të përfshira në aksident, për të shmangur procedurat burokratike në rastin e dëmeve të vogla materiale në mjetet e tyre, nuk e raportojnë fare aksidentin dhe nuk bëjnë kërkesë për dëmshpërblim te shoqëria e sigurimit, por e zgjidhin midis tyre.

Përmes plotësimit dhe nënshkrimit të formularit “Raporti Evropian i Aksidenteve”, drejtuesit e mjetit të përfshirë në aksident bien dakord për zgjidhjen me mirëkuptim të ngjarjes.

Raport i nënshkruar nga të dy drejtuesit e mjeteve nënkupton që aksidenti ka ndodhur sipas rrethanave, modaliteteve dhe pasojave të pasqyruara në formular.

Në thelb, zbatimi i “Raportit Evropian të Aksidenteve” sjell reduktim të dokumentacionit, që i siguruari duhet të paraqesë pranë shoqërisë së sigurimit për të përfituar dëmshpërblimin.

Në këtë mënyrë, i siguruari do të ketë më pak kosto financiare, por edhe do të shpenzojë më pak kohë për plotësimin e dokumentave të kërkesës për dëmshpërblim.

 

4 komente në “Nga 1 korriku, aksidentet me dëm deri 30 mijë lekë do të zgjidhen mes shoferëve”

  1. Mal Cori says:

    C’a thoni? Jeni ne vete?
    Te kercase huri dhe pistoleta midis shofereve.

  2. Mihali says:

    Mungon skema e aksidentit.

  3. Jon says:

    Ca idiotlleku/ Ne SHBA, shoferat nuk bisedojne fare me njeri tjetrin, sepse e zgjidh siguracioni. Ne Shqiperi po kthehen ne vitet 90. Turp

  4. kujtimi says:

    Idiotesi, i dhate hajduteve dhe krimineleve edhe nje shkak qe te kercase koburja. Kush jane ata idiote qe hartojne dhe miratojne ligje te tilla kriminale. Po perse e paguajme ne sigurocionin, kur duhet qe ta zgjidhim vete mosmarreveshejt. Urgjentisht, kush e ka ne dore kete pune duhet ta ndryshoje. Mos fusni akoma ne sherr shqiptaret dhe mos sajoni shkaqe te ata te vriten e theren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje