VIDEO: Qiellgërvishtësja nis të lëkundet pa arsye, panik mes kalimtarëve

18 Maj 2021, 18:23Lifestyle TEMA

Një nga ndërtesat më të larta të Kinës është evakuuar pasi nisi të lëkundej papritur, në një kohë që nuk u regjistrua asnjë tërmet në zonë.

SEG Plaza, gati 300 metra e lartë, trembi banorët e Shenzhenit, me kalimtarët që nisën të vraponin të tmerruar për t’iu larguar sa më shumë godinës.

Ndërtesa 79-katëshe u mbyll krejtësisht për arsye sigurie dhe autoritetet po hetojnë për të gjetur shkakun e lëkundjes.

Sipas Lu Jianxin, një kryeinxhinier në Korporatën e Shkencave të Ndërtimit të Kinës, tha se një shpjegim mund të jetë fenomeni i rrallë që shkaktohet nga rezonanca mekanike, që ndodh kur lëkundjet normale të strukturës përkojnë me një forcë të jashtme. Në këtë rast, lëkundja bëhet e ndjeshme”.

4 komente në “VIDEO: Qiellgërvishtësja nis të lëkundet pa arsye, panik mes kalimtarëve”

  1. n says:

    mire rezonance por pse magnetiike

  2. Kujdes says:

    Po ndonje fenomen nentoksore? Lartesia nuk eshte e mire. As per njerzit. Eshte per zogjt.

  3. emilio says:

    Hahaha, teknologjia kineze.

  4. Neroni says:

    Mall kinez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje