Fundi i një shpifësi: Berisha zgjodhi korrupsionin dhe nxitjen e dhunës

19 Maj 2021, 20:44Politika TEMA

Sali Berisha jetoi aq gjatë në politikë sa të shikonte turpërimin e tij dhe fundin si një shpifës i korruptuar.

Atë që nuk bënë dot gjykatat shqiptare e bëri Departamenti i Shtetit me një deklaratë me disa rreshta. Ai kishte shansin të hynte në histori si një lider që historia e vendosi në vitet 90 në anën e duhur të saj. Rrëzimi i komunizmit dhe më pas hyrja e Shqipërisë në NATO ishin dy momentet kur Berisha mund të vendoste emrin e tij si lider në historinë e Shqipërisë.

Por ai zgjodhi rrugën e rrënimit të figurës së tij. Kishte shansin të dilte në pension si njeri i nderuar por bëri të kundërtën. Në 30 vitet e historisë së tij në politikë ai zgjodhi të ishte një shpifës ordiner duke prekur jetën e dhjetëra mijë personave. Zgjodhi të ishte i vetmi lideri që e futi Shqipërinë në krizë. Sakrifikoi kënaqësinë për t’u bërë një lider historik me kënaqësinë që merrte nga shpifjet, vjedhja dhe nxitja e dhunës.

Firmën e Sali Berishës mban masakrimi i zgjedhjeve në Shqipëri në 1996. Firmën e Sali Berishës mban shkatërrimi i Shqipërisë me firmat piramidale që i mbrojti me pushtetin e tij absolut. Ai përndoqi kundërshtarët e tij, i burgosi dhe rrahu dhe më e keqja futi në luftë civile Shqipërinë.

Viti 1997 ishte vepër e tij si nxitës i konflikteve civile. Momentet kur kjo ka ndodhur janë të shumta, por tragjedia e 1997 është më e rënda.

Ai është nxitësi i grushtit të shtetit të 1998, tensionit politik që nuk ju nda Shqipërisë me vite. Por bëmat e tij kaluan kufirin dhe Sali berisha ishte i vetmi politikan që kërkoi shkatërrimin e marrëveshjes së Rambujesë, marrëveshje e cila i dha mundësinë NATO-s të dëbonte regjimin serb dhe të çlironte Kosovën.

Pa këtë njeri që futi në konflikt komunistët me të persekutuarit, jugun me veriun, shqiptarët me minoritarët, Kosovën me Shqipërinë dhe shqiptarët me perëndimin, Shqipëria do të ishte një vend normal dhe shumë më afër Bashkimit Europian.

Ai u akuzua direkt për korrupsion domethënës dhe se pasuroi familjarët dhe aleatët e tij. A ju kujtohet Gërdeci, masakra lemerisëse që ndodhi për shkak të korrupsionit ku ishin përfshirë direkt familjarët e Berishës dhe bashkëpunëtorët e tij politikë.

Po përdorimi pushtetit për të intimiduar drejtësinë dhe për të mbrojtur pasuritë e korrupsionit të familjarëve të tij. Më pas përdori Partinë Demokratikë si mburojë për korrupsionin e familjarëve dhe aleatëve të tij. Sot kur Shtetet e Bashkuara folën qartë Berisha mund të bëjë vetëm një veprim të fundit, të tregojë dhe dorëzojë ai dhe familja e tij, paratë e korrupsionit.

SHBA ndoshta nuk do t’ia marrë dot Sali Berishës pasuritë e paligjshme për t’ia kthyer shqiptarëve, por nderin politik ia morën përjetësisht.(TCH)

8 komente në “Fundi i një shpifësi: Berisha zgjodhi korrupsionin dhe nxitjen e dhunës”

  1. ylli says:

    nuk e kuptonte qe sja fal amerika bomben qe donte ti venfoste ambasades amerikane me I. Haxhine

    1. Poshte Berisha! says:

      More fund more qelbesire. Te pafshim te varur per gjuhe dhe femijet e tu ne burg te perjetshem. Shushunja gjakpirese.
      E cfare nuk i kane beshe shqiptareve duart e tua gjakatare dhe mendja jote e lige!

    2. ("") says:

      Aq thelle e zhyti rroçken ne vaginen Berishes Amerika sa edhe Armines i pelqeu stili Amerikan!!!! Ohh dhembi shume kjo….Ohh!

  2. k says:

    Sa më i thellë korrupsioni,vjedhja dhe shpifjet,aq më i turpshëm dhe degradues demaskimi dhe rënia.
    Kërkojmë vetëm konfiskim total të gjithë pronave dhe pasurive që ka vjedhur popullit.

  3. Shkodra Loce says:

    Ngadal Beg se ka hendek- thot populli..!

  4. Opopull mjeran says:

    Me ne fund shqiptareve te pergjumur ,te dhunuar ,te friksuar, te percar , te varferuar e te pushtuar nga dor e hekurt e krimit,degjenerimit dhe korupsionit nen drejtimin e ktij perbindeshi , qe ja ariti te ndjehet jetim e te mos doj Atdheun e tij ,te mos i besoj Atij ,e te mar ruget e skllaverimit duke shtrir doren e mbijeteses mergimtare ,ajo dor qe me aq sakrifica ndertoi vepra e trashegoi thesar,per ta hedhur ne er ky satrap ,gjakatar vrases i pameshirshem ! Ky kriminel , hajdut, e minahedhes antishqiptar, qe ju qep shqiptareve 35 vjet si hije e zez ,qe te ruaj ate cka krijoi mori me ne fund pergjigjen e ktij shteti te bekuar ,mikut te madh te ktij populli mjeran e fatkeq ! Mjaft e duruat o popull ,bashkohuni me ne fund te pastroni “blozen” qe ju mori jeten ,qe ju largoi femijt e po mbahet Shqiperia me pleq te vetmuar ! Shqiperia pa kte ,Shqiperia e pastruar nga hienat e krokodilet qe ky la pas .do te jet nje Parajs …… ROFT USA miku yn i madh……..

  5. Jo fundi i nje shpifesi – por fundi i nje axhenture shume te rrezikeshme.
    Fundi i nje klani, me rrezikshmeri te pa imagjinueshme.
    Fundi i nje sekti te neveritshem
    Fundi i paramilitareve qe e masakruan kete vend dhe kete popull per 30 vite
    Sot lindi dielli
    Sot shqiperia buzeqesh e çliruar
    Sot shqipetaret do te fillojne te jetojne, si njerez, si popull i civilizuar
    Rrofte AMERIKA!!!!!!!

  6. Grida dumka says:

    Zor se gjendet Shqiptare me negativ se Sali UDB qe nga Panvarsia e deri me sot,bashke me Esat Pashen,dhe Zogollin,jane tre me negativet né historine e Shqiperise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje