Tezat idiote dhe qesharake se Berisha e ‘hëngri’ nga DASH, se deshi të shpëtojë Kosovën

20 Maj 2021, 11:14Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Kishte disa teza përshkallëzuese pas bombës së djeshme, ku për herë të parë një sekretar Shteti i SHBA, në veten e parë shpallte vendosjen në listën e zezë të njeriut më influent të politikës shqiptare për 30 vjet.

Një herë thanë se është thjesht mos dhënie vize, madje u përdorën edhe batuta se ish-kryeministri nuk shkon në SHBA po në Kanada, apo vende të tjera.

Vendosja e Berishës dhe e familjes së tij, në atë strukturë të zezë të DASH, e ka barazuar ish-presidentin e ish-kryeministrin me statusin e pushtetarëve, politikanëve, apo biznesmenëve që janë nën sanksione në SHBA dhe bllokadën e kanë totale.

Në këtë rang janë edhe disa politikanë rusë, aziatikë, afrikanë etj, të cilët jo thjesht nuk shkojnë në SHBA, por sanksionet e SHBA kanë një fuqi planetare.

Më pas nisën të lëshojnë tezat se vendimi ndaj Sali Berishës është bërë sepse ky i fundit ka luftuar kundër shkëmbimit të territoreve dhe SHBA e ka cilësuar Berishën një pengesë në “lojën e saj në Ballkan”.

Dhe kjo tezë u tha papushim jo vetëm nga Berisha dhe njerëz të medias së familjes Berisha, por edhe nga panelistë e analistë si Fatos Lubonja etj.

Një tezë që nuk ka as fundament, por që nuk e besojnë as idhtarët e teorive më të tmerrshme konspirative.

Kosova u çlirua në vitin 1999, pasi deshti ta bënte këtë SHBA.

E cila mblodhi të gjithë aleatët perëndimorë, i bindi ato, ndërkohë arriti të neutralizojë Rusinë që të kundërvihet.

Në këtë atmosferë ndodhi takimi i Rambujesë në vitin 1999, ku SHBA i kërkoi delegacionit kosovar që të firmosë marrëveshjen e Rambujesë.

Sali Berisha, atëherë kryetar i opozitës i bëri thirrje delegacionit shqiptar që të mos e firmosë marrëveshjen.

Delegacioni shqiptar, që e drejtonte Hashim Thaçi, ku bënte pjesë edhe Ibrahim Rugova, nuk e dëgjoi Berishën  e as Demaçin, por dëgjoi SHBA-në dhe e firmosi marrëveshjen.

Siç dihet SHBA ndërmori operacionin më të madh e të kushtueshëm ushtarak që nga Lufta e Dytë Botërore dhe e çliroi Kosovën.

Pas një situate administrimi ndërkombëtar, SHBA deklaroi se nuk do ta zgjaste më tërkuzën e Kosovës.

George Bush, jo më kot erdhi në Tiranë në vitin 2007, pikërisht më 10 qershor dhe deklaroi se “tani mjaft më, Kosovën do e shpallim të pavarur”.

Pas 8 muajve, Kosova u shpall e pavarur, sipas kufijve që Krahina Autonome Socialiste e Kosovës, kishte pasur nën juridiksionin e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë.

Prej dy vjetësh, SHBA ka ndërmarrë një tjetër proces të vështirë për aleatin e saj të ngushtë dhe shtetin që e lindi vetë në Ballkan: Kosovën.

Njohjen e saj nga Serbia dhe anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Për të hyrë Kosova në OKB, duhet që të ketë konsensus në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku Rusia dhe Kina kanë të drejtën e vetos.

Ky është një process mjaft delikat, i ndërlikuar, që ka mjaft vështirësi e të papritura, megjithatë SHBA është në rrugë për ta mbyllur.

Si administrate e Donald Trump, ashtu edhe ajo e presidentit të sotëm Joe Biden, kanë të njëjtin qëndrim për këtë.

Kjo situatë, pra negociatat apo procesi për të mbyllur njohjen e Kosovës nga Serbia, e rrjedhimisht anëtarësimin në OKB të saj, ka sjellë një protagonizëm të brendshëm dhe pronincionalizëm amatoresk nga liderë politik të Kosovës, si Ramush Haradinaj në fillim e Albin Kurti më pas, që u bënë madje edhe pengesë të një procesi që nisi SHBA.

Haradinaj, i cili e vonoi procesin me taksën e tij 100 pwrqind, sot është një politikan periferik, kurse Kurti fitoi zgjedhjet në shumicë plebishitare, e tani ka shansin të udhëheqë procesin.

Logjika se Sali Berisha ka qenë ndikues në këtë proces është totalisht një tezë pa thelb.

Sali Berisha nuk ka as mekanizmat e as autoritetin të ndikojë në asnjë proces.

Dhe si për ta përforcuar këtë, DASH i vuri vulën se ai nuk është një aktor, por “një lider i korruptuar që minon demokracinë në Shqipëri”…

9 komente në “Tezat idiote dhe qesharake se Berisha e ‘hëngri’ nga DASH, se deshi të shpëtojë Kosovën”

  1. dori says:

    Tregojne se ne momentet kur e denuan Sadam Huseinin ai ka thene : Si kuptoj cfare dreqin duan keta amerikanet. U kam sherbyer gjithcka kane dashur. Tani u duhet kojka ime”.

    1. Yt says:

      Te shpetoje Kosoven …dhe te shese Shqiperine….hahaha…ai bastard duhet varur..

  2. dori says:

    Tregojne se ne momentet kur e denuan Sadam Huseinin ai ka thene : Si kuptoj cfare dreqin duan keta amerikanet. U kam sherbyer gjithcka kane dashur. Tani u duhet koka ime”.

    1. Vari Janullen! says:

      Eshte fara tribale dhe hajvane e dumbabisteve, qe duan ti japin rendesi jashteqitjes se Vicidolit qe nuk mori ne shtepi nje kosovar te vetem gjate luftes, por “ka fuqine globale” te ndikoje ne ndryshimet e kufijve ballkanike.
      Po ne Shqiperine e 1997, cfare deshi te shmange moterqirit i Vicidolit me Piramidat dhe hapjen e depove?!

  3. ?????? says:

    Hahah ka njerz budalla sa te dushe jane mbushur plot si puna e alfred cakos injirantit te qelbur….sali berisha i jepte nafte sllabodanit qe te vriste Shqiptaret .furnizote makinerine e sllabodan mutit. Ky eshte sali krimineli edhe kundra kosoves..fuck you berisha kaka ne burg shume shpejt

  4. Duli says:

    Nje foto me dy surrate te ndyra qe do u kushtoj shume shqiptareve.

  5. fantazia analitike says:

    Shkrim shume informativ dhe kuptimplot.
    Vetem per nje detaj, mendoj se ke pjeserisht te drejte. Aty nga fundi thua qe Sali Berish nuk ka as mekanizmat dhe as autoritet per te ndikuar ne asnje proces. Me lejo te jap mendimin tim se si ai sabotoi marreveshjen e diskutueshme te Thacit me Vuciqin.
    Ishte koha kur Donald Tramp ishte marre vesh me Putinin per te perfunduar marreveshjen midis Kosoves dhe Serbise. Ne publik Thaci kerkonte Presheven dhe Bujanovcin dhe Vuciqi Veriun e Mitrovices. Pasurite e veriu te Mitrovices do jepeshin me koncesion…
    Punet ishin ne vije dhe duke perfunduar kete marreveshje, ne na hapej prespektiva e bashkimit Kombetar. Serbise i hapej prespektiva per te zgjidhur problemin e “Serpsa Republika” te Bosnjes nepermjet bisedimeve, nen shembullin e Kosoves…
    Dy element e sabotuan kete marreveshje;
    1-Merkel me te drejte nuk e donte marreveshjen sepse ajo hapte “Kutine e Pnadores” ne Evrope…
    2-Vuciqi, nepermjet hulumtimeve ne popullin serb shikonte se “Shkembimi i territoreve” nuk mbeshtetej nga populli serb ne mbi 90 perqint te tij. Kjo marreveshje e mundeshme me siguri do rrezohej ne referendumin popullor dhe Vuciqi si person do shpallej “armik i Serbise”…Ne kete kontekst ai ndryshoi taktike. Ai nuk doli hapur kunder bisedimeve, por beri planin qe pala shqiptare te ishte shkaktare per prishjen e tyre. Ai priti momentin. Momenti erdhi kur Merkel u shpreh hapur se ishte kunder shkembimit te territoreve. Me shpejtesi ai aktivizoi spiunet e tij ne Shqiperi dhe Kosove per te realizuar planin e tij. Ideja e takses 100 perqint do ishte per te arsye e mjaftueshme per te dale nga bisedimet. Keshtu beri. Ai urdheroi Sali Berishen qe te therrase Haredinin dhe ti mbushe mendjen qe te vere taksen 100 perqint.
    Nga ana tjeter Merkel ne bisede me Haradinin e udhezoi ate qe “shkembimi i territoreve” nuk eshte e mire per shqiptaret. Ajo shtoi se Thaci nuk po e pyeste, prandaj ai si Kryeminister ta frenonte Thacin ne kete rruge…
    Historia dihet. Haredini si gomar qe eshte takoi Salen per te marre mendimin e tij. Sala si dhelper serbe e mesoi gomarin Kosovar se Hashimi po “coptonte” Kosoven. Prandaj e “udhezoi” Haredinin se taksa 100 perqint do e zgjidhi kete pune… Keshtu u be…Saliu shpalli Haradini “Herion tone kombetar” qe ndaloi “coptimin e Kosoves” dhe Thacin spiun te serbeve. Pra spiuni akuzonte te tjeret per spiun…
    Kjo pune u dhje aq shume sa edhe Merkeli u marros nga kjo zgjidhje. Ajo udhezonte Haradinin te hiqte taksen …por demi u be. Bisedimet u sabotuan dhe pergjegjesine e mbajtem ne.
    Kjo histori eshte e njgjashme me ate te Rambujese por me kah te kundert. Ne Rrambuje Hashimi degjoi Ameriken dhe ne fituam. Haradini degjoi Salen(serbin) dhe ne humben. Problemi po ecen sipas strategjise serbe qe bisedimet mos te mbarojne kurre deri sa te vije koha e serbit perseri…
    Kete qe thashe i thashe per te plotesuar nje “gabim” te vogel te artikuellshkruesit se Sala nuk ka as mekanizmat dhe as mundesine per te ndikuar. Ai nuk i ka keto mekanizma per te demtuar Ameriken, po ai eshte shume i rrezikeshem dhe plot potencial per te demtuar Shqiperine.
    Fatkeqesisht shikojme se “lufta kunder Amerikes” eshte bere shume problematike si ketej dhe matane kufirit. Ky eshte sherbimi me i mire qe i behet Serbit….

  6. SHQIPTAR says:

    Po si deshi ta shpetoje Kosoven? Duke e furnizuar makinerine vrastare te Millosheviçit me derivate nafte, perkunder embargos nderkombetare kunder Serbise(!)
    Shoqerimi i keti shkrimi behet me fotografine me interesante ted y aleateve te Serbise e Rusise…
    Turp per ta e familjet e tyre ç’hije te zeze i kane qitur Shqiperise dhe popullit shqiptar, duke mos bere asgje per bashkimin e tokave te pushtuara shqiptare, duke shkaterruar gjithçka shqiptare, tuj u nise nga Ushtria, armatimi… etj.

    SHQIPTAR

  7. PD -VV says:

    Këta anë foto janë të njejtë dhe e bëjnë çdo gjë të keqe kundër shqiptarëve posaçërisht të Kosovës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje