Vllaznia fitoi 1-0 në Tiranë ndaj Partizanit, duke u kthyer në krye të klasifikimit të Kategorisë Superiore, me pikë të barabarta me Teutën.
Në minutën e 73-të ndodhi episodi që vendosi gjithçka. Një prekje e dyshimtë me dorë në zonë, pretendime të forta të shkodranëve dhe shqyrtim prej rreth 2 minutash nga ana e gjyqtarit. Në fund u akordua penallti. Marku e mori përsipër dhe goditi fort, duke shënuar.
Ndërkohë, ndeshja tjetër mes Laçit dhe Teutës ishte më e ekuilibruar, e ndikuar edhe nga karakteristikat e skuadrave në fushë. Kishte shumë kujdes nga Teuta, që u përpoq të ndëshkonte me goditje standarde. Laçi nga ana tjetër tentoi të përfitojë me shpejtësinë e lojtarëve të sulmit dhe klasin e Mazrekajt, por nuk kishte gol në asnjërën anë.
Me këto rezultate, titulli mbetet ende shumë i hapur. Teuta renditet e para, me pikë të barabarta me Vllazninë (63). I vetmi avantazh i Teutës është 1 gol më shumë në diferencën e rrjetave të shënuara dhe të pësuara. Pas tyre vjen Partizani me 62 pikë dhe Laçi 61 pikë.
Ndërkohë, Teuta barazoi 0-0 në transfertë ndaj Laçit.
” Duka i krimit” vazhdon ta shkaterroje garen ne fitbollin shqiptar.
Duka eshte shembelltyra e krimit ekonomik ne sport, edhe ai duhet ti nenshtrihet ndonje fare vetingu.Eshte nje shushunje, qe konflikti i interesit gjigant i tij ,nuk e le futbollin te shkoje perpara.Parlamenti duhet te bejne nje ligj ne te mire per sportet,ku te fuse nje demokratizim te vertet ne zgjedhjet e krereve te sportit ne te dashur ne vend,dhe ti ndaloje zgjedhhet farse,e te veje te mundur ndalimin e marrjen pjese te personazheve si Duka.Duka,po te kishin qellime amerikanet per Shqiperine, edhe ne sport ,nuk ka dyshim qe edhe Duka sot do ishte ne lisren e zeze te “non grata”.
Se ku hyn Duka ketu une nuk e shoh, Partizani duhej te ffitonte dhe mbyllej cdo gje por kur nuk mund dot Vllaznine brenda ne Tirane shikon probleme diku tjeter jo tek vetja, te njejten gje pak a shume tha dhe Duro, qante piket e lena me Skenderbeun dhe nuk komentonte sepse sapo kishte barazuar me Teuten nga e cila fitorja e conte ne krye. Kaq i kane mundesite dhe asgje me shume, jo Duka, apo Jorgji e piket e lena me Korçen…..!!!!
1000 here e ke drejte I nderuar.
Kane lene gjithe ato pike rruges me skuadra qe jane me poshte sesa Partizani.
Mund edhe mos te jepesh penaltia, por nuk dha gje Partizani qe te meritonte kreun.Pastaj nga 4 here qe ka luajtur me Vllaznine, dihen rezultatet.
Nuk luhet futbolli me tangerllik.Me koken poshte edhe si skuader. Vllaznia ishte skuader , Partizani individe. Dihet, skuadra fiton.
Duhet te imponohesh Partizani. Da Silva kishte shume liri edhe fantazi njekohesisht. Nuk luhet me pesha te lehta si Bardhi e Malaj qe u duket vetja sikur cfare jane.
Duhet me personalitet te jesh ne krye edhe perulesi
Duka ka vite qe e ka vendin ne burg dhe kamikazi Jorgji ka vite qe lufton kundra Partizanit Te dy keta katunare duhen zhdukur nga futbolli