Klosi pas takimit me homologun grek: Greqia do të jetë e hapur për turistët shqiptarë këtë sezon

21 Maj 2021, 14:13Sociale TEMA

Ministri i Turizmit Blendi Klosi, thotë se Greqia do të jetë e hapur për turistët shqiptarë këtë sezon. Këtë deklaratë Klosi e bëri pas zhvillimit të një takimi me homologun e tij grek, Haris Theocharis.

Klosi shkruan se Theocharis garantoi lëvizjen e lirë në kufi për shqiptarët, në zbatim të protokolleve shëndetësore kundër koronavirusit.

“Homologu grek, Ministri i Turizmit, Haris Theocharis garantoi lëvizjen e lirë në kufi, në zbatim të protokolleve shëndetësore anticovid. Kjo, për t’i dhënë frymë dhe mundësi rimëkëmbje turizmit.”- shkruan Klosi në një postim në “Twitter”.

Megjithatë në këtë postim, Klosi nuk ka sqaruar se në cilën datë do të nisë lëvizja e lirë drejt Greqisë.

3 komente në “Klosi pas takimit me homologun grek: Greqia do të jetë e hapur për turistët shqiptarë këtë sezon”

  1. A says:

    Po ku eshte suksesi ketu? Cfare fitojme ne nga kjo?

  2. Labi says:

    Idioti Klosi normalisht duhet te bej te kunderten,ky i thote Grekut te lutem me ndihmi ti fus derrin Shqiptareve.

  3. Patriot says:

    Ky eshte koqe, kerkon qe shqipetaret ne vend ta shpezojne lekun nga e nxorren te ndihmoje ekonomine e grekut .Hajte nenat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje