Nga Ilir Yzeiri
SHBA-të nuk kryen vetëm një veprim politik në mbrojtje të parimeve të tyre, më shumë se kaq, ata, duke shpallur « non grata » Sali Berishën dhe familjen e tij na bënë edhe një nder tjetër : tani ne duhet të nisim një debat të gjerë për të krijuar më në fund një kuptim tjetër për raportin e njeriut me historinë, për të ndriçuar mendjen dhe për t’u çliruar nga mentaliteti prej skllavi që e shpall çdo sindimtar « lider », çdo udhëheqës « hero », çdo administrator të të mirave tona materiale « legjendë ».
Sali Berisha, duke qëndruar me dhëmbë e me thonj në krye të Partisë Demokratike, pasi përjashtoi dhe eleminoi kundërshtarët e tij, duke manipuluar ndenjat dhe emocionet e turmave të skllavëruara nga afshi i luftës me armiq imagjinarë komunistë e sigurimsa, vodhi hapësirën publike dhe u vendos aty duke kërkuar që ai të njihej si « lideri », si « heroi », si « mesia » i së djathtës shqiptare. Ky ishte dëmi më i madh që ai i bëri së djathtës shqiptare dhe krimi më i madh antropologjik që ka kryer një njeri në kushtet e demokracisë.
Historia e Berishës në lëvizjen politike shqiptare është historia tipike e njeriut që vjedh çelësat e një godine dhe instalohet aty, pastaj falë talentit prej kapobandeje arrin të krijojë rreth vetes një frymë të tërë duke e ushqyer gjithnjë e më shumë atë me zjarrin e urrejtjes. Nuk ka pasur në historinë e politikës shqiptare asnjë udhëheqës tjetër si ai që aksionin politik ta ketë ngritur vetëm mbi urrejtjen dhe shpifjen. Po le t’i marrim gjërat me radhë.
Në konferencën e vet për shtyp ai e përmendi si nëpër dhëmbë që është edhe lideri historik i së djathtës. Të njëjtën gjë përsëritin edhe vitrinat e idiotëve që e mbështesin atë nëpër studio televizive. Në fakt, e vërteta është krejt ndryshe. Sali Berisha është pjesë e elitës së borgjezisë komuniste që deri në dhjetor të vitit 1990 pinte kafen të i famshmi « 15-katëshi ». Shkrimin e parë me një frymë joestablishment e ka bëri Ylli Popa në gazetën « Zëri i Popullit » në dy numra në 28 dhe 29 prill 1990 dhe jo Berisha. Ai artikull i gjatë titullohej « Në kërkim të kohës së humbur ». Sali Berisha përmend tri shkrime që ka botuar në vitin 1990 një në « Drita », një në « Bashkimi » dhe një në « Zëri i popullit ». Ndërsa në takimin me Ramiz Alinë në 12 gusht 1990, ai dhe asnjë tjetër nuk patën guximin të kërkonin pluralizmin politik. Pra, jemi në vitin 1990 dhe nuk kishte mbetur njeri me mend në kokë dhe intelektual që nuk e kuptonte se komunizmit shqiptar i kishte ardhur fundi. Në nënvetëdijen e arrivistëve kishte filluar të lëvrinte ideja se tani kishte ardhur koha që të projektoheshin për politikën e re. Dhe këtë dhuratë këtyre arrivistëve ua bëri Lëvizja e Madhe e Studentëve të Dhjetorit.
Të gjithë ata intelektualë që u mblodhën në shtëpinë e Gramoz Pashkos për të krijuar Partinë Demokratike, duhet ta ndiejnë veten të privilegjuar se studentët dhe pjesa më e madhe e popullit shqiptar u dha në dorë çelësat e Shqipërisë dhe u ngarkoi misionin më të shenjtë që të ndërtonin pluralizmin. Mirëpo, Sali Berisha kishte talentin e keq, të mbrapshtë dhe kriminal që e kapi këtë çast dhe e ktheu të gjithin përmbys. Ai ndërtoi një formacion politik me stilin stalinist dhe, për hir të së vërtetës, duhet pranuar se mashtroi, manipuloi dhe vodhi entuziazmin e ligjshëm të shqiptarëve për të kundërshtuar e për të mohuar kumunizmin. Ai përzuri nga Partia Demokratike të gjithë ajkën e ish-të burgosurëve politikë duke e eleminuar të djathtën historike. E ndërtoi PD-në mbi parimin e besnikërisë dhe shpërblimit. Numri dy i asaj partie dhe papagalli i tij u bë figura më qesharake politike e quajtur Tritan Shehu, njeriu që ishte fiksuar në tribunë me Enver Hoxhën, pinjoll i një familjeje komuniste dhe aktivist famëkeq i lëvizjes kundër fesë e zakoneve prapanike në vitin 1968. Ai eleminoi edhe Azem Hajdarin, studentin që u vu në krye të Lëvizjes së Dhjetorit.
Partia Demokratike u modelua si një formacion politik brenda të cilit mund të bëje karrirë vetëm nëse shpallje besnikëri ndaj Berishës. Duke marrë monopolin e forcës opozitare në vend dhe duke u paraqitur si e kundërta e PS-së, Berisha ia doli që të mbante rreth vetes një formacion politik që nuk mund të vinte kurrë në pushtet, pas shkallmimit që i bëri rebelimi i armatosur i vitit 1997 që erdhi pas masakrës elektorale të vitit 1996, por që do ta justifikonte këtë dobësi me të keqen që kishte kundërshtari. Në gjithë karrierën e tij ky njeri nuk ka ndërtuar asnjë gjë sa i takon Shqipërisë ligjërimore. Teksti për Shqipërinë që ka shkruar dhe që u paraqet Sali Berisha shqiptarëve dhe të huajve është ai libër që e tregon këtë vend si më të ndyrin në planet, si vendin e mbushur me banda, me kriminelë dhe të zaptuar edhe nga Sorosi tani në fund. Ndërsa ai vetë dhe ata që e ndjekin janë jo vetëm luftëtarët e së keqes, por edhe heronjtë e luftërave imagjinare me armiq që nuk i sheh e nuk prek askush.
Të gjitha akuzat që i ka bërë SHBA-ja përmes zotit Blynken, ia kanë bërë më parë mediat dhe opinioni publik. Dosje të tëra gjenden në prokurori, por Berisha gjithnjë mbrohet me sigurinë që kanë kriminelët e luftës. E mbani mend Millosheviçin në Hagë, kur e pyesnin për genocidin ndaj shqiptarëve ? Ai thoshte se atë e ka bërë UÇK-ja. Edhe Berishën kur e pyesin për përfshirjen e djalit të tij në tragjedinë e Gërdecit, thotë që është i pafajshëm dhe është shpifje. Ndërkaq harron se kur prokurori Zamir Shtylla bëri gati dosjen dhe do ta çonte në gjykatë, ai e shantazhoi me ligjin e lustracionit. Kështu veproi edhe me të gjitha dosjet e tjera korruptive.
Ne mentalitetin e këtyre njerëzve që vjedhin memorein historike të popullit të tyre dhe u shiten atyre jo për atë që kanë bërë, por për atë që ata mendojnë se kanë krijuar duke ndërtuar në çdo ditë të karrierës së tyre platforma monumentesh për vepra të paqena dhe për heroizma të pandodhura, këta njerëz dhe Sali Berisha, sidomos, përpiqen që të luajnë me ndjeshëmritë historikë të liderit, të heroit, të udhëheqësit apo tribunit popullor, sepse shqiptarët, në pjesën më të madhe, vuajnë nga sindroma e të nështruarit dhe kanë dëshirë të identifikohen apo të struken në hijen e një të forti.
Ndërsa në tipologjinë politike perëndimore, heronjtë, apo ëngjëjt dhe martirët shenjojnë një kategori tjetër njerëzish dhe jo administratorët normalë të periudhave të caktuara historike. Në narrativën perëndimore, sot, këngëtarët e mëdhënj, artistët e shkrimtarët, sportistët dhe ata që kryejnë një akt heroik në mbrojtje të komunitetit shenjohen si modele të jetës që duhen ndjekur, jo si heronj. Koha e liderëve dhe heronjve ka perënduar.
Vetëm në Shqipëri mund të dëgjosh nga vitrina e idiotëve të zemëruar se Sali Berisha ishte lideri historik i së djathtës. SHBA-të na treguan se Sali Berisha jo vetëm që nuk ishte lider, po ai ishte njeriu që në tridhjetë vjet minoi demokracinë shqiptare, abuzoi me fondet publike duke pasuruar në mënyrë të paligjshme familjen e tij dhe aleatët, shantazhoi me retorikën e tij sistemin e drejtësisë dhe mori peng të djathtën shqiptare. Ai duhet të lëshojë hapësirën publike të kujtesës që ka pushtuar qysh nga dita kur u ngrit nga « 15-katëshi » për të shkruar në Qytetin « Studenti ».
Shkrimi më i saktë për individin dhe periudhën.
Të lumtë pena Ilir Yzeiri!
Te thuash nje shkrim perfekt eshte pak,bravoo
Fantastic
Esht harru pa u permend se dikur u “dekoru” burr shteti,
..amerika e vuni,amerika ja vuni …
Respecte profesor por te lutem mos thoni me e djathta shqiptare. E djathta eshte proces civilizimi me vite dhe ide formohet. E djathta eshte rvlere shpirterore ne rradhe te pare.3 jane parimet… 1 ligji eshte njesoj per te gjithe… 2 Cdo njeri qe punon duhet te paguaj tax.. 3 respect per brezat dhe historine.
Ku ka shqiptar t djatht !
T jesh i djatht duhet t jesh pronar,..shqiptart jan uzurpator pronash.
2. Duhet t jesh sipermarres,zhvillues, t prodhosh diçka per progresin,p.sh. t prodhosh kompjutera,energji,hekur,makina,grur,….ne cilsi dhe kushte qe t kesh pesh n treg botnor.
Shqiptart?
“Prodhimi” me i mir i tyre jan kurvat,droga,vrasjet…hajnit,korrupsjoni…
…dhe natyrishr çdo lloj trafikimi ilegal qe ata perpiqen ta quajn tregti…siç quajn refugjatet ilegal emigrant,siç quajn kriminelat biznesmen,..kurvat prostituta,bandat e organizuara kriminale -parti politike…vjedhjet zgjedhje !!
3 i djathti esht i kamur dhe shpirtgjer.
Ku ka shqiptar zemermir!? Edhe Mother Tereza qe rridhte prej shqiptarsh,s dinte me fol shqip!
4. I djathti esht lider progresi ,dinamike ekonomike socjale arti kulture sporti…
N shqipni dinamika e s “djathtes” esht sherr e shamata,kryengritje me arm,djegje ,vjedhje,grabitje,vrasje,shpifje dhe t gjitha kto mbi nji re tymi luftnash si nji pordhnim total…
I djatht osht amerikoni qe ço rraketen n Mars dhe shko n pun me biçiklet paçka se ka biljona n bank.
Osht gjermoni,qe bo mercedes a BMW dhe s ja din kush emrin e ftyren sepse n komunitet sillet si “njëri prej gjith te tjerve”,i djatht osht japonezi qi puno “java 7 e ai 8″, dhe nuk harxho kohen tu pjerdh jahteve n diell si bullicat shwiptar plot dhjamm dhe djers,por ,nese nuk i ecen puna siç duhet,nga sedra qe ka vret edhe veten per ndeshkim ndaj deshtimit,megjithse konton n bank e ka sa t sigurohet n shtat breza,dhe jetesen n metropol s ja shqetso kush.
..i djatht esht ai qe njef muzik klasike,letersi shumshekullore ,qe ben sport si sportist dhe vallzon si artist,esht ai qe di t jet njeri n rradh t par e jo si Sal Katunari qe nuk rro dot pa konflikte me kedo,per çdogje,gjithandej,gjithkund,pergjithmon..
…pyetja esht ” a han djath kta t djathtet tan”?
Apo do han sapunin per djath?
Kjo esht çeshtja.
Afera Berisha do ta tregoj.
..Kujdes sapunin Sale…
Nuk guxoje të diskutoje në asnjë rreth njerëzish nëse në Shqipëri u krijua një shtet demokratik apo jo, sepse ta mbytnin fjalën që në grykë.
Shoqëri naive e cila nuk pranon REALIZMIN, as që bëhet fjalë për KRITICIZMIN.
Po tani që na e thotë vetë Amerika se në Shqipëri nuk ka pasur demokraci, por DEMAGOGJI për të, pasi ata që duhej ta instalonin e kanë minuar?!
E KANË MINUAR DEMOKRACINË QYSH NË LINDJE!
KA MUNGUAR DEMOKRACIA NË SHQIPËRI.
Hajt ta përcaktojmë se çfarë rendi shoqëror kemi pasur e kemi këto 31 vjet!
Mos harro te flasesh edhe per ate mitin tjeter te rreme qe ‘Fatos Nanoja intelektual e ekonomist ‘.
Ne 30 vjete nuk ka shkruajtur asnje artikull ekonomik ne ndonje gazete.
Vetem bizosxhi e hajdut.
Por JO qe ka pasur urreitje per kundeshtaret politike… dhe me rendesishem s’eshte vrases= kriminel si haleja e vicidolit.
Bravo, Ilir; tani duhet te flisni, jo se nuk i dine njerezit por ata idiotat qe sillen si bushtra neper ekrane per nate duhet tu thyhet hunda nje here e mire per te mos ngritur koken qe hapsira shqiptare te pastrohet nga lengatat qe i krijuan. Degjova mbreme Kullurin tek Dudushi dhe kisha me pare pak respekt per te, por kur mbron kriminelin eshte dhe vete kriminel,; degjova ate Harxhin, shoqja e ngushte ARGITES QE SALIU DO TA MBAJE ME DHEMBE EMRIN E ASAJ PARTIE dhe sikur e kish nxjerer Saliu nga hundet. Ata jane te gjithe njesoj nga i pari tek i fundit, prandaj drejtesia duhet te marre fjalen dhe ta ngrere dolline e pare per DEMOKRACINE DHE LIRINE qe na ka mohuar Saliu me banden; Ata kujtojne se jane te lire te vazhdojne ne emer te asaj “demokracie” qe ndertoi Saliu, por “harro mushke Valarene, se Ali Pashen e prene!” Presi pergjigje nga drejtesia!
Euu na qudite sa mendje ndritur qenke si puna jote jan edhe nja 50 te tjer qe rroni gjith kto vite duke share e perfolur z berisha perfundimin e dim i rruni topet edin pse se minimumi 3 milojon shqiptar ne balkan mendojn fiks te kundern s sektit tuaj te qelbet komunist
O Xhelal, ik nderro emrin nje here se kane tallur trapin prinderit me ty duke te vene nje emer te mykur. Dhe ata 3 milion « shqiptaret » jane Xhelaler dhe Mahmuter si ty, me inteligjence neandertali.
Ska asgje te gabuar ne artikull or çeçen idiot – miti i berishes mbahet mbi supe nga injorante si puna jote
Hik mor kinez veriu
Kanceri i Shqiperise.
Ky kriminel komunist,beri ate qe njerzit te mos kene besim te demokracia,vrau shpresat dhe beri qe shume njerez te mendojne se ishim me mire atehere qe ishim me keq.
Ekzakte. Historia e Sali Berishes eshte historia e nje njeriu qe pasi vjedh celsat e godines, instalohet atje fale talentit te tij te lindur si kapobande duke mbledhur rreth vetes si mbrojtes disa kriminele si Izet Haxhia, Sali Lusha etj. krijoi nje fryme frike ne gjithe te moderurit e tjere te PD si Meksi me shoke deri aty sa ata qe perfaqsonin Saliun kercenonin deri edhe fizikisht ata qe mendonin ndryshe brenda partise duke filluar nga Meksi qe ishte kryminister e poshte. Nuk eshte aspak metafor kur themi qe Saliu vepronte dhe mendonte si kopobande dhe fale aftesise se tij krijoi dhe imazhin e nje Legjendari, prijsi i shqiptareve ne te gjita teritoret heroi etj. Pa e zgjatur shume dua te permend nje poezi te bukur te Sokol Balles para dy ditesh ; Betejen e pate me historine, por e humbe ate. Tani je pese e te shkuares, por aman, pjesa me e shemtuar e saj. E lodhe vertet Shqiperine, e gjakose, e drobite por ne fund edhe ajo te mundi. Tani te lutem ktheji pak parate. kjo eshte poezia e Sokol Balles Me bukur dhe me sakte nuk mund te behet. Tani edhe dicka tjeter. Disa brenda PD-se e cilesojne si prijsi i revulicionit demokratik ne 92 meriten e NATO liberazimin e vizave etj. Ne qe e kemi jetuar periudhen e viteve 90 dhe qe kemi dy mend ne koke mendojme se edhe Gezim Kulufi te vihej ne krye te PD-se ne vitin 1992 (Ata qe kane jetuar ne keto vite ne Tirane e njohin Gezim Kulufin qe ishte fatkeqi njeri me aftesi te kufizuara mendore qe endej rrugeve) do fitonte ne gjithe Shqiperine dhe me vone Shqiperia do futej ne NATO dhe vizat do liberalizoheshin etj Ne nje emision dje ne mbremje pak a shume kete e tha ne ide Fatos Klosi se gjithe te tjeret ja njohin si merite. Merita e vetme e tij eshte qe i beri me te zezen e mundeshme shqiptareve dhe shqiperise. Tani kam nje lutje ; kushdo qe e nje Sokol Ballen tja dergoj kete mesazh, ju lutem.
Je gjigand Ilir YZEIRI ! Shkrim qe i vlen shoqerise. Kontribut me vlera !
Kur të ikë nga politika Berisha, do të shpëtoj Shqipëria siç shpëtoj Tropoja pasi e shpalli non grata .
Yzeiri ham ham 20 vjet nje drejtim:Pro Rames e kunder Berishes<Per Yzeirin Rama s'vjedh …lol… fasre e ndyre kjo lloj gazetarie partizaneske..
Po pse ore Ilir?!
Vetë emërtimi MIT është nje sajesë e bukur!
Pra është thjeshtë një RRENË
E kame cilesuar te pakten me 10 here qe keta qe drejtuan shtetin per 30 ,dhe qe gjithmone sabotuan futjen e SHqiperise si kandidate ne unionin europian ,kane kryer nje tradheti kombetare per ate vende. STRUMBULLARI I TE GJITHA TE KEQIJAVE TE ATIJE VENDI,ISHIN SI REZULTATE I VEPRIMTARISE ARMIQESORE TE KETYRE DREJTUSEVE QE LOBONIN ME PARATE E PAGUARA ME TAKSAPAGUESIT SHQIPTAR KUNDER KANDIDIMIT TE VENDIT PER NE BE.
E DYTA PERCARJA E POPULLIT ME DALLIMET E NDRYSHEME NEPERMJETE IDEVE POLITIKE DEMOKRATE ,DHE SOCIALISTE ,APO KOMUNISTET PER TE PERMENDUR NGJARJEN E VITIT 97, DHE NE VERIOR ,DHE JUGOR ,GATI SA NUKE SHPERTHEU NJE LUFTE CIVILE NE ATE VENDE.
DHE E TRETA SHITJA E DETIT KURE MINISTERI I JASHTEM ISHTE LULZIMI.
??
Bravo!
Filluan kelyshet komunistë te nxjerrin koken.
Filluan te marrin zemër.
Mendojne se iu erdhi dita per revansh.
Jo mor mjeranë jo.
Ju rren mendja.
PROF DR SALI BERISHA eshte histori.
PROF DR SALI BERISHA eshte unik ne llojin e tij.
PROF DR SALI BERISHA nuk mund te bjerë kaq lehtë.
Shpallja “non grada” e PROF DR SALI BERISHA nga USA nuk eshte vendim i depsrtamentit te shtetit amerikan.
Eshte nje punë e madhe e bere nga ish sugurimsat e shtetit shqiptarë me lobimin e soros dhe natyrisht mafjes shtetërore qe drejton vendin.
Komunistet e vjetër dhe kelyshet e tyre te rinj po ferkojne duart se ia “arriten “ qellimit por e kanë te kote sepse nuk mund ta dobesojne figuren e doktorit edhe sikur te kenë mundesi te jetojne 300 vjet.
PROF DR SALI BERISHA ESHTE NJERIU ME I MADH I HISTORISE SE KOMBIT SHQIPËTAR NE 700 VITET E FUNDIT QE NGA KOHA E SKENDERBEUT.
Ju te mjerë do te plasni nga meraku
@Petrit
Mos haro se Sali Berisha deri ne mosgen 50 vjec, ishte komunist konservator qe fuste te rinjte ne burg se mbanin floke te gjate… Vertet Saliu eshte historia e turpit shqiptar! Ne popullit te zakonshem nuk na plas bytha per askend. Ti duhet te besh kujdes se mos pesosh goditje ne zemer qe na e shpall sali berishen njeriun me te madh ne keto 700 vjete. Ai vertet ishte me I zgjuar se Skenderbeu, sepse I perket sojit te Hamza Kastriotit. Tradhetar i kombit qe do je nje turp tjeter I histories sone. Ne gop te semes ai dhe gjithe spinunet e serbit!
Sali Berisha eshte nje njeri i dosjeve te erreta te komunizmit qe nga verdallosjet ne spitalin e hysniut ne paris e deri tek perzgjedhja nga ramiz alia. Nje monster qe ska lene gje pa bere dhe mjeshter i bindjes e shfrytezimit te hajvaneve si puna jote qe duan nje “enver” mbi krye tere kohen pasi aq e kane horizontin e trurit.
Nje epileptik qe s’duhet te kete as patente e jo me te drejtonte nje komb.
P.S. Dhe i ke gabim krahasimet se me siguri qe Skenderbeu e njihte baxhanakun e tij… loqe!
Lexoje ate qe ke shkrujt se ndoshta e kupton sa idiot je!
Mesiguri vleren e IQ e ke sa numri kembes.
Analize perfekte. Pergezime Ilir
Faleminderit Yzeiri, qe ka akoma gazetare lartpames dhe i thone gjerat ashtu sic jane, jo me genjeshtrat e militanteve. Demi qe Berisha i ka bere demokracise eshte shume i madh. Por ai nuk eshte i vetem ne kete grup.c
Bravo Ilir Yzeiri per analizen qe ke bere. Por ne panelet televizive nuk marrin njerez si ju por marrin plehrat e gazetarise per te folur qe tu mbushin mendjen popullit me brockullat e tyre per te pastruar figuren e Sali Berishes qe s’ka oqean qe ta laje per bemat e tij.
Mos harro se keta Yzeirat , Bazet, Nanot e shume te tjere qe sot na dalin ma katilikë se papa kanë qenë shume afer Doktorit per shume vite.
Por kur Zoti Berisha nuk pranoj te behej palë me ta te cilët kerkonin benifite (favore) keta iu kthyen kunder.
Sigurisht qe keta ishin aty per vete e tyre e jo per te ndihmuar apo “keshilluar” doktorin per te miren e vendit dhe popullit.
E thashe “keshilluar” sepse shumica e ketyre qe sot i kane dalë kunder pretendojne se kane qenë keshilltare te Doktorit.
Moralisht keta “keshilltarë” jane bashke fajtore nqs PROF DR SALI BERISHA ka abuzuar me pushtetin apo ka kryer krime.
Por e verteta asht se ne shqiperi morali ekziston vetem per disa.
Te tjerë as qe e njohin.
Nqs se keta ish- sigurimsa apo kelyshet e tyre qe sot jane ne pushtet e akuzojne Doktorin per korrupsionin lind nje pyetje e thjeshte!!!
Çfare duhet te themi ne sot per shoket Edi Rama , Gramoz Ruçi, Taulant Balla, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj , Ilir Beqja , Ilir Meta, Vangjush Dako e sa e sa te tjerë.
Keta i kanë abuzimet e faktuara.
Ndersa per Doktorin jane vetem llafe.
Por ketu nuk duhet perjashtuar fakti qe sot mbizoteron propaganda.
Dhe ne shume portale por sidomos ketu komentet shkruhen nga njerëz te paguar dhe ato qe nuk pelqehen censurohen.
Zoterinjte e portalit e kanë shume te lehte per ta vertetuar se kush jam. A jam nje qytetarë I thjeshte qe tham mendimin tim apo jam nje shqup- ist siç e perdorin shpesh per ata qe nuk ju pelqen.
Abuzimi me pushtetin , vjedhja , korrupsioni, bashkejetesa pushtet- krim , arroganca, borxhi publik, kriza ekonomike , varferia, papunesia, emigrimi i rinise dhe i trurit shqiptarë , krimi i organizuar kanë arritur ne majat me te larta te historise se shqiprisë.
Dhe ju njerëzit, gazetaret, politika vazhdojne te merren me PROF DR SALI BERISHA i cili ka 8 vjet qe nuk ka asnje lloję pushteti
Petrit te eshte eresuar ndergjegja dhe nuk e kupton se cfare flet dhe shkruan Sali Berisha ka qene 40 vjet anetar partije dhe sekretar i organizates partise se spitalit Komunizmi ka vdekur dhe ti vazhdon te grishe sallate Saliu eshte e keqja e ketij kombi dhe koha do ta tregoje Saliu do te perfundoje ne burg dhe do ti sekuestrohen parate dhe pronat qe ja ka vjedhur popullit shqiptar
Bravoooo! Shkrim brilant. Ky moment me shume sesa nje gezim duhet te sherbej si refleksion per te gjithe ne, qe ne si shoqeri te mesojme nga historia dhe te mundohemi te mos bejme te njejtat gabime. Shpresoj ti sherbej ndricimit te ndergjegjes kolektive dhe kjo pa diskutim sjell edhe nje kthese te sjelljes politike.
Ky eshte nje fund i turpshem dhe i merituar i Berishes.
Brilant si gjithmone zyzeiri.
Lee le! Saktë!
Në Shqipëri ka keqkuptim me termin “i/e djathtë”. Shqipëria një vend rural tejet i varfër , me 90% analfabetë, pa shtet kombëtar, i ndodhur për afro 500 vjet në margjinat e perandorisë otomane, konsolidoi në shpirtin e banorëve të saj mentalitetin e pjesës më të prapambetur të saj që përmblidhej në treshen: varfëri+injorancë+fanatizëm.
Atëhere në këtë mjedis si mund të kishte një të djathtë? Edhe pse u hodh disi fara në 10 vjetshin e monarkisë, ajo farë nuk mbiu, pa le më të rritej. Edhe aq e ç’bëri instalimi i regjimit stalinist të Enver Hoxhës, i cili ashtin e të djathtës, që më së shumti nënkupton borgjezinë (shtresën e mesme) e kishte shpallur armik. Për të pasur, as që bëhej fjalë. Besimi fetar u godit si askund në botë, prona private dhe tregu i lirë u zhdukën. Në këto kondita si mund të flitet për të “djathtë”?
Si mund ta quash Partinë Demokratike, krijesën e Ramiz Alisë, kryekomunistit shqiptar i cili delegoi në lëvizjen studentore emisarin e tij, një komunist ekstremist dhe një arrivist të pashembullt? Dhe për ironi të historisë ky njeri sot vetetiketohet “lider i së djathtës”, avaz që e mbajnë jo vetëm zagarët që i kanë shkuar pas, por dhe shumë formacione shoqërore e politike si dhe po ashtu individë të tjerë që kanë një zë në opinionin publik (edhe këta, në shumicë, për shkak të trashëgimisë dhe rrethabave historike) me background të majtë.
E djathta shqiptare, (jo ajo historike, sepse siç thamë nuk ka ekzistuar) ajo moderne do t’i mungojë ende për një kohë shoqërisë shqiptare. Ajo do të lindë mbasi të plotësohen kushtet social-ekonomike-kulturore, të cilat sot dominohen ende nga fryma e një shoqërie të majtë, kjo edhe për shkak të trashëgimisë komunisto-enveriste.
Sikur të kisha tani mundësi të shkruaja një listë të lidershipit që ka bërë ligjin në PD, do shihnim që aty kanë gëluar në shumicë në këto 30 vjet, ishkomunistë, ish bij komunistësh apo të nomenklaturës së kohës së tyre, ish sigurimsash ish të përndjekur, më së shumti të po asaj kategorie, por që u persekutuan nga Enveri, jo se nuk ishin komunistë e të majtë, siç janë ende, jo se i bënë bdonjë rezistencë regjimit, por se ashtu i konvenonte diktatorit për të ruajtur pushtetin e tij. I shtojmë kësaj liste dhe një nasë të nadhe arrivistësh të paskrupullt, që gëlojnë si kudo në kohë ndryshimesh të mldha dhe panorama bëhet e qartë. Ata që e kanë jetuar atë kohë, e kuptojnë se ç’dua të them. Dhe të gjithë ata nga kjo kategori, që kanë qenë një çikë të persekutuar, na qenkan automatikusht edhe të “djathtë”?!
Siç e thotë dhe komentuesi më sipër, të cilit i referohemqë, formimi i të djathtës moderne, si një domosdoshmëri për një demokraci pluraliste të shëndetshme do të jetë një proces i gjatë, dhe kjo nuk mund të bëhet nga PD e sotme, që ka në ADN e saj majtizmin e trashëguar, të përzier me berishizmin e shëmtuar të tranzicionit. Tani është momenti (erdhi koha jo vetëm të dështimeve të saj të njëpasnjëshme përballë të majtës, por edhe për shkak të stigmatizimit që DASH i bëri Berishës, i cili e tërhoqi zvarrë atë për 30 vjet) për një reformim radikal të saj, në frymë (doktrinë) dhe praktikë, në mënyrë që të sendërtohet një e djathte moderne si alternativë pushteti ndaj të majtës shqiptare për shekullin XXI. Por kjo përveçse kohë, do kërkojë të lindin lider të vërtetë me staturë bindëse për atë rol historik.
Te lumte uzeir. E ke qare si gjithmone.. ke fuck-ur ndonje studente kohet e fundit ne kembim te notes, apo mesimi online te ka penguar ne kete mision fisnik