Rruga e vetme për tu ringritur dhe fituar PD është të jetë demokratike. Kështu është shprehur Arben Ristani, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se zgjedhjet e lira dhe të drejta nuk do të sjellin vetëm një kretar legjitim, por edhe do bëjë ndryshimin me të gjitha partitë politike në vend, dhe shpresën për të ardhmen.
Sipas tij, debati publik është e vetmja rrugë demokratike, duke i bërë thirrje Bashës që të sillet si kryetar partie dhe jo si pronar i një ndërmarrje private.
“PD. nuk ka rruge tjeter per tu ringritur dhe fituar, pervec se te jete demokratike.
PD. duhet ta reflektoje shembullin demokratik ne gjithe shoqerine shqiptare.
Nje gare per kreun e PD, e drejte, e barabarte, me rregulla te gjithepranuara dhe zbatuara, do japi jo vetem nje kryetar ligjitim, por do beje ndryshimin me te gjitha partite politike ne vend, do japi shembullin e duhur dhe shpresen per te ardhmen.
Debati publik mes kandidateve eshte kurora e duhur e nje gare qe ngjall shpresen per ndryshim.
(Basha, i cili mban veten per kryetar perendimor, ka shansin e fundit te sillet si kryetar partie dhe jo si pronar i ndermarjes private)”, shkruan Ristani.
O ristan more kapedan nuk ishe ti kryetar i komisionit të zgjedhjes që ja dhe fitoren Bbashës me manipulime?Tani pa pikë turpi del i jep mënd partisë e Bashës si duhet të jenë zgjedhjet.Nuk e di por ti bën mirë të mos flasësh fare sepse je njeri i dënuar për mashtrime dhe ke qënë njeriu më maskara i zgjedhjeve.
Interesant eshte fakti se ne kuadrin e luftes se Rilindjes kunder PD, gazeta personale e Rames arrin dhe i jep vend dhe Ristanit aq te goditur dikur nga PS per manipulimet e zgjedhjeve dikur.