"Kujt i prishi punë ajo vrasje"! Fatos Klosi: Ja çfarë më tha Azem Hajdari një javë para se ta vrisnin!

24 Maj 2021, 22:57Politika TEMA

Ish-kreu i SHISH-it Fatos Klosi tha u shpreh se SHISH-i e informoi Azem Hajdarin se donin ta vrisnin, por ai i tha se e ndjen veten të sigurt dhe se i kishte marrë masat e po ruhej.

“Vrasja e Azem Hajdarit nga ata që e bënë pretendohej si një hakmarrje dhe atje po nuk e the që u hakmore ti është njësoj sikur nuk e ke bërë.

Atëherë thuhej hapur. Ne e patëm lajmëruar Ministrinë e Brendshme dhe ata e thirrën Azem Hajdarin.

Madje Azemi mua më lavdëroi një javë para vdekjes dhe më tha: “Shërbimi informativ më ka informuar, por unë e ndiej veten të sigurt se jam me popullit tim.”

Dhe përgjigjja që i dha ministrit të Brendshëm ishte: “Po i kam marrë masat, unë ruhem!”

Azem Hajdari ishte një figurë e rëndësishme dhe nuk u zgjodh kot të vritej. Shteti e kishte detyrim ta ruante. Kujt i prishi punë ajo vrasje?

Natyrisht qeverisë, asaj që kishte për detyrë të ruante rendin në Shqipëri. Si mund ta bënte SHISH? Ç’punë kishte? Për hatër të kujt? Vrasja e Hajdarit i ngatërroi shumë ujërat në Shqipëri.

Por mbase ishte vrasje e thjeshtë, u bë për motive të thjeshta, por u shfrytëzua rëndë dhe e turbulloi vendin për shumë kohë. Vrasja e tij nuk është harruar, por kujtohet sa herë që u duhet atyre që e kujtojnë.

Ka qenë ngjarje e rëndë, por të gjitha argumentet të çojnë në pyetjen se kush përfitoi nga kjo vrasje. Dhe del e qartë kush ishte mbrapa kësaj vrasjeje. Jo që e bëri vrasjen, por që ndihmoi, e mbështeti”, tha Klosi për Dritare TV.

4 komente në ““Kujt i prishi punë ajo vrasje”! Fatos Klosi: Ja çfarë më tha Azem Hajdari një javë para se ta vrisnin!”

  1. Goni says:

    Z. Klosi!
    Ju duhet te flisni si nje punonjes, dhe madje si drejtues i nje sherbimi te fshehte kombetar, dhe jo si lektor universiteti, apo te nje mesuesi ne shkollen e mesme! Vrasja nuk eshte e thjeshte. Vrasja u be per ate qe ubperdor: Grusht shteti dhe rrezimin e qeverise me dhune! Ju keni qene agjenturist, dhe si i tilke duhet te filni me perfundime inteligjente! Ajo cka ndodhi tregon qsrte se Vrasja e Azem Hajdarit, i njohur si lider, mebprejardhje nga Tropoja, do te krijonte nje reaksion
    Zinxhir ne ngjarjet historike te atyre diteve! Saliu realizoi nje kombinacion te menduar mire, por nuk kushte llogaritur faktorin nderkombetar!

  2. Aleksander says:

    Azem kush?

  3. Argjiri says:

    Se pse u be ajo sapo e lexova tek libri RECETA PA KOMB. Kam zbuluar shume duke e lexuar kete liber per dy dite.

  4. Beni says:

    Leri hipokrizirat Mallakastriot,te tha gje Azemi per banken e Tropojes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje