Vendimi i BE për të ndaluar linjat ajrore bjelloruse, goditje nën brez për turizmin shqiptar

25 Maj 2021, 18:25Sociale TEMA
Vendimi i BE për të ndaluar linjat ajrore bjelloruse, goditje nën

Turistët bjellorusë u pritën me lule vjet në aeroportin “Nënë Tereza”

Bashkimi Europian u ka ndaluar linjave ajrore bjelloruse të përdorin aeroportet europiane e sipas burimeve të gazetasi.al të njëjtën linjë do të mbaje edhe Shqipëria pikërisht tani në prag të sezonit turistik.

Por cili do të jetë roli i këtyre sanksioneve në turizmin shqiptar?

Sipas INSTAT, turistët bjellorusë në Shqipëri zënë një peshë prej 40% të turizmit bregdetar duke zgjedhur kryesisht si destinacione Durrësin edhe Vlorën.

Shoqata Shqiptare e Turoperatorëve dhe Agjencive Turistike bën me dije se këtë sezon turistik nga data 15 maj deri në datën 15 shtator ishin parashikuar që do të vinin në Shqipëri dy chartera me bjellorusë në javë që përkonin me gati 500 persona.

Sipas llogaritjeve, gjatë harkut kohor të sezonit turistik do të vinin rreth 10 mijë bjellorusë që me sanksionet e reja nuk do të lejohen që të hyjnë në hapësirën tonë ajrore (të paktën me avionëapo linja bjelloruse).

Vitin e kaluar turistët bjellorusë u shprehën se Shqipërinë e shohin si një vend më të sigurt për të pushuar se Bjellorusia dhe se vlerësonin të gjithë bukuritë e natyrës shqiptare.

Sipas Erjon Manes, drejtues i Matias Travel, ky vendim i marrë së fundmi sigurisht që do të ndikojë në sezonin turistik dhe do të cënojë në mënyrë direkte edhe agjencitë turistike që janë të angazhuara për t’i akomoduar turistët nëpër hotele.

“Turistët bjellorusë janë turistë plazhi dhe përgjithësisht janë turistë të rinj. Ata së fundmi kanë nisur që t’i vizitojnë plazhet tona dhe t’i vlerësojnë ata. Fakti që këta turistë nuk do të vijnë nënkupton që kjo gjë do të ndikojë edhe në këtë vlerësim që kanë ndaj Shqipërisë e përveç kësaj, sigurisht që do ketë ndikim në ekonomi duke na prekur edhe ne në mënyrë direkte”, thotë Mane.

“Kjo është një tjetër goditje e madhe për ne që vitin e kaluar në mes të gjithë krizës fituam disa para nga turistët bjellorusë të cilët erdhën të parët dhe që kontaktuan me ne ku i drejtuam në hotele dhe atraksione të ndryshme turistike. Ky nuk ishtë fare momenti i duhur për të marrë një vendim të tillë pikërisht tani që sapo ka nisur sezoni turistik dhe shpresat se turizmi do të rikuperohej ishin të mëdha”, thotë ai.

Sipas tij, “pandemia e ka mbërthyer turizmin dhe ne në vend se të përpiqemi t’i japim më shumë mundësi për të marrë vetën këtij të fundit, po bëjmë të kundërtën”.

“Kjo gjë prek jo vetëm agjencinë tonë por edhe agjencitë e tjera turistike sepse rreth 10 mijë turistë nuk janë pak. Jo vetëm për turistët bjellorusë por edhe për të gjithë turistët e rinj ne duhet të hartojmë politika që i nxisin ata për të ardhur edhe më shumë në Shqipëri, gjë që nuk po ndodh tani edhe pse është mbase më shumë e domosdoshme se herët e tjera”, thotë për Gazetën “SI” ai.

Shpresat se turizmi më në fund do të ngrinte krye ishin të mëdha këtë verë, ndërkohë që masat kufizuese janë lehtësuar dhe njerëzit nisën që të bëjnë rezervimet e para. Por ky vendim i BE-së duket se do të ketë efektin domino për turizmin e Shqipërisë dhe agjencitë turistike të cilat do të jenë ende të mbërthyera nga pasojat e pandemisë.

12 qershorin e vitit të kaluar, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi mirëpriti me lule 189 turistë bjellorusë si charteri i parë që erdhi  në Shqipëri pas daljes nga karantina por mesa duket këtë sezon turistik nuk do të kemi më të njëjtën panoramë entuziaste.(SI)

15 komente në “Vendimi i BE për të ndaluar linjat ajrore bjelloruse, goditje nën brez për turizmin shqiptar”

  1. Mendimi says:

    Zgjidhja esht é lehte nese shqiperia vendos té perdor 2 avjon ne jav vajtje ardhje.. Mund te perdorim air Albania ose ndonje kompani tjeter. Ka shqiperia fuqi dhe kapacitet esht gje tjeter?

    1. Realisti says:

      Kjo do jete zgjidhja ideale. Evropa ka ndaluar linjat e Bjellorusise… dhe ne nuk jemi ne Evrope akoma. Sidoqoftë, politikisht cfarë Bjellorusia beri është scandaloze dhe ne njëfarë menyre vendimi I Evropë duhet te mbështetet pasi eshtë nje vendim më se I drejtë.

    2. Të flasim drejt says:

      Në fakt zgjidhja eshte diku tjeter. Tek shqipetaret. Ne qe jemi ne emigracion kemi njerez me Shqiperi dhe bejme nje rruge e dy pune – shikojmë njerezit tanë, dhe njekohësisht shfrytezojme plazhet e Shqipërisë.
      Po te subvencionohen taksat aeroportuale nga qeveria, dhe te ulen biletat e avioneve nga Britania, Gjermania, Italia, atehere do vijne minimumi 200 mije shqipetare gjatë muajve Korrik-Gusht, dhe mbase edhe me shume se kaq.
      Por vrasin mendjen për bjelloruset, polaket, çekët, sllovakët, sepse atyre ua fusin dhomën 100 euro nata, pjaten 50 euro.

  2. Laberia ime says:

    Shqiperia nuk eshte ne Europi..Shqiperia te shoh interesat e saj dhe le tua ler te medhenjvve te bejne politiken e madhe..kur i intereson evropit detyron Shqiperine te ndjek linjen e saj por kur vjen puna kufijte i ka te mbyllur akoma per shqiptaret. I thoni te qi..t evropi se Shqiperia mezi mban frymen me ata pak turista..hapni rruget per ruset dhe bielloruset se hundperpjetet e evropit na konsiderojne akoma me bishte..me mire te perziehemi me ruse dhe bielloruse qe jane te paster, te bukur se sa me lloj lloj rrace qe vjen nga perendimi..

    1. Pilo Lala says:

      Laberia ime,
      Je i sakte.
      Kur vjen puna per ndonje gje pozitive, na lene ne balte, kur vjen puna per penalizime, na fusin e dhe neve.

  3. Olsi says:

    Leri te vine edhe pike,sa per bq e evropes ,le te bejne cte duan, cdo shtepi ka hallet e veta, evropa na ka mbyllur dyert ketu e 30 vjet me fjale te bukura , po fjalet i merr era dhe nuk sjellin gje, turistet rus,apo bjellorus sjellin lek jo llafe,rama mbahe mire vetem me amerikanet ,kurse ketyre te evropes varuk se vetem llafe kane qe nga 90 e deri me tani.

  4. Liljana says:

    Jam dakord me disa komente. Shqiperia nuk eshte ne Europe dhe nuk na interesojne sanksionet e Europes kur ka interes Europa. Hapni fluturimet me Bjellorusine se nuk na interesojne politikat e Europes e te Bjellorusise. Europa nuk mund ti kerkoje llogari Shqiperise se nuk eshte gjekundi ne EU.

  5. Hako says:

    Pse more njerez, 500 turista ne jave do te shpetojne buxhetin e shtetit dhe do te mbajne te punesuar 100 mije punonjes qe mbeshteten tek turizmi.Mirse te vijne edhe ata 500, por mos e ulni steken e turizmit.Qe te quhet turizem i mirfillte dhe jo eksperiment shoqeror,duhen te pakten 10 milion ne vit.

  6. Erdogan says:

    Arnautet e Deputetit turk Ismail bej Vlores,Frashellinjve etj duhet menjehere te prodhojne “avione apo Mercedese” te cajne bllokaden Evropiane.

    1. Moisi Golemi says:

      Të çajmë p!dhin e sat’ëm.

  7. Lexues says:

    Shume zhurme per asgje. Thjeshte duhen gjetur linja ajrore qe nuk jane as bjelloruse, as te BE-se. Le te vijne me Aeroflot ose me Turkish.
    Kjo shifra 40% ngjan e fryre. Plus qe keta nuk eshte se kane as ndonje nivel ekonomik kush e di se cfare. Mos ju ndani polakeve e cekeve.

  8. taso kume says:

    UN si Vlonjat dakorte jam per turizmin ,por kemi sherbimin e inteligjences per tu mbrojtur nga spiunet RUSE,se BJELLORUSIA E RUSIA jane “breke e bythe”

  9. LWS28 says:

    Aq shumë e duan Shqipërinë sa ka shumë mundësi të vinë me makina dhe autobuzë.

  10. Erdogan says:

    Vajten dem (damage) edhe trendafilat (trianda-filla,tridhjet flete shqip) te bere gati o Anastas taso kume.
    Vjet u priten me llulludhja (lule) ne Aero-dhromon e Terezes se Kalkutes o Anastas (taso).
    Sivjet si behet.Do ju jape njdonje kacidhe Sh.b.a qe ju krijoi ne 1913en si Pashallek turk kunder qellimit dhe luftes Heroike te Arvaniteve per te shporrur njehere e mire turqit dhe turkoallvanosat?
    Pini lengun Arnautistanit o Anastasios (taso kume) se po mbeten vetem pleq neper fshatra dhe nuk ka njeri te ndeze nje Qeri ne varet e prinderve dhe gjysherve te tyre.
    Kane ikur nga syte kembet o Taso,per nje “jete me te mire”.
    Dhe dihet kush eshte aresyeja,Turqija e para dhe Ameriqija e dyta.
    Po nuk kuptoni edhe kete,ne qafe paci veten.

    1. Sketerre 2021 says:

      Po ti ore te qifshin Shqiptaret gruan,cfare na hiqesh sikur je me grek se greket,,ik ore qynef komento ne gazeta greke,apo aty nuk di shkrim,,,mos e perbalto token qe te dha buken e gojes dhe te mesoi te shkruash,,na del dhe bizantin bytha jote deri ne 91 vetem kanalet e Vurgut njihje,,ik ore qihu gabel,,,erdogani eshte burre jo kurve si homot e athines ,,,u bete dhe greker bytha juaj,aty nuk eshte grek Tsipra Po I thone albanochamis na dole ti grek,,,, lere Shqiperine se nuk e ha dot as ti as gabelet e athines,,hajde mblidh ndonje kocke te grekeve kendej se Po qelben,,,Shqiptaret ja treguan Kaqifes se kush e kruan e merr ne balle..ja na thuaj kush je te ti heqim dhembet si kurve,,,,Ne mbajme flamurin e bizantit dhe kemi Fe sa na do loqja,,jo po do behemi te gjithe hellen ,,,,hellen nuk ka ne athine o te marte muti,Po jane gabel nga trapezunda,,,ik laj ndonje hale aty se ketu nuk fshin njeri loqen me juve qe late tokat dhe pleqte tuaj e karkarisni nga interneti…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje