Kryedemokrati Lulizm Basha ka urdhëruar strukturat e partisë së tij që t’i dalin në krah gjatë zgjedhjeve të brendshme për të vazhduar drejtimin e partisë.
Së fundmi, kryetari i PD-së së Vlorës Genc Deromemaj, fton anëtarësinë e kësaj force politike në qytetin bregdetar që nesër të jenë të pranishëm në teatrin “Petro Marko”, pasi atje do të jetë kryetari, njëkohësisht kandidat për kryetar, vetë Lulzim Basha.
“Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike dhe kandidat për Kryetar i PD, Lulzim Basha, fton anëtarësinë e PD Vlorë në një bashkëbisedim në Teatrin “Petro Marko”, ditën e enjte, 27 Maj ora 19:00. Ftohen të gjithë anëtarët e PD Vlorë të marrin pjesë”, lajmëron Deromemaj, por të djathtët vlonjatë duket se nuk janë aspak të kënaqur me drejtuesin aktual të PD.
Të zhgënjyer nga rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit, demokratët e Vlorës komentojnë në lajmërimin e Genc Deromemajt dhe e quajnë Lulzim Bashën “dështak” të cilit nuk kanë pse i shkojnë mbrapa.
“Genc Deromemaj duhet te beni çmos te fitoje Agron Shehaj se lulit ja keni pire lengun qe kur spostuan demokratet e vertet dhe krahun e djathte demokratik suksese Z Agron Shehaj”, i shkruan një vlonjat kreut të PD në Vlorë.
Në garë për kryetarin e PD janë 4 emra: Lulzim Basha (kryetar), Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj.
Ore po kaq e vështirë është ta largoni Bashën nga karikja?Po ai erdhi nga Kosova dhe nuk i takon fare të jetë në poste drejtuese jo më kryetar.Kryesia vërtet vendosi por gjithë antarët e partisë janë numërorë topi?Ngrihuni të gjithë dhe mos lejoni të kandidojë sepse rezokohet më keq PD-ja.I shkuat mbrapa me makina lloksoze tani shkoni mbrapa dhe sikteriseni se do jeni në opozitë gjithë jetën…Kur doli ai i Kuksit protestoi askush nuk e mbështeti .Pse?Po kish të drejtë të gjithë tek Lana dhe Basha të ikte nga dera mbrapa.Ai kryesinë e ka bërë vetë baza nuk reagon dhe kështu ka rezik të jetë ai kryetari i ri më 13 qershor..