Nga Alba Malltezi
Nuk e dimë mirë nëse është në këtë foto vajza përmetare që mori mikrofonin dhe tha në takimin me ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca dhe të tjerë ambasadorë të pranishëm atje: “Unë do të qëndroj në Shqipëri për ta bërë një vend më të mirë. Pas 15 vitesh e shoh veten si prokurore dhe të jap kontributin tim për Shtetin e së drejtës”.
Në katër fotot e takimit të publikuara dhe të shpërndara nga vetë ambasadori në rrjetet sociale, janë dy vajza dhe një grup i tërë të rinjsh ndërsa bisedojnë në Përmet. Dhe për hir të së vërtetës, ndoshta, nuk ka shumë rëndësi se cila ishte pikërisht vajza që tha fjalët.
Gjatë takimeve të tij nga Veriu në Jug, ambasadori Soreca ka dëgjuar shumë, shumë shqiptarë. Të huajt në gjithë këto vite tranzicioni të raskapitur, kanë dëgjuar herë të lodhur e herë entuziastë çdo gjë, por një refren, një plagë e thellë dhe drobitëse për të gjithë ata, ka qenë Drejtësia. Kujtojmë dhe prokurorin shqiptaro-amerikan Gjon Junçaj, pezmatimin e tij kur u largua nga misioni në Tiranë.
Trishtimin e një njeriu të Drejtësisë që vuri re se sa padrejtësi rëndonin mbi shpatullat e shqiptarëve të thjeshtë. Ndaj po vjen thuajse natyrshëm dita që shumë të rinj, që një e re, në vend të fustaneve, sfilatave, instagrameve me filtra, të ëndërrojë të përmirësojë shtëpinë, qytetin, atdheun e vet. Dhe kur të rinjtë e dinë çfarë duan, do të thotë se një erë e mbarë po fryn kudo në Shqipëri, nga Jugu në Veri.
E kishim vënë re se në horizont po vijnë të rinj ndryshe: për shembull të përkushtuar, të apasionuar me teknologjinë, e këtë teknologji ta vendosin në shërbim të kujt ka nevojë dhe urgjencë (kujtoj vajzat e aplikacionit GjejZa); të tjerë që kalojnë orët në stërvitje me sporte të ndryshme apo me përkushtim pranë natyrës.
Dhe kjo e fundit, më shumë se kushdo tjetër, i rrit ndjeshmërinë dhe vetëm të rinj të ndjeshëm sot, e nesër të rritur, mund të shohin dhe dallojnë më mirë dhe të kuptojnë se bashkëjetesa harmonike dhe e barabartë kërkon rimëkëmbjen dhe dinjitetin e Drejtësisë.
Kjo eshte Gazetaria ne ate vend .
Gjithcka ne vendin tim eshte Amonim ,
ekziston vetem Bande Mediatike , Bande Analistesh ,Bande TV dhe Komentatore Mizerabel ,
e funderina te tufezuar ke Klani Shkerdhatave ,
Banda Plehrash qe i bejne fresk Tallave se TV ,Banda Gjykatesish e Prokuroresh ,
Banda e shkerdhatave te Lalzit ,
Banda lehese e TV te Politikes , Banda e Fetareve , banda e Sekteve anonime qe eksperimentojne me jeten e te rinjve shqiptare
dhe asnji nuk i shikon ,ajo qe shikon Medie ajane vetem Viktimat ,
nderkohe qe Arti ,Kultura dhe vet Jeta e Shqiptareve eshte ne Anonim !!!!!!!!!!
Pyetja qe me djeg buzet mua eshte ; se Ku jetojme ne shoqeria shqiptare dhe ku jetojne Kto Banda ,
ne Shtetin e Kujt ?!
O Zot i madh bekoji shqiptaret me te rinj te mencur! Po te vini neper gjimnaze qofte ne Tirane, qofte neper rrethe do te shihni rini te mrekullueshme. Ju falenderoj per venien ne dukje te nje fenomeni qe media e le pas dore.
Mesuesja ,
rrespekt per Ty personalishte dhe gjithe mesuesit si ty ne ate vend ,
qe vet ushqej nji rrespekt te jashtezakonshem ,sepse jane baza themeli i ndertimit te nji shoqerie .
Ne shkolle ne morem gjithcka .Cdo pasion ,per shkollen ,Artin ,Kulturen ,Historine dashurine per Atdheun tone
e cdo pasion ne jete ,per tu bere nji dit qytetare te mbare .
Me gezon shume komenti jot dhe do deshiroja me gjithe shpirt qe te jet ashtu si edhe shkruan ti .
Nuk ka gezim me te madhe kur degjon se ne ,Shqiperias jone ka nji te Ardhme te mbare sepse ka nji rini te mrekullushme
e cila eshte Shpresa e nji Kombi .
Flm …rofsh
Duhet te jesh ose budalla ose militant ta besosh ashtu si shume shqiptare qe femijet e eterve te korruptuar te bejne shqiperine !Ketu ishte 30 vjet pse se bene?po kur te kalojne perseri disa vjet cfare justifikimi do jete?Saliu?