Neziri i bën gjyqin Amerikës te Ura e Milotit

26 Maj 2021, 09:35Politika TEMA

Nga Frrok Çupi

Rasimi, shoferi i autobusit Milot- Rrëshen, sa kalonte harqet e urës së famshme, ulte shpejtësinë dhe shpesh fikte motorin e asaj gërdalle çeke. Katër ose pesë dritare hapeshin nga kureshtarët.

Neziri, një burrë i mbetur më shumë pa banesë, i veshur me një xhaketë ushtarake pa spaleta dhe me një kapele ushtaraku pa yll, bënte spektaklin e përditshëm. Gjymit prej llamarine të prodhuar në uzinën Tirana, i kishte hequr fundin dhe e përdorte si megafon.

… Këtë punë bënte Neziri përditë në cepin e urës së Zogut, të paktën sa herë ishte ora e autobusëve për në veri: o Shkodër, o Rrëshen. Burri, i pajisur me uniformën e degraduar të ushtrisë komuniste, bënte përditë recitalin anti- amerikan në fundin e urës së ndërtuar nga mbreti Zog. Askush nuk mund ta dinte sa inteligjent ishte Neziri, përderisa bënte edhe si çdo ‘njeri i harruar në rrugë’, por edhe si mjeshtër i përzierjes së mbretërive: komunizëm, mbretëria Zog, Amerikë.

Nga Amerika kishte zgjedhur sekretarin e shtetit, Henry Kissinger. Edhe ai, që në atë kohë, kishte zgjedhur hijen e sekretarit të shtetit me qëllim që të muroste hijen e tij si burrë i veriut. Henry Kissingerin e bënte copë ditë përditë, sa herë ndalonte autobusi. E vinte gojën në grykën e madhe të gjymit prej llamarine, ngrinte drejt qiellit fundin e boshatisur të enës që përdorej në kantieret e ndërtimit, dhe lëshonte zë sa kishte në kokë:

-Ti, Kissinger, në qofsh je burrë, eja këtu. Eja këtu, të pret Neziri te Ura e Zogut; po nuk të munda, atëherë mos më thuaj më malësor Mati. Poshtë Kissinger!

Pastaj e shante politikisht:

-Ti Kisinger, je imperialist. Por Amerika e sheh fundin shpejt. Shqipëria është shkëmb graniti ku thyejnë kokën armiqtë… Poshtë Kissinger!

Ky ishte rast i rrallë kur një ‘i pa strehë’ lejohej të lëshonte parulla politike; ndoshta Neziri lejohej pse kishte gjetur ‘midenë’ e diktatorit për t’i bërë gjyqin Shteteve të Bashkuara.

Por kjo, tashmë, nuk ka rëndësi.

Në kujtesën njerëzore ka mbetur habitati, po kaq njerëzor dhe i dyfishtë:

Nga njëra anë, vullneti për të dëshmuar vetveten duke luftuar nga larg kundër fuqisë së madhe dhe kundër njeriut të madh.

Nga ana tjetër, dhuntia e zotit për të imituar më të madhin, ose atë të madhin fare që e shikon në dritë të syrit. Edhe këtu mes nesh kështu bëjnë, imitojnë njëri tjetrin: Tritan Shehu, për shembull, imiton Berishën, Roland Bejko ka grimasat e Tritanit, Berisha imiton udhëheqësin e fundit jugosllav, Meta thotë se imition Mehmet Shehun, e me radhë…

Kështu vajti kjo punë…

Ata që luftonin prej së largu shtetin e madh, Amerikë, duke përfshirë edhe vetë diktatorin e Shqipërisë, ata nuk i dëgjonte asnjë njeri përtej oqeanit. Megjithatë këta luftonin në breg të Adriatikut. Ciflat e luftës i hante në bark populli këtu.

Diktatorët luftojnë kundër të madhit që jeton larg, me qëllim që të poshtërojnë sa më shumë popujt e tyre dhe t’i lëshojnë përdhè me ndjenjën e frikës në bark. A nuk e ndjeni se që në datë 19 maj kur Amerika lëshoi urdhërin ‘non- grata’, këtu nuk ka më aq frikë sa më parë?…

Deri më sot ka ardhur ky zakon dreqi i liderëve të poshtër që dhunojnë popujt e tyre me emrin e Amerikës. Ish- presidenti Sali Berisha e dhunoi dyfish popullin e vet duke mbajtur në filetën e xhaketës distinktivin me flamurin Amerikan. Herën e parë, kur ia rropi financat dhe kursimet popullit të vet, duke garantuar se ‘paratë e shqiptarëve janë të pastra’ dhe duke vënë në krah ambasadorin e Amerikës. Njëmijë mëkate të tjera kundër popullit kreu nën emrin e Amerikës.

Ndërsa hera e dytë është kjo që po përjetojmë: Si Sali Berisha (ish president), edhe Ilir Meta- president, i kanë shpallur luftë Amerikës. Berisha ka hedhur në gjyq sekretarin e shtetit Antony Blinker, siç edhe Neziri i bënte gjyqin sekretarit Henry Kissinger.

19 komente në “Neziri i bën gjyqin Amerikës te Ura e Milotit”

  1. Kissingeri says:

    Hahaha. Na kujtove të paharruarin e fëmijërisë Nezi Doçin.

    1. K says:

      Duhet të këtë ndonjë lidhje që “gjykatësit “e amerikës vijnë nga e njëjta zonë?

  2. Këlyshët komunistë të Saliut says:

    Frrok Çuoi – kjo eshte Perle e vërtetë.
    Sali Berisha si Neziri i Ures së Milotit!! Ha ha ha ha.
    Nuk ka sarkazëm dhe injorim me te madh per ate qe po i Ben varrin PD-se, sepse ne PD nuk kane mbetur më burra, por ca vemje qe zvarriten para Sali Qenit, Komunistit te devotshëm.

  3. Shaqo says:

    O fshatari Frrok, te paska bere pershtypje gerdalla ceke, dhe jo opingat e tua.
    E tmerreshme, njerez gjysem te eger, trogoldite, para mesjetare, sot iu duket gerdalle autobuzi cek,mbase edhe i vjeter, po ti o Frrok deri tek kulla ose me sakte kasollja kishe dale; se kullat i kshin te paret e bajrakut. Po, sot them me bindje se per keta mesjetare, pati faj Enveri qe ia plotesoi deshiren Bardhok Bibes “50 shkolla ne Mirdite t’i due”. Ju duhej te evoluonit gradualisht, nuk iu kishte ardhur koha per t’u bere njerez nga trogoldite. E benit gjumin rehat me dhite.

  4. dhembeli says:

    Mos vdeksh kurre o Frrok Cupi !
    …A nuk e ndjeni se qe ne daten 19 maj, kur Amerika leshoi urdherin “Non -Grata”,
    ketu nuk ka me aq frike sa me pare?…Neziri i ben gjyqin sekretarit Henry Kissinger.
    Shume e goditur kjo paralele !

  5. Ladi says:

    Hahahahaha fantastike
    Fiks mentalitet i asaj kohe prej Lej Fenesh e Lev Çenkosh..
    Me knoqe

  6. Taulant says:

    “Shaqo”, ne çfar lloj gjuhe ke shkruar? E bere fertele krahasimin qe i ka bere EDI RAMA Xhelal Mzatit.
    Falemnderit Frrok Çupi!

    1. Shaqo says:

      A nuk te duket gjuha e Frrokut si gjuha e Mzatit Xhelal? Autobuzi Skoda ceke, i duket gerdalle Frrokut qe ne ate kohe s-kishte as gomar. A i di ti qe mesjeta ka qene me e perparuar se jetesa ne Mirditen e Frrokut pa ardhur sistemi i kaluar? E ke degjuar kyr shajne Saliun se erdhi me valuxhe druri ne Tirane? I shaj mentalitetin dhe kujtesen se nga ka ardhur Frroku perpara se te shaj.

    1. lesh e li says:

      Me Nezirin e ke godit bukur. Kohe komediane, mgjse Shaqos ja ke ngel pak qejfin.

  7. trendafili Permetit says:

    O Frrok, shkruajna diçka per Arjan Staroven, aman se i ka bere telegrame sekretarit te shtetit amerikan duke i parashtruar gjithe “te mirat” e Sali Berishes. Eshte qelibar, i thote Arjani sekretarit te shtetit; si duket Arjani nuk e di fare qe kur e ferkon pak qelibarin me nje rrobe leshi, ai kthehet ne manjet edhe Arjanin dikush e ka ferkuar dhe eshte bere manjet i Saliut. Aman, Frrok, ti i godit, qendisja atij budallait qe la mbrapa Teodor Laço, i marte dreqi si i ka marre dhe me mbiemrin qe kane! Te theme te drejten, me mes te kesaj merzie qe me ka pllakosur, kur lexova shkrimin tend u ndjeva i qete dhe me humor. Te faleminderit, se une s’kam pune tjeter, tere diten mbi tastjere, bile dhe dritaren nuk e hap se mos hyne covidi apo Saliu me Ilirin e pastaj do me akuzoje Arjan Starova se e thitha me manjet nga penxheret. Oh, çfare turpi, oreee! çfare dreq gjallesa jane?

    1. Qerim Baba says:

      Trendafili Permetit, — ke shumë te drejte të revoltohesh, nga qendrimi (e kishte me shkrimi tek gaz.Panorama) i një surrat-miu si a.starova…një model perfekt prej byth-lëpirësi, një surrat vemje, i cili rrezaton vetem neveri, të vjen per te vjellë kur e shikon, një bajgë, një nga të pëgërat e tranzicionit shqiptar… O zoti Mero, po bëja edhe ti edhe Z.Frrok një kondra-përgjigje artikullit të atij surrat-miu me mimike lakuriqi nate dhe me sy-gjarperi… Po degjenerojeni fare mor zoterinj, po nga ç’pidh kurve doli ai veremli që të “guxojë” ti sugjerojë Sekretarit te nderuar A Blinken???? si mundet të arrihet kjo amalgamë/përzierje e idiotizmit me ligësinë e hajvanit tek ky individ që vetem ka shpenzuar taksat e shqiptareve??? O gazeta Panorama, te qifsha robt o stafi redaktorial, qe i jepni hapesirë atij surrat-miut veremli, qe ai të marrë guxim edhe ti shkruaj DASH-it dhe Sekretarit… ptuh…

  8. ARKEHEAN says:

    Me kujtove edhe Rasimin shoferin me e cilin kam udhetuar per ne Rubik, aty ku kam kaluar femijerine.

  9. Realpolitika says:

    HALLALL QUMESHTI I NENES, FRROK ÇUPI.
    SHKRIM BRILANT ME VLERA PER ATA QE KANE DY MEND NE KOKE.
    SALIU E LIKJA …ME NE FUND ( ME DETYRIM NGA AMERIKA) I HOQEN MASKAT.
    POPULLI TANI ESHTE SHUME ME I KTHJELLET.
    …DO DUHET PAK KOHE SA TE DIFERENCOHEN DHE PAK ATA PAK SHQIPTAR PA TRU NE KOKE., QE VDESIN PAS BERISHIZMIT.

  10. Abdurahim Ashiku says:

    EH Ç’MË KUJTOVE NEZIRIN E BURRELIT OR MEC !
    Fejton

    Shkruar dje…
    për të qeshur…
    me lot…
    ngujuar…
    karantinave…
    Sot !!!
    E pashë të premten vonë në mbrëmje në emisionin e Çanit në TV “Klan”.
    E kisha parë edhe njëherë tjetër tek kërkonte ta bënte Libofshën një koloni të bollëkut dhe të mirëqenies.
    E bënte për nder të gruas së tij të dytë, shqiptare që së bashku me gruan e tij të parë e sokëllisnin si dollma me gjethe rrushi në shtrat, njëra në të djathtë e tjetra në të majtë…
    E sodita figurën e tij, xhaketën e dalë boje mbushur me dekorata dhe simbole kushedi të kujt epoke.
    Vrava mendjen të gjej shëmbëlltyrën e tij në kujtesën time…
    E vrava fort…
    Solla në mend Ferr Dokën, Lam Zagradin, Sahitin e Kadiut…
    Nuk më ngjiste asnjeri…
    Më në fund e gjeta…
    E gjeta veshur me një xhaketë ushtarake ngjyrë blu stolisur me simbole të kohës me shumë “S” (Sulmues) e me kokarda teneqeje, me një kapelë policie mbi kokë…
    E gjeta, jo me mikrofon përpara, por me hinkë të ndryshkur teneqeje në hapësirën e gjerë të së cilës përhapeshin “lajmet e ditës”…
    Ishte “Princi i Burrelit”…
    Matjanët e njihnin mirë në zë e figurë…
    E njihnin dhe qeshnin…
    E njihnin udhëtarët e linjës Peshkopi-Tiranë…
    Sapo autobusi ndalonte në sheshin para postës shfaqej Neziri me pamjen e tij groteske, me hinkën e teneqesë dhe me emisionin e tij të lajmeve, kopje e atyre që kishte dëgjuar një natë më parë nga Radio Tirana…
    E tregonin zemërmirë Nezirin. Nuk ngacmonte njeri e nuk i binte kujt në qafë.
    Hobi i tij ishin “lajmet e ditës”…
    Në mbrëmjen e të premtes 3 maj pashë në ekranin e vogël të “Klan” sozinë e Nezirit princit të Burrelit, Princin e Libofshës! Po jepte lajmin e madh se do të legalizonte kanabisin e Libofshën do ta bënte mbretërinë e tij…
    Qesha mbrëmë…
    Qesha me lot…
    Po qesh edhe tani tek shkruaj e më vjen në kujtesë Neziri i Burrelit…
    Respekt për të…

    Abdurahim Ashiku
    Athinë 4 maj 2019

  11. gallata says:

    historia peseritet thot poplli .Mos e ka go stresi ky neziri ????????????

  12. ilir says:

    Frrok Cupa apo Frrok kurva

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje