Kombëtarja, Berisha nuk ia del, Reja fton mbrojtësin Hoxhallari

27 Maj 2021, 13:46Sport TEMA

Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet për dy ndeshjet miqësore të qershorit ndaj Uellsit dhe Republikës Çeke.

Trajneri Edoardo Reja dhe stafi i tij kanë nisur punën me skuadrën, teksa po vlerësojnë edhe gjendjen e secilit prej tyre.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se portieri Etrit Berisha, i cili është paraqitur në grumbullim, i është nënshtruar vizitave mjekësore për shkak të një dëmtimi.

Pas konsultave me doktor Stesinën u konkludua se portieri nuk mund të jetë i gatshëm në kohë dhe iu dha leja që lojtarit të largohet nga grumbullimi.

Ndërkaq, tekniku Reja ka vendosur të thërrasë mbrojtësin e Tiranës, Erjon Hoxhallari në Kombëtare.

Bëhet me dije se lojtari është grumbulluar që sot me Kombëtaren dhe ka nisur përgatitjet me grupin për dy miqësoret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje