Komiteti Teknik i Ekspertëve: Nga 1 qershori hiqen maskat në ambiente të jashtme. Ndryshon dhe ora policore

27 Maj 2021, 10:44Sociale TEMA

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendos lehtësimin e masave kufizuese për shkak të pandemisë së Covid-19. Në një deklaratë për mediat një ditë pasi vendi nuk raportoi asnjë viktimë nga koronavirusi dhe numri i rasteve të reja është ulur ndjeshëm, Komiteti Vendosi heqjen e maskave në ambientet e jashtme nga 1 qershori.

“Duket që situata është e kontrolluar, dhe mendojme që ky kontroll ka të bëjë me elemente si përcaktimi i masavce në përputhje me indikatorët epidemiologjikë, zbatimi i tyre dhe ndihet mirë efekti i vaksinimit, mbulesa vaksinale që tani është vazhfdimisht duke u rritur.

Në këtë situatë komiteti mendon që ka vend për lehtësim masash dhe propozon që:

Duke nisur nga 1 qershori të hiqet detyrimi për maskën në ambientet e jashtme
por do vijojë të mbetet detyrimi per mbajtjen e saj në ambiente të mbyllura dhe në mjetet e transportit publik, kudo që nuk ruuhet distanca sipas udhëzimit te ISHP.

Ora policore nga ora 22:00 do kalojë në orën 23:00 deri në 6 të mëngjesit.

Sa i përket klubeve të natës diskove do vijojnë të mbeten të mbyllura e mizuka do lejoeht xer in 22:
nga 5 qershor grumbullimet në jashtë nga 10 bëhen 15 persona duke respektuar rregullat e distancës sociale

Nga 1 korriku, nëse situata nuk ndryshon ora policore shtyhet në 24:00, orari për muzikën nuk ndryshon, do lejohet deri në oren 22:00.

Do lejohen kampionatet sportive me fansa deri në 30% sipas protokollit të ISHP

Do lejohen teatrot, shfaqjet artistike konferenca me kapacitet të reduktuar sipas protokolleve deri në 30%”- tha Mira Rakacolli. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje