FOTOT: Si do jenë dy lagjet e reja në Zall Herr dhe në Ndroq pas rindërtimit

26 Maj 2021, 19:44Sociale TEMA
FOTOT: Si do jenë dy lagjet e reja në Zall Herr dhe në Ndroq pas

Banorët në Zall Herr dhe në Ndroq, të cilët mbetën të pastrehë nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, do të sistemohen në lagje të reja, të urbanizuara me shtëpi shumë herë më të mira se më parë. Bashkia e Tiranës po vijon punën për realizimin e projektit që synon të kthejë Zall Herrin dhe Ndroqin në dy lagje moderne të Tiranës.

Projekti parashikon jo vetëm rindërtimin e shtëpive, por dhe të institucioneve arsimore që do të mund të shërbejnë dhe si qendër komunitare.

Ndërkaq, dy objektet e reja në Ndroq, të qendrës shëndetësore, si dhe ajo e kopsht/çerdhe, janë të pozicionuara pranë njëra-tjetrës, në mënyrë që banorëve të zonës t’u ofrohet akses sa më i shpejtë dhe efikas për këto shërbime.

Edhe familjet e Zall Herrit, të prekura nga tërmeti, do të marrin në pronësi shtëpitë e reja, në një lagje të ndërtuar posaçërisht për ta, me infrastrukturë dhe shërbime model, në tokë që është në pronësi të Bashkisë së Tiranës, njësoj si banorët e Ndroqit apo Vaqarrit.

Përpos strehimit të sigurt dhe me standarde bashkëkohore për banorët e zonës, investimi parashikon rehabilitimin e plotë të zonës, duke përfshirë infrastrukturën nëntokësore, ashtu edhe atë sipërfaqësore me rrugë, trotuare, ndriçim etj.

12 komente në “FOTOT: Si do jenë dy lagjet e reja në Zall Herr dhe në Ndroq pas rindërtimit”

  1. ₩₩₩₩ says:

    Bukur lagja por i shikoj pak afer shtepite…pas pak shqipot rrezikojne te zihen me njeri tjetrin

  2. Zeni says:

    O burra shpetoni qendrat kulturore e industriale te rendesishme si Ndroqi e Kombinati….Durresi ca na duhet mo
    Pastaj kur ka bajt Rilindjen mos te maj nji cop termet 9 ball gjith ai Durres
    A mor lali i fikut ce pate fat

  3. Teuta says:

    Edhe sikur, po edhe sikur tu kishte ren termet me verte prap….Ndroqi, Zall Herri dhe Kombinati perparesi rindertimi e qeverise shqiptare
    Pu pu pu pu
    O piktor thirri rradakes se lista e zeze e ambasades do te duket lule ….do hysh ne librat e historis e sdo harrohesh kurr per ca po i bon Durresit
    Megjithese ca flas un….ska mo koh: Durresi u katandis si plazhi e ska mo shpetim
    AFERIM!

  4. Bardha says:

    Pse nuk flitni per bukurite qe po ndertohen,por po flisni perjashte qitjes nga goja te disa politikanve banale e te qelbur

  5. Shinjestra says:

    Shkelqyeshem.Lum ata qe do te banojn ne keto shtepi moderne dhe bashkekohore.

  6. Kopjim kompleksi says:

    Po pse kopjoni stil turk, keto komplekset qeveria nga idete turke, keshtu jane resortet turke. Po te doni shihni manavgat (alania), shihni reklamat. Mos harroni te mendoni qe Shqiperia ka klime te lagesht, shira te shumta, me ate themele 40 cm doni ju kompleks. Iditoesi projekte, arkitekte shqip. si zbatues zero jeni.

    1. Fehmi Sulioti says:

      Menyra e te llogjukuarit e nje idjoti …..ata jane jashte dhe ti kerkon qiqra ne hell ……beri gabim qeveria qe ste mori mendjen ty , si nje arkitekt me fame …….ik o majmun be ndonje dit pune dhe leri kritikat ….

  7. Emma says:

    Projekti nuk duket keq pot sigurohuni te mundesoni hapesire per parkim automjetesh ne cdo shtepi dhe buze rrugeve, trotuar per kembesoret dhe sistem qendror ngrohje e ftohje per kero shtepi. Nuk perballohet as Dimri as Vera me nje kondicioner split ne mur.

  8. Emma says:

    Projekti nuk duket keq, por sigurohuni te mundesoni hapesire per parkim automjetesh ne cdo shtepi dhe buze rrugeve, trotuar per kembesoret dhe sistem qendror ngrohje e ftohje per keto shtepi. Nuk perballohet Dimri e Vera me nje kondicioner split ne mur.

  9. petrit says:

    Gjithe ai gjelberim ne 3D te vret syte.

  10. ₩₩₩₩ says:

    Sa specialiste kemi ketu, ne i dime te gjitha,…o njeres (per kete here) ,thoni nje fjale me vend, mos nxirrni vetem negativitet nga goja. Kete gje qe po ben ky, ne vende te tjera behen pas shume vitesh, ne Itali pas mbi 10 vjetesh pas temetit, ka njeres akoma qe jetojne ne konteiner ,qe eshte nje shtet i pasur, dhe skrahasohet me ekonomine shqiptare…… prandaj futini nganje gote me uthull dhe shkoni te punoni e mos u merrni me llafe

  11. Nikla says:

    O WWWW,po leje o byrazer ca merresh me ket lloj robsh…o majorr i thone nji fjale QE BRESHKA O MESU NE FERRE..KESHTU QE BO CFARE TE DUASH BRESHKA FERREN DO…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje