Rindërtimi në Kombinat, vijon procesi i demolimit të pallateve të shpallura të pabanueshëm dhe me rrezik të lartë: Kemi mirëkuptimin e plotë të banorëve

26 Maj 2021, 14:06Sociale TEMA

Procesi i Rindërtimit në lagjen e re të Kombinatit po ecën me ritme të shpejta, në mënyrë që të gjitha familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 të futen në apartamentet e pallateve të reja, që po ringrihen nga e para, në po atë zonë.

Drejtori i Përgjithshëm i Bashkëpronësisë në Bashkinë e Tiranës, Aurel Çuko dhe Administratori i Njësisë 6 Adriatik Merko, inspektuan procesin e demolimit të pallateve të dëmtuara rëndë nga tërmeti i nëntorit 2019 në Kombinat, të cilat janë shpallur të pabanueshëm dhe të rrezikshëm nga Instituti i Ndërtimit. Ky proces pritet të mbyllet brenda 3 muajsh.

“Sot jemi në Kombinat, ku po vazhdojmë me procesin e demolimit, proces që ka filluar prej disa kohësh. Këtu jemi në pallatin nr. 155. Është një pallat relativisht i madh dhe besojmë se fazën e parë në Kombinat e mbarojmë brenda pak ditëve. Në total ne kemi 198 pallate, të cilave u kemi bërë akt-ekspertizë të thelluar. 111 janë për t’u demoluar dhe vetëm në Kombinat janë për t’u demoluar 67 pallate. Besoj se brenda 2-3 muajve e përfundojmë procesin e demolimit,” u shpreh Çuko.

Nga ana tjetër, ai tha se ky proces po ecën me mirëkuptim të plotë të banorëve. “Me procesin e evakuimit kemi nisur prej kohësh. Kemi mirëkuptimin e të gjithë komunitetit. Kemi lëvizur gjithë plaçkat, orenditë e pajisjet shtëpiake, ndaj nuk kemi asnjë lloj konflikti për ecurinë e këtij procesi,” deklaroi ai.

Ndërsa, administratori i Njësisë 6, Adriatik Merko, tha se paralelisht me këtë proces po ecet edhe me shpronësimet e banorëve dhe bizneseve.

8 komente në “Rindërtimi në Kombinat, vijon procesi i demolimit të pallateve të shpallura të pabanueshëm dhe me rrezik të lartë: Kemi mirëkuptimin e plotë të banorëve”

  1. bledi says:

    ‘ Demolimit ‘ ?
    O gazetar ! Shko meso shqip. Na e shpife.

    1. Pordhacët që bastardojnë gjuhën shqipe says:

      I nderuar Bledi,
      Keta Jane nga ata pordhacët që hane fara luledielli dhe I fusin ndonje fjalë të huaj aty ketu per t’u dukur si kozmopolitanë,
      I degjon kur diskutojne dhe ti e kupton sa bosh që janë.
      “I ka fut nji të demolume eskavatori dje mër jahu!”
      Ose:
      “E pe Bajernin çar goli? I ka fut Levandovski nji razoterra, e ka qeth barin mër, e ka qeth.”
      Dhe to e kupton se po ta pyesesh më shumë, i dalin petët lakrorit.

  2. Gjuha shqipe says:

    Prishja shkaterrimi hedhja ne toke o gazetar se ka plot njerez qe nuk e kuptojne fjalen demolim si ajo fjala tjeter qe perdorni shpesh paparaci thuje fotografi

  3. joel shkodra says:

    Ka mundesi qe keta gazetaret tane te dine me mire gjuhet e huaja se shqipen. Kjo sepse gjuhet e huaja i kane mesuar me metoda e libra, ndersa per shqipen as ne shkolle, as ne jete, nuk kane hapur ndonje liber gramatike dhe as fjalore. Keshtu duan te duken si “me te ditur” se ne, populli i thjeshte.

  4. durrsak 24 karat says:

    O komentues, qe veteshpalleni gjasme “patriote”!
    Merruni me problemin dhe jo me fjalen “demolim”.
    Asht nje fjalë-term, qe nuk përkthehet.
    Lajmi nuk mund te hidhet poshte per nji fjale!
    Mos fyeni gazetarin me fjalor te papershtashem.

    1. Të flasim drejt says:

      Durrsak prej Maminasi, apo nga Iraku? Sepse nuk të bën përshtypje masakrimi i gjuhës shqipe.
      Ndoshta nga që Arabishten e ke ne rregull.
      Gazetari ka fyer veteveten. Keta komentuesit ketu vetem sa kane nxjerre be pah problemin me gazetarët e sotëm, qe jane me pakicë.

    2. joel shkodra says:

      O “durrsak”, nese nuk e di a ka fjale shqipe, hap fjalorin italisht-shqip dhe do te gjesh: demolizione – shembje, rrezim. Dhe jo vetem kaq, por gazetari demek e ka shqiptarizuar fjalen italiane “demolizione” duke e kthyer “demolim”, fjale qe nuk ekziston. Por, fjaloret jane per njerezit e thjeshte dhe jo per “gazetaret e larte”.

    3. Ylli says:

      Durrsak unë për vete kam blerë disa fjalor i mbaj hapur në tavolinë,këta të tjerët janë dembela,varu trapin.I duan gati nga gazetari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje