Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca ka dalë në mbështetje të iniciativës për krijimin e Parkut Kombëtar të Vjosës.
Në një postim në rrjetet sociale, diplomati i lartë evropian thekson se BE po e ndjek nga afër këtë situatë së bashku me ambasadat e tjera. Është thelbësore, thekson Soreca, që zëri i komuniteve lokale të dëgjohet.
“Ne mbështesim iniciativën për krijimin e Parkut Kombëtar Vjosa. BE vazhdon ta ndjekë këtë nga afër së bashku me Ambasadat e BE dhe në konsultim me autoritetet e Shqipërisë. Është thelbësore që zëri i komuniteteve lokale dhe ekspertëve të mjedisit të dëgjohet”, shkruan ai pas një vizite në Përmet.
Shumë shoqata në mbrojtje të mjedisit, shkencëtarë dhe aktorë me famë botërore po kërkojnë mbështetje për ta shpallur Vjosën Park Kombëtar, në mënyrë që t’i shpëtojë planeve për shkatërrimin dhe ndërtimin e HEC-eve.
Pse nuk shpallet Park Kombëtar edhe Parku Madh I Liqenit të Tiranës? Është TURP I madh që mbahet akoma I ndarë copa copa si gjoja pronë private, në mënyrë të qëllimshme që kur jepen për pallate e lokale të fshihen “BUKUR” pronarët e rinj pas gjoja “respektit” për pronën private. Me këtë MOTIVACION na “dhuruan” edhe një varrezë mu tek juvenilja, që po u kujton “bukur” shetitorëve VDEKJEN çdo ditë.
.