VIDEO: Rama publikon pamjet nga punimet në rrugën e Arbrit

26 Maj 2021, 09:10Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin e një videoje nga punimet e rrugës së Arbrit.

Rruga e Arbrit është një ndër rrugët që pritet të bëjë realitet ëndrrën e dibranëve për të shkurtuar kohën e lëvizjes me kryeqytetin.

Në videon e publikuar nga kryeministri, paraqiten pamje nga rruga mes maleve dhe bukurive te natyrës, një pjesë e së cilës ka përfunduar, ndërsa një tjetër ende është duke u punuar.

“Mirëmëngjes dhe nga rruga e Arbërit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në një postim në rrjetin e tij social Facebook.

Ndërkohë në inspektimin e fundit që kreu i qeverisë ka bërë në këtë rrugë, vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit të 2021, ka theksuar se se me përfundimin e Urë së Vashës dhe me ndihmën e bypassit të Murrizit, tanimë i gjithë aksi i rrugës së Arbrit është i lidhur.

2 komente në “VIDEO: Rama publikon pamjet nga punimet në rrugën e Arbrit”

  1. specialisti says:

    Te lumshin duart o Rrok Gjoka.
    Rruge ne mes maleve, e ate e ben vetem nje malsor si ti.
    Pune te mbare.
    Mbaroje sa me shpejt, per popullin e Dibres e Shqiperise.
    Enderr qe po kthehet ne realitet.
    E filloi Fatos Nano, me nje podium, per zgjedhjet e vitit 2005 por u la .

  2. Kinom says:

    Ju lumte mendja e ndritur o gjigante, hallall I pac votat tona ju e meritoni nji urim te vecante per firemen ndertuse me punonjesit e saj nji bravo, ju lumte. Populli I dibres duhet te beje vleresimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje