"Sali Berisha ka shkelur mbi kufoma, meriton poshtërimin në pleqëri! Do doja të mos shkojë nē botën tjetër pa ndjerë ato dhimbje që na ka shkaktuar"

28 Maj 2021, 10:36Politika TEMA

Nga Entela Resuli

Një nga krimet më të rëndĕ që na ka shoqëruar gjithë këto vite në kronikat e lajmeve ka qenë rrëmbimi dhe zhdukja e biznesmenit, shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha.

Vitin e kaluar, kur u mbushën 25 vite nga ky moment, familja ndërpreu kërkimet që i kishte vazhduar çerek shekulli.

Djali i Hoxhës, Ardiani, i cili prej vitesh, u kishte bërë kërkesa institucioneve për zbardhjen e kësaj ngjarje, u dorëzua! Përpjekjet e tij që shteti ta merrte seriozisht këtë çështje duket se nuk kishin më kuptim.

Hoxha kishte kërkuar nëpërmjet letrave zyrtare, por edhe personalisht, kohët e fundit kryeministrit Edi Rama që të mundësonte rihapjen e kësaj çështje, ashtu siç edhe i kishte premtuar, për të mësuar më shumë për rrëmbimin dhe zhdukjen e babait të tij, por asgjë nuk u bë.

Dënimin e atyre që urdhëruan vrasjen e babait të tij, Ardiani ia la në dorë Zotit!

Sali Berisha ka qenë një ndër të akuzuarit kryesorë të familjes Hoxha. Sipas tyre, mbi rrëmbimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës kishte dorë ish-presidenti i asaj kohe Sali Berisha. Dhe po sipas familjes Hoxha, gjatë gjithë këtyre viteve ai ka penguar zbardhjen e kësaj çështje.

Një javë më parë, ish-presidenti dhe ish-kryeministri u shpall “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit “për akte korruptive që cenojnë demokracinë në Shqipëri”.

Ardian, ju keni akuzuar Sali Berishën për rrëmbimin dhe zhdukjen e babait tuaj, por cila ishte ndjesia që patët kur u informuat se ai (Sali Berisha) ishte shpallur “non grata” nga ShBA?

Kur u informova që Sali Berisha u shpall person “non grata” në ShBA, normalisht u ndjeva mirë pasi ishte një rikonfirmim i asaj që ne e kemi thënë dhe ditur prej shumë kohësh, që Sali Berisha është një njeri i lig, një njeri që ka bërë shumë krime, një kriminel.

Pra ka ardhur koha që të gjitha zullumet që ka bërë në këto 30 vite të dalin në shesh. Ndoshta tani është vetëm fillimi i daljes së tyre në dritë. Le të shpresojmë edhe njëherë…

Ai tani është në kohën e pleqërisë që normalisht do duhej të thotë se nuk ka më ndikim direkt në vendimet politike, por unë mendoj që, sa është gjallë ai do të jetë pengesë për të gjitha zhvillimet në Shqipëri. Rrjedhimisht edhe për zbardhjen e krimeve të ndryshme që ka bërë dhe janë bërë në kohën e tij.

Shpresoj që shpallja ”non grata” të jetë vetëm fillimi i rënies së lavdisë që ai aq shumë e kishte kërkuar dhe ëndërruar, qoftë edhe duke shkelur mbi kufoma.

E konsideroni të vonuar këtë vendim të Departamentit te Shtetit?

E konsideroj pak të vonuar të them të drejtën, por përsëri, si i thonë asaj fjalës së urtë popullore, “më mirë vonë se kurrë”. Mendoj se me këtë vendim është thyer akulli i Sali Berishës dhe tani mendoj se duhet të dalin të gjitha krimet që ai ka bërë, jo vetëm rrëmbimi dhe vrasja e babait tim.

Do të dëshiroja që sa të jetë gjallë t’i përjetojë të gjitha këto turpërime, dhe mos të shkojë në botën tjetër pa i ndjerë të gjitha këto poshtërime të cilat i meriton, një e nga një.

Po reagimin e Berishës, faktin që do e hedh në gjyq për shpifje Sekretarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, si e shikoni ju?

Propagandë dhe për të tërhequr vëmendjen në kah tjetër. Ai e ka shumë të vështirë të ndryshojë rrjedhën dhe është shumë qesharake kjo padi. Po kaq qesharake dhe e çmenduri e radhës është që thotë se është shpallur “non grata” për shkak të Kosovës.

Mendoni se do dënohet?

Do të duhej, patjetër. Ai këtu ka qenë dhe krimet e tij i kemi parë ashiqare, por gjithashtu ka qenë i zoti për t’i mbuluar, megjithatë vjen një ditë kur jo gjithçka fshihet. Një ditë do të dalë boja.

Për aq vite jetë sa i kanë mbetur dhe sa është gjallë Sali Berisha, mendoj se do të këtë pleqërinë më të keqe që ka kaluar dikush. Do të ndihet i poshtëruar, do të ndihet keq për vetën, por edhe për pasardhësit e tij, të cilëve nuk u ka lënë vend në Shqipëri. (DITA)

11 komente në ““Sali Berisha ka shkelur mbi kufoma, meriton poshtërimin në pleqëri! Do doja të mos shkojë nē botën tjetër pa ndjerë ato dhimbje që na ka shkaktuar””

    1. Zeni biri i qenit says:

      Sali Berisha ka shume per te paguar dhe i uroj jete sa me te gjate.

      1. Illyrian says:

        “May you live forever, Ephialtes”

  1. Lili says:

    Krime pa fund ka bere,per cdo here qe shfaqej ne ekrane ka terrorizuar te madh e te vogel me cfare nxirrte nga goja

  2. TROPOJA says:

    Familja e Remzi Hoxhes paska qene pa vrere. Harram gjaku i babait. Sot qendrimi ndaj berishes jo dinjitoz. Kishit 25 vjet kohe.

    1. Ilir says:

      C’mizerje krijese je ti, c’dreq perbindshash lindin ne kete toke, qe ti flasesh ne ate menyre per gjakun e te atit tjetrit… Pas gjithe vuajtjeve pa fund qe kane kaluar si familje…?!!

  3. Buda says:

    Kriminel, hajdut dhe monster qe ka tronditur edhe foshnjat ne barkun e nenes!

  4. Taulant says:

    Pse i bini me qafe “kot” ketij “robi” te Zotit mor njerez.
    A e dini kush eshte ky? Jua them une:
    Ka ardhur ne Tirane per studime me nje valiçe druri, jo se nuk kishte, por se ashtu ishte moda.
    Kreu me sukses studimet, me pas specializimet, si gjithe te tjeret.
    Antar te PPSH, nuk mund ta benin, me gjithe ngulmimin e te interesuareve, sepse ai kish nje enderr: Donte te ishte anetar i Partise Demokratike, por me qe ajo parti ne ato kohera nuk egzistonte, dhe ai pa parti s’mund te rrinte, hyri tek e vetmja parti qe ishte, pra nuk arriten ta benin te tjeret, por u be vet.
    Rasti e desh qe gjyshit te Andi Bushatit, ti vdiste kardiologu, dhe tjeter kardiolog ne ate kohe nuk kishte, keshtu qe desh, nuk desh, shoku Hysni Kapo zgjodhi per mjek te vetin kete mrekulli te shkencave mjekesore, per me teper pasi ai vinte nga nje krahine e Shqiperise, qe kur “jep fjalen, o e mban, o ther djalen”
    Dite mbas dite, rrodhi koha. Erdhi dita qe shoku Hysni na la shendetin, ky vazhdoi te interesohej per familjen e Andit te vogel qe te rritej e shendetshme dhe e forte.
    E keshtu qe te mos ju merzite shume, fati e deshi qe Perendimi te behej me i kuq se Lindja, dhe se duheshin burra te tjere per tu prire turmave
    dhe ja ku kemi zotin Sali Ram Berisha, president.
    As nuk ka rrahur njeri, as nuk ka burgosur njeri, as ka vjedhur kurre ndonje gje, perfshi edhe zgjedhje per udheheqje turmash.
    I ndjeri Remzi Hoxha, ish per fat te keq me semundje te pa sherueshme, dhe zgjodhi te vdiste ne Klubin e Gjuetise ne Lezhe, ne shoqerine e nje fare Arben Sefgjini, qe me duket se ishte mjek, si Saliu, dhe u kujdes per ditet e fundit te te ndjerit.
    Te tjerat me mbrapa i dini vet. Mos e mallkoni kete “rob zoti”, se ky eshte kujdesur shume, po fare shume qe Shqiperia jone e bukur te lengoje.

  5. Fu says:

    Kur te ngordhe…ti dhjesim mbi varr!!!

  6. rexha 10 says:

    PROBLEMI ESHTE SE MBASI I KTHEU NE KUFOMA ,U MUAR GJITHE JETEN E TJE ,VETEM DUKE I SHARE TE VDEKURIT E C’DO SISTEMI . JO VETEM ME ATO QE VRAU E ZHDUKU VETE. KY ESHTE ME I KEQE SE SA KARAXHICI I SERBISE QE VEPROI KUNDER KOSOVAREVE. KY MIRE QE RA PREJE KALI ,SEPSE KETA TIPA NUKE ZBRESIN KURRE NGA KALI PA BERE REPREZALJE NE POPULLIN E TIJE . KY ESHTE GATI QE TI PUSHKATOJE TE GJITHE NJERZIT ,VETEM QE TE MBAJE VENDIN E TIJE SI MBRETE TE VENDIT. NGATERROI GJITHE HISTORINE E ATIJE POPULLI ,DUKE DEFORMUAR TE GJITHA DATAT HISTORIKE TE ATIJE POPULLI. TE IMAGJINONI EDHE DATEN E FLAMURIT TE KOMBIT TE NGRITUR NGA ISMAIL BEJ QEMALI I VLORES. SEPSE NE BURREL SALIU KISHTE NJE DATE TJETER PO TE NGRITJES SE PO KETIJE FLAMURI. .PO KESHTU DATEN E CLIRIMIT TE SHQIPERISE GJATE LUFTES SE DYTE BOTERORE. SEPSE GJERMANI I FUNDIT KISHTE IKUR NGA SHKODRA PER NE TROPOJE ME DATEN ,QE VETE SALIU E DINE . DUHET TE MBAHET MENDE SI NJE KRYEKRIMINELE E VRASES I ATIJE POPULLI,VETEM SEPSE MBRONTE VRASESIT ,SEPSE AI JEPTE URDHER PER TI VRARE.
    ASNJE HERE NE DREJTIMIN E KETIJE VRASESI SHQIPERIA NUKE KA PASUR KURRE UNITETE KOMBETARE.TEORIA E KETIJE ISHTE PERCA E SUNDOJE ATE VENDE PO DESHE QE TE JETOSHE GJATE.

  7. Rrofte Kadareja says:

    Shkodranet kane nje fjale te “bukur” per te paudhet, kur duan te mallkojne te paudhin thojne.:” t’ardhe fundi me samar”.
    Ja çfar ndodhe. Nje nder te zezat qe i ka ba ketij vendi, asht perpjekja e pandaleshme e doktor mortjes, per te pengue qe Shkrimtarit te Madh Ismail Kadare ti behej e pamundur marrja e Çmimit Nobel, duke derguar dokumenta tere shpifje e monstruozitete, teresisht te paqena, siç di ai i mallkuar te shpifi, ndaj nje njeriu jo vetem i rralle ne fushen e letrave, por ndaj nje atdhetari gjigandy i cili ka ndihmuar shume ne çeshtjen kombetare. Bash per kete, ky kollos ka marre me qindra tituj nderi ne kryeqytetet me te rendesishem te Botes, ka tituj nderi te panumurta, e çfar te thuash per Kadarene tone te madh.
    Persekutori i tij dhe i krejt shqiptareve, i turperuari i madh Sali Berisha, “per meritat e medha kunder kombit te vet, per hajduteri, per shkeljet flagrante te te drejtave te popullit te vet, per gjakderdhjet, dhunen, percarjen e shqiptareve e njemije te zeza, u shpall “non grata” ( i pa desheruar) nga Miku me i Madh i kombit Shqiptar, DASH, me nje motivacion teper ooshterues, qe i a kalon shume here edhe Pinocetit.
    Ky eshte fillimi i fundit te nje qenie te urryer, gje qe shqiptaret e perjetuan si fillimin e nje RILINDJE-je te dyte.
    Ismail Kadare ben jete te qete, gezon respektin e gjith njerezve, shijon i qete ngrohtesine e familjes, e din pse jeton, ndersa mostres se Vicidolit e bandes se tij i eshte vrare gjumi, pret qeline e ftohte ndoshta me gjysen e familjes….
    Jete te gjate i Madhi Kadare familjarisht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje