Me çfarë po sfidohet Lulzim Basha?

29 Maj 2021, 19:10Politika TEMA

Nga Ergi Picaku

Fushata për kryetar në partinë Demokratike ka nisur zyrtarisht dhe kandidatët që janë përballë kreut aktual Lulzim Basha kanë paraqitur platformat e tyre për drejtimin e selisë blu. Si për t’i treguar Bashës së duhet të largohet, emëruesi i përbashkëti të tre kandidatëve është kufizimi i mandatit të kryetarit që duhet të japë dorëheqjen nëse nuk udhëheq partinë drejt suksesit në zgjedhjet parlamentare.

“Duhet të vëmë pikat mbi “i” për sa i përket meritokracisë brenda në parti, qarkullimit të elitave partia demokratike ka nevoje për një statut të ri. Kryetari i partisë nuk duhet të rikonfirmohet më në detyrë, duhet të japë dorëheqjen mbas një humbje në zgjedhjet e përgjithshme”, shprehet Edith Harxhi.

“Ndarja e rolit të kryetarit nga administrator i partisë. Kryetari është udhëheqësi politik i partisë për 4 vjet. Mandati i kryetarit mbaron kur shpallet rezultati i zgjedhjeve dhe ai ose është kryeministër ose ikën. Kryetarët lëvizin partia mbetet”, thotë Fatbardh Kadilli.

“Kryetari që humbet zgjedhjet i mbaron mandati dhe nuk ka të drejtë rizgjedhjeje. Nuk është hera e parë që një opsion i tillë paraqitet”, shprehet Agron Shehaj.

Kritikët e Lulzim Bashës e propozuan edhe në vitin 2017, por pa gjetur mbështetje. Katër vite më pas, Lulzim Basha nuk ka vetëm një kandidat rival përballë, por tre të tillë. I pari që doli publikisht me një program për drejtimin e PD-së, ishte Fatbardh Kadilli, i cili foli për një parti të hapur që të pranojë brenda vetës fraksione që përfaqësojnë mendime të ndryshme.

Ndërsa Edith Harxhi mendon se PD ka humbur identitetin e saj e për këtë arsye sheh si të vetëm zgjidhje një ristrukturim të thellë të partisë.  Agron Shehaj, është i vetmi mes 3 sfidantëve që vjen nga grupi parlamentar dhe është një nga njerëzit e afruar në parti nga vetë Basha. Ai mendon se duke i dhënë më shumë peshë në vendimmarrje anëtarëve të thjeshtë do të forcojë akoma më shumë partinë.

Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli, reflektimin dhe ndryshimin e Partisë Demokratike e lidhin edhe me qeverisjen e ardhshme të vendit. Platforma e tyre në disa pika i ngjan edhe një programi qeverisës që u drejtohet jo vetëm anëtarëve të Partisë Demokratike.

Për analistët, fakti që në garë për kreun e PD janë katër kandidatë nuk tregon për hapje të partisë por të kundërtën. Edlira Gjoni e sheh si tregues të fraksioneve brenda saj që më shumë se sa e bashkojnë e përçajnë PD. Pavarësisht këtyre platformave e programeve, Afrim Krasniqi mbetet skeptik. Sipas tij  PD po tregon që nuk ka ndërmend të shkëputet nga e shkuara.

Për herë të parë për zgjedhjen brenda partisë demokratike foli Sali Berisha. Lideri historik i demokratëve shprehu habi për afrimin e procesit pasi sipas tij zgjedhjet duhet të ishin paraprirë nga një analizë e thellë, duke dhënë si rrallë herë një sinjal që nuk shkon në sinkron me lëvizjet e Lulzim Bashës.

“Jam i habitur nga votimi unanim i Këshillit Kombëtar për datën e zgjedhjeve, detyra me kryesor është faktimi i batërdisë elektorale para shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar dhe e dyta një analizë serioze e të gjithë veprimtarisë së Partisë”, tha Sali Berisha.

I pyetur nga Alfred Lela, në “PolitikON”, nëse Basha duhej të kishte dhënë dorëheqjen, Berisha edhe pse e quan si një akt individual, sërish dërgon një sinjal që nuk puqet me qëndrimet e Bashës. “Kjo është një çështje individi por kjo pyetje nuk mund t’i bëhet një njeriu që tashme e ka dhënë dorëheqjen, unë kam pasur këtë vendim”.

Lulzim Basha, i cili kërkon një mandat të tretë në krye të Partisë Demokratike, nuk ka paraqitur një platformë apo program, duke synuar te vazhdimësia e çfarë ka nisur prej vitesh. Por ishte pikërisht lideri historik i demokratëve që shpjegoi se ka diçka akoma më të rëndësishme se premtimet e garuesve. “Miqësisht iu bëj thirrje demokratëve, bëni gjithçka për dinjitetin e kësaj gare sepse është në interesin tuaj dhe duhet të dalim nga kjo garë faqebardhë”.(A2)

6 komente në “Me çfarë po sfidohet Lulzim Basha?”

  1. fteri says:

    Lulëzim Bashën e ka sfidur Amerika dhe biri i shquar i popullit amerikan Presidenti Joe Biden,me anë të Sekretarit shtetit ,dhe Ambasadores respektuar në shqipëri- Yuri Kim e nxori në listën e zezë ndërkombëtarisht Sali Berishën familjerisht dhe Lulëzim Bashën ku të dyve u dha një grusht dërmonjës politik ,bashkë me të edhe të gjithë doktrinës ngritur false të Breishizmit 30 VJET në shqipëri . se ky na qënka lideri HISTORIK E DEMOKRACISË NË SHQIPRI !,por në të vërtet ky e vrau demokracinë e shkatrroi shqiprinë .

    Amerika vertetoi edhe njëherë se respekton e nderon vetëm popullin shqiptar,jo lider të korruptuar që popullit i kan hyp në zverk si Sali Berisha , Iliri Meta dhe Lulëzim Basha .

    Populli amerikan është mik përjetë i popullit shqiptar ka thënë Hilari Klinton dhe jo vrasit ,hajdutët . Kjo është dita e demokracisë, tha Joe Biden kur bëri betimin para kapitolit ,një ditë e historisë dhe e shpresës për popujt,me sa duket edhe për shqiptarët që do vendosin ligjin e drejtësin.

  2. fteri says:

    Lulëzim Bashën e ka sfidur Amerika dhe biri i shquar i popullit amerikan Presidenti Joe Biden,me anë të Sekretarit shtetit ,dhe Ambasadores respektuar në shqipëri- Yuri Kim e nxori në listën e zezë ndërkombëtarisht Sali Berishën familjerisht dhe Lulëzim Bashën ku të dyve u dha një grusht dërmonjës politik ,bashkë me të edhe të gjithë doktrinës ngritur false të Breishizmit 30 VJET në shqipëri . se ky na qënka lideri HISTORIK E DEMOKRACISË NË SHQIPRI !,por në të vërtet ky e vrau demokracinë e shkatrroi shqiprinë .

    Amerika vertetoi edhe njëherë se respekton e nderon vetëm popullin shqiptar,jo lider të korruptuar që popullit i kan hyp në zverk si Sali Berisha , Iliri Meta dhe Lulëzim Basha .

    Populli amerikan është mik përjetë i popullit shqiptar ka thënë Hilari Klinton dhe jo vrasit ,hajdutët . Kjo është dita e demokracisë, tha Joe Biden kur bëri betimin para kapitolit ,një ditë e historisë dhe e shpresës për popujt,me sa duket edhe për shqiptarët që do vijn ditë të mira ,do vendosin ligjin e drejtësin.

  3. Te flasim shqipen paster says:

    Po nuk e di ti, more djale, qe shqip mund te thuhet me bukur “Me c’fare perballet Lulzim Basha?”
    Perse duhet te fusim keto fjale te panevojshme (barbarizma) nga italishtja?

  4. Moli says:

    Lideri “historik” (vrasesi historik, kryekrimineli, gajduti, hipokriti dhe mashtruesi profesionist) u paska bere thirrje te veteve qe zgjedhjen ta shohin miqesisht dhe te ruajne dinjitetin (sikur ka patur ndonjehere dinitet kjo parti). Kandidatet per kryetar jane te gjithe te infiltruar nga Berisha, sidomos Harxhi, shoqe e ngushte e Zonjes Argita Berisha (Malltezi)! Keta flasin kunder Bashes dhe syete i mbajne nga Berisha, nga Plaku i Dhjere! Me pak fjale, ku ishe, as gjekundi! Ne krye te Partise Berishiste do te vazhdoje udheheqjen nen udhen e ndritur te njeriut me te neveritshem ne Planetin tone! Nuk e di perse eshte bere si pikepyetje dhe e merr ana!!!

  5. Pokeristi says:

    Teater absurd!!!…
    Ka ardhur koha sapunit t’i themi sapun dhe djathit jo me i djathte,por djathe bajat i qelbur.S’duhet shitur me djathi i qelbur per i djathte i fresket.
    Te kater kandidatet jane marioneta besnike te Sali ziut.PD-ja eshte nendetese ne fundosje dhe merr fryme vetem ne saje te gypit te periskopit qe sherben vetem per shikim,jo per frymemarje.

  6. trendafili Permetit says:

    Jam plotesisht dakort me kerkesen e tre kandidateve: ne rast humbje kryetari duhet te jape doreheqjen; ne rast se behet kryeminister, ngelet kryetar. Tani pyetja ime eshte kjo; Partia Socialiste e ka ne statut po te njejten gje, perse po keta kandidate thone te kunderten per Partine Socialiste qe Edi Rama s’ka bere zgjedhje per kryetar ketu e 8 vjet? Perse duhet ti beje zgjedhjet per kryetar kur e voton populli per kryeminister dhe nga 120 mije antare qe do ta votonin per kryetar e votojne 780 mije qytetare?! E, pra, keta kandidate jane femije genjeshtare dhe mashtrues , nuk jane serioze me ate qe thone dhe s’ka se si te jene te pershtatshem qe neser te drejtojne vendin, pa partine le ta drejtojne; keta jane njesoj si LUlezimi. Ka njerez te mençur dhe te rinj pd, psh ai djali qe ka qene i rinise etj, me plot pathos, dije, intelektualizem e vizion. Por partia demokratike eshte kthyer ne bisnes si bisnesi Agron Shehaj. Pyetja e fundit per te gjithe eshte: vertete e duan kaq shume Shqiperine dhe shqiptaret keta te partive politike sa nuk lene gure e dru pa levizur e shajne njeri tjetrin deri tek molla blue?,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje