Revolucion në Kinë, çiftet lejohen të kenë 3 fëmijë

31 Maj 2021, 11:31Lifestyle TEMA

Një revolucion i madh ka ndodhur së fundmi në Kinë, pasi autoritetet do të lejojnë çiftet të kenë deri në tre fëmijë, duke i dhënë fund politikës strikte të dy fëmijëve.

Ndryshimi u miratua nga presidenti Xi Jinping gjatë një takimi të zhvilluar me byronë politike.

E gjithë kjo lëvizje erdhi pasi të dhënat nga censi i fundit treguan se rritja e popullsisë në Kinë ishte në nivelin më të ulët në dekada.

Të dhënat e censit që u prezantuan në fillim të muajit maj, tregojnë se vitin e kaluar u lindën 12 milionë fëmijë në Kinë, nga 18 milionë që erdhën në jetë në vitin 2016, shifër kjo që për herë të fundit ishte regjistruar në 1960.

Për këtë arsye ishte shumë e pritshme që pas të dhënave nga censi, politikat e forta për dy fëmijë në familje, do të relaksoheshin.

2 komente në “Revolucion në Kinë, çiftet lejohen të kenë 3 fëmijë”

  1. Kinezet jam popll puntor ,s’rijn’byth gtan diten ,tuj e majt m’dor .
    bash nji ket llaf e ka than vet Konfuci
    sa ma shum sex & kinez aq ma shum zhvillim
    hajt bre ta gzojm nji ket Kine.

  2. Like says:

    Cili vend nuk ka probleme me lindjet?? Me politikat qe ndiqen sot femijet jane nje barre e rende per familjet dhe per ta jeta eshte e veshtire per ta perballuar vetem.
    para 20 vjetesh 15 vjeç dilnin dhe fitonin jeten me dinjitet. sot 30-35-40 dhe nuk e lene dot shtepine e prinderve. Pa pune dhe me nje barre borxhi 30 vjeçar per te paguar. respekti shoqeror ishte fundamental perveç rastit te racizmit. sot respekti eshte shnderruar ne selfishness (perveç Britanise ku niveli altruist eshte me i larti ne bote megjthse i klasifikojme si raciste).
    Mbas 20 vjetesh problemi do te jete edhe me i madh mbasi do te kete nje hendek te madh moshash. do te fillojne baby boomers por pa moshe te mesme. vetem te rinj e pleq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje