Gazetari Artan Hoxha u shpreh në ABC se me rihapjen e dosjes, pret që ish-kryeministri Sali Berisha të shkojë në gjyq si dëshmitar për 21 Janarin dhe që minimalisht të dënohen ekzekutorët.
“Drejtësi për 21 janarin është që personat përgjegjës, “punëtorët e krimit”, ata që kryejnë vrasjen, duhet të ndëshkohen. Nëse ti e drejton armën mbi një qytetar ti e di pasojën që ka arma, ti nuk je amator, por profesionisti më i mirë.
Minimalisht punëtorët e krimit dhe ekzekutorët të shkojnë atje ku kanë vendin. Ata nuk janë vrasje pa dashje. Ai nuk ishin duke vaisur automatikun dhe u ra arma nga dora. Por kur unë marr vijë shënimi, kjo nuk është vrasje pa dashje.
Duhet të rikualifikohet vepra penale dhe tjera duhet të ketë një hetim shterues për të shkuar te “brigadierët” që kontrollin punëtorët. Thjeshtë ta marrë një prokuror sot me këtë mundësi ta lexojë dhe njëherë dosjen ka për të gjetur plot prova të reja.
Unë shpresoj kaq; Berisha është një njeri që nuk ka shkuar kurrë para gjykatës, për 14 shtatorin është thirrur 56 herë dhe nuk ka shkuar asnjëherë dhe policia nuk e ekzekutoi urdhrin e arrestit kurrë.
Minimalisht pres të shkojë në cilësinë e dëshmitarit se ku i dinte ato që tha” deklaroi Artan Hoxha në emisionin Log.
“Berisha dhe Ndrea Prendi dolën në një intervistë në të njëjtën kohë. Dhanë alibi për ngjarjen. Në asnjë moment nuk ka dalë që është qëlluar dritarja e kryeministrit. Predhat nuk janë mbi muret e kryeministrisë. Ata kishin informacion që një Benz me targa gjermane ishte parkuar para shtëpisë së Berishës për të bërë atentat. Por kjo nuk u provua.
Berishën e implikon ajo që bëri pas ngjarjes. Çështja e 21 Janarit nuk është mbyllur asnjëherë sepse kemi dy të vrarë pa autorë. Nuk ka nevojë fare për prova të reja.
Disa OPGJ kanë marrë dosjet. Thuhet që ka mungesë të një hetimi efektiv për zbardhjen e ngjarjes dhe mohimin e aksesit familjar dhe e dyta “jemi informuar që ka mungesë të hetimit. Ky hetim nuk ka mbaruar”, u shpreh Hoxha.
o artan enver hoxha nuk u denua asnjehere per krimet e tij,sepse thojne qe ashtu ishte sistemi,u be cfar u be ra ai sistem dhe erdhi sistemi qe te gjithe jan njelloj perpara ligjit,te pakten ne komunizem vetem enveri nuk u therriste ne gjykate,te tjret qeveretaret e tij per cdo abuzim ose denoheshin me vdekje ose me burg,te gjith te tjeret ishin njelloj perpara krimit,kurse sote shohim jo vetem ish presidenti apo ish kryeministri sali berisha qe nuk denohet,po ky as qe nuk thirret per deshmitar,CFAR NDRYSHOJ NGA KOMUNIZMI ME SISTEMIN E SOTEM SE NUK E KAM KUPTUAR ASNJEHERE KUR JO VETEM NJESHI POR AS ZAGARET E NJESHIT NUK DENOHEN,mos valle ishin me fuksionale istucionet ligjore ne kohen e dulles????/
Po cfare provash duhen qe te denohen shkaktaret!
Jane te qarta nga filmimet se kush qelloi dhe kush urdheroi masakren. Ata duhet te paguajne per krimin qe bene qe nga Saliu, Basha e deri tek policet qe benin terror neper Tirane pas mitingut,deri ne mes te nates.
O TANI ,NUKE BEHET ME GJYGJI I TYRE ,SE NJERI I VRAU ,DHE TJETERI I BERI DESHMORE .
ATEHERE KUJTE DUHET TI BESOJME ????? ATIJE QE I VRAU ,DHE SE PRANOI ,APO ATIJE QE I BERI DESHMORE DHE NUKE I SHKOI DERI NE FUNDE CESHTJES SE GJYGJIT .
Ehe, Do te denohet Sala, ehe
hajde popull Kar hajde.