Lajmi se Ilir Meta ishte prishur me botuesin e gazetës Koha Jonë mori dhenë.
Bilushi i Metës, i gjendur në pozitë të vështirë, vendosi të bëjë një sqarim, ku të tregonte të vërtetën e hidhur të këtij divorci:
“Të nderuar miq!
E dini që shumë prej jush jeni befasuar nga ajo që ka ndodhur mes presidentit Meta dhe botuesit të gazetës Koha Jonë.
Por dua të jem i sinqertë me ju.
Presidenti Meta kishte kohë që dyshonte tek loja me dy porta e Nikollës.
Para afër një viti ai e thirri dhe i kërkoi të sulmojë Linda Ramën.
Jo se kishte gjë me të, por donte ta vinte në provë.
Nikolla aty u pa që ishte peng i Edi Ramës.
-Mos më ngatërro me gratë e të tjerëve, i tha, dhe iku.
Atëhere presidenti e kërcënoi duke hapur fjalë se do hapte një medie të re, që do ta drejtonte një gazetare e Ora Neës, e persektuar nga Erion Veliaj.
Por Nikolla sërisht nuk u dorëzua.
Ky ishte dyshimi i parë.
Dyshimi i dytë lindi gjatë fushatës.
Kur Ilir Meta zbuloi se Luan Rama ishte agjent i dyfishtë dhe punonte edhe për Damianin, edhe për vete, Ilir Meta e demaskoi brenda LSI në Vlorë, dhe bëri thirrje të votohej e dyta në listë.
Ja kërkoi këtë dhe Nikollës ta bënte.
Ai nuk e bëri, por thoshte:
-Jam dakord të mbështes të dytën, qenka vajzë e bukur, e meriton mbështetjen e presidentit, dhe botonte foton e saj në faqe të pare çdo ditë.
Por nuk e demaskoi tradhtinë e Luanit.
Kupa u mbush pas zgjedhjeve, kur Nikolla i kërkoi të dekorohej Koha Jonë me rastin e 30- vjetorit.
Propozimi ishte djallëzor, pasi synonte të fuste në konflikt Ilir Metën me Sali Berishën.
Pra Meta do dekoronte gazetën Koha Jonë, pse kishte qenë e persekutuar nga Berisha.
E gjithë kjo ishte lojë djallëzore e Damian Gjiknurit dhe Edi Ramës.
Ilir Meta në fillim nuk donte t’ia thoshte hapur.
I tha me takt që nuk kam më dekorata, se i harxhova në fushatën e LSI-së.
Kur Nikolla këmbënguli, atëhere ai e demaskoi si agjent të dyfishtë.
Ai iku me bisht në shalë dhe sot e ka bërë publike dashurinë e tij me Edi Ramën dhe Damianin.
Kjo tregon në largpamësinë e vendimit të presidentit”.