Prapaskenat e pazareve të 25 prillit: Basha i ofroi 14 kandidatë në listë të sigurtë, LSI donte 22

3 Qershor 2021, 09:33Politika TEMA

I ftuar nga Dritan Hila në “Arena” kreu i PD-së në Gjirokastër, Roland Bejko, tregoi prapaskenat e 25 prillit.

Ai u shpreh se Basha i ka ofruar 14 kandidatë LSI-së për të qenë në listë të sigurtë të PD-së, por LSI ka kërkuar 22.

Nuk e di se sa kandidatë i ka ofruar Basha, LSI-së, për të qenë në listë të sigurtë, por flitet një numër që është te 14-ta.

Ndërkohë LSI ka kërkuar 22 kandidatë.

Këtë gjë nuk e ka pohuar vetë Basha me gojën e tij, por e kam dëgjuar nga njerëz afër tyre.

Unë do të doja që të gjitha qarqet e vogla të dilnin me një koalicion të përbashkët”, tha ai.

Kujtojmë që menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve, Bejko ka akuzuar LSI-në se me strategjinë e saj solli humbjen e opozitës.

Sipas tij, nëse do të ishin në koalicion, së paku në Qarkun ku ai kandidonte, në Gjirokastër, do të kishin dalë barazim, jo 3 me 1 për PS-në, që nuk kishte ndodhur kurrë.

4 komente në “Prapaskenat e pazareve të 25 prillit: Basha i ofroi 14 kandidatë në listë të sigurtë, LSI donte 22”

  1. trendafili Permetit says:

    Ky Roland Bejko duket si mafjoz i mendimit dhe shprehjes neper televizione, por une e di se ne Gjirokaster eshte Dashnor Aliko kryetar dege apo e kane nderruar qe kur iku nga Lazarati? Partite qe bejne pazare deputetesh edhe po te vijne ne pushtet do bejne pazare me te medha ne kurriz te popullit dhe vendit, prandaj kurre s’duhet dhene pushtet ketyre.

  2. lato says:

    Me mire qe ndodhi keshtu. Makuteria te ha koken.

  3. Ju shofte fara LSI-se! says:

    Te pangopur dhe te lige si mortaja, qe ju shofte fara ishalla!

  4. Fariu says:

    Ben plane se kush do hante mut me shume, dhe hengren sa u ngopen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje