"Gaz Demi ka bërë një çmenduri", Fidel Ylli: Edi Rama ka qenë i dashuruar me Armand Dukën, prishën qëndrën e Komitetit Olimpik

4 Qershor 2021, 17:14Sport TEMA


Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli ishte i ftuari i puntatës së sotme në emisionin Sport Zonë, ku ka folur për shumë tema, duke nisur që nga përgatitjet për pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike, synimet për ngritjen e një CAS-i shqiptar, përplasja me Armand Dukën, e deri tek investimi i Gaz Demit që po ndërton i vetëm kompleksin për klubin e Partizanit.

Fidel Ylli nuk i kurseu kritikat edhe në drejtim të kryeministrit Edi Rama, për të cilin tha se në kohën kur ka qenë i “dashuruar” me Armand Dukën, dha miratimin për ndërtimin e zyrave të reja të FSHF-së, të cilat mahnitën për nga luksi dhe vet kreun e UEFA-s Ceferin, dhe u lejua prishja e qëndrës së Olimpike.

“Kryeministri ka bërë një gabim të pafalshëm për mua, pasi shkoi e prishi qëndrën Olipmike se ka qenë i dashuruar me Armand Dukën, ishin në muaj mjalti.

Nga një qëndër Olimpike që e bë me ligj, ku kam qenë unë bashkë me një grup njerëzish që e bëm ligjin, edhe për qëndrën Olimpike të Korçës dhe për këtë të Tiranës, shkon qeveria ia jep Federatës Shqiptare të Futbollit me arsyen se ska lek”, tha Ylli.

I pyetur për ndërtimin e kompleksit të Partizanit, nëse i është kërkuar një lobim tek Ministria përkatëse për të lejuar që të përfundojë ky kompleks pasi ka një ngërç, ai u pergjigj:

“Ai është një ngërç pa sens. Unë kam shkuar me presidentin Gaz Demi për ta parë këtë investin për të cilin dua ta falenderoj, për atë investim të “çmendur” privat që ai po bën.

Ai është një kompleks që do ta kenë zili edhe vendet e tjera të rajonit.

Unë do bëj punën time, mendoj se ajo është e zgjidhur.

Shteti i ka dhënë dhe një fushë përpara, edhe hotelin. Ai ka bërë një “çmenduri” dhe i ka bërë pa u bëri ligji i 6% i TVSH-së”, u shpreh Fidel Ylli.

Sa i përket përplasjeve me Armand Dukën, presidenti i KOKSH tha se një nga arsyet kryesore se pse Duka ka konflikt me të është fakti i krijimit të një CAS-i shqiptar. (TemA)

3 komente në ““Gaz Demi ka bërë një çmenduri”, Fidel Ylli: Edi Rama ka qenë i dashuruar me Armand Dukën, prishën qëndrën e Komitetit Olimpik”

  1. Qamushi says:

    O Fidel, i gjati dhe shijaksi jane te dashuruar vetem me lekët?

  2. Ladi says:

    Fideli nje megalloman qe xhiron te njejtin shirit qe nga viti 2000…
    Asgje nuk ka bere per sportin, vetem lloqe neper studjot televizive te partnereve dhe miqve te tij…

  3. Lasgushi says:

    O Fidel!
    Po vazhdove te vjedhesh ne fondet e destinuar per zhvillimin e sportit.Ashtu si ke bere me pronat e shqiptareve.Do perfundosh ne nje qeli me Salen ose Liken…O ROJE E GRAMOZIT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje