Gjykata e Apelit në Gjirokastër ka liruar nga burgu babë e bir, të cilët akuzoheshin për vrasjen e kushëririt të tyre.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rabije në 6 shtator 2018 ku babë e bir, Et’hem e Dino Muhaj u akuzuan për vrasjen e Aleks Muhajt.
Ata janë ënë në arrest shtëpie pasi gjykata pranoi kërkesën e avokatit, sipas të cilit kishte kaluar koha e paraburgimit.
Dy të akuzuarit u arrestuan në shtator të vitit 2018. Procesi po gjykohej nga Gjykata e Fierit që në 2.5 vite nuk dha vendim të formës së prerë për të akuzuarit duke djegur afatet ligjore.
Ata gjyqtare qe kane djegur afatet ligjore/kohore duhet te ndiqen penalisht. Cdo gje eshte e qellimshme pasi kane marr lek. Ku eshte KLD apo ka rene ne gjume? Cfare turpi!
Ke te drejte o shoku. Keta dhane para dhe ngopen gjyqtaret e pangopur. Vetem kur te degjojme qe I vrane per vetegjyqesi.
Amo ç’ja fut kot ene ti: Kanë marrë lekë .
Në asnjë mënyrë .
E kanë zvarrit punën e marrjes së vendimit ashtu kot , veç për qejf .