Plani i SHBA për të luftuar korrupsionin, analistët: Mesazh paralajmërues për shumë individë

4 Qershor 2021, 09:58Bota TEMA

Shtëpia e Bardhë e shpalli luftën kundër korrupsionit si një përparësi themelore e interesave të sigurisë kombëtare nga Shtëpia e Bardhë.

Përmes një memorandumi të publikuar edhe nga ambasadorja në Shqipëri Yuri Kim, presidenti Biden thotë se administrata amerikane do të udhëheqë përpjekjet për të nxitur një qeverisje të mirë, transparencë ne sistemet financiare të SHBA dhe ato globale si dhe për të parandaluar korrupsionin brenda dhe jashtë vendit.

“Korrupsioni dëmton besimin e publikut, pengon qeverisjen efektive, deformon tregjet dhe qasjen e drejtë në shërbime, saboton përpjekjet për zhvillimin; kontribuon në brishtësinë e vendeve, ekstremizmin dhe migrimin kombëtar; dhe u siguron udhëheqësve autoritarë një mjet për të minuar demokracitë në të gjithë botën”.

Analistët vlerësojnë se ky është një paralajmërimi i fortë për aktorët e korruptuar në shkallë globale.

“Mendoj se është një mesazh paralajmërues për shumë individë që përdorin praktika korruptive në gjithë botën, qofshin në qeveri ose jashtë tyre”, u shpreh Charles Kupchan, studiues në Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë.

Studiuesi Charles Kupchan thotë për Zërin e Amerikës se objektivi afatgjatë është të parandalohen kërcënimet e sigurisë kombëtare përpara se ato të bëhen rreziqe konkrete. Një synim tjetër është të ndihmohen përpjekjet antikorrupsion në pjesë të tjera të botës, përfshirë Ballkanin.

“Nuk mund të kesh qeverisje të mirë dhe demokraci të qëndrueshme liberale nëse nuk godet marrëdhëniet midis elitave politike dhe oligarkëve sepse kur krijohet një marrëdhënie shumë komode mes atyre me pushtet dhe atyre me para, është shumë e vështirë të krijosh një sistem që mbështetet tek rendi kushtetues dhe te demokracia”, tha Charles Kupchan.

Publikimi i memorandumit vjen pak ditë pas sanksionimit të një sërë oligarkëve dhe entiteteve në Bullgari, për përfshirje në skema korrupsioni, në atë që është cilësuar si aksioni më i madh i këtij lloji në një ditë, nga SHBA.

1 komente në “Plani i SHBA për të luftuar korrupsionin, analistët: Mesazh paralajmërues për shumë individë”

  1. xhoxhi says:

    Babai e xhaxhai,(nuk jetojnë më) na theshin për të tilla raste kur ne mundoheshim ti tregonim se çfarë mësonim në shkollë për historinë e partisë:pesë pordhë 6 grosh!!!!Këto që shohim e dëgjojmë janë të sistemit kapitalit dhe korupsioni jo vetëm që nuk do zhduket,poe për ditë mer jetë njerzish.Si mund të luftohet e keqja kur 100 njerëz në botë kanë2/3 e parave të gjithë botës?Si luftohet korupsioni me të famshin akand,me oferta e budallëqe si këto?Si mund të zhduket korupsioni kur çdo gjë është private dhe njerzit bëjnë çtë duan?Si mundet mos ketë korupsion kur 40%e njerzëve në botë skanë punë?Për mua është sistemi politik dhe ekonomik i gabuar dhe meqë i intereson kupolës politike nuk mundohen ta ndryshojnë.Pa një konkurencë midis pronës private dhe asaj shtetërore nuk do ketë asnjëhere drejtësi..Si mund të jenë privat lojrat e fatit kur luajnë gjithë populli?Si mund të jenë private pasuritë si nafta,gazi,mineralet,ujrat etj etj?Shteti në kapitalizëm është vetëm kukëll se paret i kanë privatët dhe ata drejtojnë edhe politikën në drejtim të gabuar..Gjyshja ime vdiq në vitin 1960 në moshën 79 vjeçare dhe i theshte babait:biri im do vijë një kohë që njeriu do hajo njerinë.Dhe kjo ka ndodhur në të vërtetë.Gjyshja nukkish shkollë fare por na vetë jeta ajo kishte kuptuar që që kur filloi të mbajë mënd gjërat shkonin keq e më keq.Shikoni në Shqipëri.Gjëndja para vitit 1990 ishte ajo që e dimë të gjithë.Pas 30 vjet u rafshua çdo gjë dhe le të dalë një njeri që të thotë nuk është kështu.Kam lexuar shumë thënie nga interneti nga njerëz të mëçur,filozofë,shkrimtarë,poetë,etj etj dhe kam gjetur vetëm dy-tre thënie që flasin për kapitalizmin mirë gjithë të tjerat janë kundër këtij sistemi politik.Sot lexova:”Një i marë është një i marë,dy të marë janë dy të marë, dhjetëmijë të marë janë një parti politike.”Krimi fillon që fëmijë këta thonë do luftojmë korupsionin…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje