FOTOT: Horror në Itali, gjendet një kufomë brenda në valixhe

5 Qershor 2021, 14:27Bota TEMA
FOTOT: Horror në Itali, gjendet një kufomë brenda në valixhe

Trupi i pajetë i një 37-vjeçari, i futur në valixhe është gjetur mëngjesin e sotëm në Romë, në sheshin “Federico Sacco”.

Viktima u gjend rreth orës 7:00 nga një kalimtar, i cili ka dalluar një rrjedhë gjaku që dilte nga valixhja e izoluar me ngjitës. Ai ka lajmëruar menjëherë autoritetet pasi konstatoi se brenda valixhes ndodhej një kufomë, të cilës i dallohej kafka.

Policët ndoqën rrjedhën e gjakut e cila i çoi në shtëpinë e partneres së viktimës, një 39-vjeçare që rrefu se ai gjendej i vdekur prej disa ditësh në shtëpinë e saj për shkak të mbidozës.

Vdiq këtu në shtëpi dhe e vetmja gjë që doja të bëja ishte të hiqja qafe trupin”, theksoi 39-vjeçarja.

Kur policët hapën valixhen, panë nja masakër të vërtetë pasi trupi gjendej i copëtuar. Për ta është ende e paqartë nëse gruaja e ka kryer krimin e vetme apo është ndihmuar nga dikush. Për momentin, për shkak të rrethanave të ngjarjes, nuk përjashtohet asnjë hipotezë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje