Gjatë takimit ne demokratët në qarkun e Elbasanit, kryedemokrati Lulzim Basha i cili kërkon një tjetër mandat në krye të PD-së, akuzoi kundërshtarët politikë duke deklaruar se në zgjedhjet e 25 prillit, listat e tyre ishin të hartuara nga krimi.
Basha u shpreh se policia ishte vendosur në krah të tyre duke i përshëndetur në rastin më të mirë dhe duke i mbrojtur në rastin më të keq.
Ai u shpreh se nuk do e njohë zgjedhjet e 25 Prillit duke nënvizuar edhe njëherë se përgjigja për dorën e shtirë të Ramës për bashkëpunim është “Jo”.
Ai tha se do bindë aleatët SHBA e BE që zgjedhjet janë vjedhur.
“Miqtë e mi, ndonëse sot ndodhem para jush në kuadër të garës së brendshme, nuk mund ta nis këtu në Elbasan pa thënë, faktin që ndodhemi në zemrën gjeografike të Shqipërisë, ndodhemi në zemrën e qytetarisë këtu në qytetin e Elbasanit, po ndodhemi dhe në zemrën e sistemit dhe makinerisë kriminale që Edi Rama ka ndërtuar këtij 8 vite për të grabitur Shqipërinë, për të tjetërsuar institucionet e saj dhe për të vënë në jetë një nga planet më të zeza të shpopullimit, nënshtrimit dhe zhbërjes të çdo arritje të këtyre 30 viteve të shënuara me progres, me zik-zake, po në tërësi me përparim për qytetarët shqiptarë.
Këtu nga Elbasani, u shtri anembanë qarkut dhe rrezatoi dhe rrezaton akoma e vetmja ofertë e Edi Ramës për shqiptarët. Në formën e një barcaletë që do të ishte për të qeshur nëse nuk është kaq dramatike dhe nuk ndodh në rrethana kaq dramatike, siç është fakti që njeriu më i urryer i Elbasanit, njeriu më i urryer pas Edi Ramës në Shqipëri, Taulant Balla është njeriu më i votuar i 25 prillit. Kjo në vetvete tregon se çfarë ka qenë 25 prilli. Një masakër e pashembullt elektorale.
Kontrasti është kudo i dukshëm por në asnjë vend më shumë sesa në Elbasan, ku ne dolëm me një ekip përfaqësues me njerëz të vlerave, intelektualë, me njerëz të vlerave qytetare, me njerëz të përmasave kombëtare dhe përballë kishim një listë jo të hartuar nga Partia Socialiste, por të hartuar nga Suel Çela, të hartuar nga bandat e krimit të organizuar anembanë qarkut, të hartuar nga Aqif Rakipi e të vulosur nga kryebanditi i Elbasanit, Taulant Balla.
Kjo është arsyeja se pse përkundër kësaj masakre zgjedhore ne dolëm më të fortë dhe jo më të dobët, më të mëdhenj dhe jo më të vegjël se sa hymë dhe mbi të gjitha me moralin dhe kokat lartë. Askush prej jush nuk bleu vota, nuk kërcënoi dhe nuk intimidoi qytetarët, nuk i kërcënoi për heqjen nga puna. Ne shkuam tek ata me një program, ne shkuam atje me pastërtinë e shpirtit tonë dhe mbi të gjitha ne shkuam atje me prova të dokumentuara tashmë të betejave tona të mëparshme se çdo sakrificë, se çdo betejë deri më sot nuk e kemi bërë as për as për karrigen time, as për karriget tuaja, as për karriget e deputetëve, por e kemi bërë për Shqipërinë dhe për shqiptarët.
Kryetari i Partisë Demokratike e ka bërë të qartë prej orës parë, kështu është dhe kështu do të jetë për mua, nuk e njoh dhe nuk e pranoj masakrën zgjedhore të kryer mbi popullin tim, mbi qytetarët e mi, mbi Shqipërinë tonë dhe mbi demokracinë. Por do të luftoj ditë e natë për zhbërjen e kësaj masakre dhe për të bindur aleatët tanë për një platformë për kthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend. Thënë kjo, nuk mund të pranoj dorën e autorit të kësaj masakre që shtrihet gjoja për bashkëpunim pa kushte ndërkohë që dora e tij e zgjatur godet në Elbasan dhe kudo në Shqipëri demokratet dhe demokratët duke i kërcënuar dhe duke i hequr nga puna, duke I transferuar, duke I mbyllur bizneset në këto momente që flasim, vetëm e vetëm sepse kanë bërë fushatë për kundërshtarin e tyre politik.
Ndaj edhe gënjeshtrës së tij të radhës dhe përpjekjes së tij për të na përçarë, për të na hutuar, për të na shpërqendruar nga misioni që kemi tani mbi supe. Ofertës së tij të helmët për demokracinë, për Shqipërinë, për shqiptarët dhe për Partinë Demokratike në bindjen time i kam thënë dhe i përsëris dhe sot nga Elbasani një JO të prerë dhe finale.
Sepse t’i thuash po nuk do të thotë vetëm të shkelësh mbi sakrificën tuaj, mbi vuajtjet tuaja, të familjeve tuaja, demokratëve të Elbasanit, votuese tanë anembanë Shqipërisë, por do të thotë të bëhesh pjesëmarrës dhe pjesëtar në këtë masakër elektorale si rruga e vetme e shpëtimit që ai sheh përballë zemërimit popullor që po i lë vendit shokut, zhgënjimit dhe dëshpërimit të ditëve të para. Zemërim popullor i një shumice të dhunuar padrejtësisht në aspiratën për ndryshim sepse 25 Prilli para se të jetë vjedhje e fitores së një partie politike është mbivendosje me dhunë i vullnetit të shumicës nga një pakicë absolute harbutësh të korruptuar që e mendojnë Shqipërinë dhe Elbasanin çifligun e tyre dhe shqiptarët njerëz që vetëm mund të nënshtrohen nga frika, arroganca dhe anti-vlerat që shpalosin ditë për ditë.
E pra, t’i thuash jo është minimum, t’i japësh betejë ditë për ditë këtij regjimi, është tashmë jo thjesht misioni ynë, detyra jonë politike por është detyra patriotike e çdo shqiptari që e do këtë vend”, u shpreh Basha.
Ndërkohë në Librazhd Basha u shpreh se pavarësisht shkeljeve të socialistëve në procesin zgjedhor diferenca mes dy palëve ishte shumë e vogël për shkak të vullnetit të popullit.
“Dhe kështu me gjithë rikthimin në jetë të sigurimit të shtetit dhe metodave të sigurimit të shtetit, survejimit të qytetarëve, se ajo që ka dalë në Tiranë në fakt ka ndodhur anembanë Shqipërisë, me të gjithë pushtetet e mbajtura në një dorë përfshirë futjen nën thundër të sistemit të drejtësisë, me gjithë ndryshimet në Kushtetutë e në Kodin Zgjedhor, me të gjithë mediat më një përjashtim të rrallë të nënshtruara, me të gjithë oligarkinë me vete, me të gjithë bandat me vete, me të gjithë eksodin masiv të shqiptarëve. Të gjithë e dimë se çfarë ka ndodhur në Librazhd sikundër kudo në Elbasan dhe në Shqipëri, me të gjithë shpërdorimin e parave të rindërtimit që e patë sesi atyre që i lanë dy dimra nëpër çadra në mënyrë jo transparente dhe pa e ditur fare nëse përputhet me dëmet apo jo brenda 5 ditëve i dhanë 89 herë më shumë para se çfarë kishin dhënë në, që nga tërmeti, me gjithë policinë që në vend të mbronte ligjin dhe qytetarët, në rastin më të mirë përkuli para bandave, në rastin më të keq siç ishte rasti i Librazhdit dhe i Elbasanit, ju shërbente bandave dhe i mbronte bandat.
Me gjithë lejet që dhanë për të mbjellë kanabis, me gjithë lejet, hashashin për vota , me gjithë legalizimet në këmbim të votës, ndërtimet pa leje në këmbim të votës, me gjithë mbylljen e kufirit për emigrantët, karantinë e papritur katër pesë ditore sa kaluan zgjedhjet, me gjithë aleancën me krimin, me të gjitha këto falë sakrificës tuaj, falë punës tuaj, falë vetëmohimit tuaj diferenca mes dy palëve ishte më pak se gjysma e fletëve të pavlefshme si rezultat i marifeteve, i heqjes së emrave nga fletët e votimit, i shkurtimit të emrave të fletës së votimit, pra i heqjes de facto edhe të asaj forme të koalicionit që kishin rënë vetë dakord në tetor ta lejonin ose e barabartë me votat e dhëndrit dhe djalit të Aqif Rakipit.
Në këtë betejë miqtë e mi unë e di që jeni futur me zjarr në shpirtin tuaj dhe nga ai zjarr keni ndezur flakën e shpresës tek qytetarët që të themi të vërtetën kishte dy vjet po venitej. Dolët në këtë betejë dhe dolët në këtë betejë jo për mua, as për kandidatin për deputet, as për karriget tuaja, as për pushtetin tuaj, por dolët për qytetarët dhe kjo është arsyeja pse qytetarët na besuan, pse qytetarët na ndoqën anembanë Shqipërisë dhe këtu në Librazhd”, tha Basha.
Basha i njohu demokratëve disa nga arritjet më të mëdha të vendit në vitet e fundit duke theksuar se çdo arritje ka vulën e PD-së.
“Ndërsa një pjesë prej tyre u trysnuan, u kërcënuan, u intimiduan, u detyruan të qëndrojnë larg përmes mekanizmave që nuk kanë të bëjnë me demokracinë. Rënie e demokracisë me 25 prill nuk është një dramë vetëm për demokratët dhe Partinë Demokratike, nuk është një dramë vetëm për mbështetësit tanë, por është një akt katastrofik për Shqipërinë dhe shqiptarët. Vëllezër dhe motra ne jemi familja politike trashëgimtarë e Lëvizjes së Dhjetorit, ne jemi familja politike që rrëzuam komunizmin dhe sollën demokracinë, që futën Shqipërinë në Këshillin e Europës dhe në NATO, që hoqëm vizat dhe që de fakto realizuam statusin kandidat për në Bashkimin Europian, që bëmë zhvillimin ekonomik më të shpejtë në tre dekada, që dyfishuam rrogat e mësuesve, pensioneve dhe rrogat në të gjithë sektorin publik, që thithëm investimet më të mëdha strategjike siç është TAP-i apo Devolli.
Çdo arritje ka vulën tonë dhe kjo nuk është rastësi. Asnjë arritje nuk është kryer në qeverisjen e Partisë Socialiste ndonëse kemi ndarë faktikisht pothuajse përgjysmë, ata pak më shumë këto 30 vite pluralizmi. Dhe kjo nuk është rastësi. Nuk mund të jetë rastësi, mund të jetë rastësi herën e parë, herën e dytë, herën e tretë. Ky është produkti i dy mendësive krejtësisht të ndryshme. Ne jemi të bashkuar sepse kemi lindur si një forcë për t’i shërbyer njerëzve”, theksoi kreu i PD.
Populli i sateme o Lulzim. Populli ta dha pergjigjen dhe maskarallekun fashist qe po ben o tellalli i Berishes une e perkthej keshtu; Sa te jesh ti dhe ferri i Shqiperise Sali Berisha , Shqiperia nuk do te shohe dite te bardhe , se jeni kelyshet vrastare te ketij populli, sherbetore te bindur te Beogradit deri ne diten e fundit, genjeshtare dhe cpifes si e si ti sillni dem vendit ne syte e botes, dhe te pengoni me cdo kusht perspektiven. Jeni vrases dhe hajdute.
O LULUSHE ???? MIRMENGJES! TANI QE U ZGJOVE BESOJ E MORE VESH QE BABEN TA KANE SHPALL “NON GRATA NE SHBA”
BINDE NJE HERE SHBA PER SALIUN PASTAJ PER ZGJEDHJET…HAJDE NATEN E MIRE SE TI BIE NE GJUME HERET??♂️??
Ptuuuuuuuuu…, race e keqe, llumpen i haleve te Bllokut, qe ke sy e faqe e del akoma para njerezve…!!! Mire ti, se e ke faqen sholle kepuce, po shqipot e mjerre si te vijne pas…!!!???
Sipas Bashes ShBA dhe BE ja kan futur kot qe njohen zgjedhjet dhe ky do ti bindi pa asnje fakt vetem me endren e ketij debili qe i vodhi Rama.Nga nje ane mire e ka qe beson ne endrat e tin pasi dhe ne zgjedhjet ku ky pretendon se i ka fituar ja dha Ristani dmth i manipuloi ndersa brenda partise se tij aty nuk ka zgjedhje vetem smerim nga Berisha
Qenka budalla i madh fort ky tyta.
Shba dhe UE i njohën zgjedhjet dhe nuk e kthejnë fjalën.
Ata nuk janë si ju, që thate nuk hyjme ne zgjedhje me ramën, dhe pastaj hytë si legena që jeni.
Kur thotë “populli im” dhe ky hajdut e vrasës, ky bisht i Saliut dhe vegël e atyre që kanë vegël antishqiptare edhe Saliun. Ky dhe shokët e eprorët e tij janë fatkeqësi e Shqipërisë.
Po kari po .artikullin nuk e lexova se sjam idjot por e kuptoj se cfar mundet te kesh shkruar.
Vemje
NE CDO DALJE TE TIJ BEHET ME QESHARAK. ?♂️
QE DO TI THOTE EUROPES, QE ZGJEDHJET I KA FITUAR PD. ????????✌️?
Ku Lyl Sumkapuçi perfundimisht eshte I pariparueshëm, mashtrues I lindur qe duhet te jesh superidiot ta besosh.
Si eshte e mundur qe idiotet demokrate (shyqyr qe I kemi me shumice), dëgjojnë nje njeri te dështuar, nje matrapaz te lindur qe ben mire vetem punen e kamarierit per te zhgrapsur ndonje gje, vazhdojne mbështesin kete idiot.
Duket qe PD po shkon drejt izolimit te plote dhe shkatërrimit dhe shume shpejt do vije koha te themi ….., na ishte nje here nje parti qe e kishte emrin PD, me udhëheqës nje kriminel nga Viçidoli dhe me pas nje mashtrues te lindur qe quhej Lyl Sumkapuçi.
Mire Basha thote keto rrena se èshte ne zor po paska akoma budallenj qe i besojn
Akoma se di ky kokloqja qe SHBA dhe BE i kane njohur zgjedhjet…….ska ndonje ne PD qe tja thote?
O zot !
Çfare duhet me degjue !
Nuk e di se ka vertete mbeshtetes te PD-se(pervec atyre qe kane interesa te ngushta,te zgjedhur prej LB) qe besojne tek brockullat e ketij mashtruesi,se do te ndryshoje rezultatin e 25 Prillit.Zoti Blinken uroj per zgjedhjet,qe do te thote qe DASH i ka konfirmuar.Dhe vendet kryesore te BE i kane konfitmuar.Presin vendimin perfundimtar te Organeve vendimmarese Shqiptare te japin vendimin perfundimtare,pasi po shqurtojne ankimet e opozites,qe po bien njera pas tjetres.Te ushqehesh me iluzione,qe te ushqen nje Person per te mbajtur PD-ne nen thonje,edhe pse moralisht ka humbur 4 pale zgjedhjesh,duhet te largohej,se nuk jep shprese.Me genjeve njehere,eshte faji yt,me genjeve per here te dyte,eshte faji im,me genjeve pa pushim,me mer per idiot.
O Lyl sa osht ora? Po mos rrej kaq shume……. Se je bo bajat
Ate bej ….. Bindi se ske ca te besh nuk i dihet edhe sa kohe me ty ne krye Rama do jete kryeminister…. Ndoshta ja kalon pushtetin te birit.
O basha te qifsha ate hollandezen ,,usa ta tha qe diten e dyte ,,,,qe te njohesh zgjedhjet
Si ka mundesi qe e digjojne delet e Democrateve kete dordolec qe nuk mund te trembi as Sorat dhe zoqte
Genjeshtrat e tij spaskan te sosur Ku pjerdh Amerika dhe BE per kete spurdhjak agjent i Sali Berishes dhe ShP K (((democratike te tij))))
Deri me sot bota nuk njeh kriminel qe kane popull as komb,andaj quditem se si basha flet per popullin e tij,nese siq dihet flet per popullin e shqup-it dhe partine e tij kjo dihet,e din edhe amerika edhe BE-ja prandaj robt e tij i ka shpallur non grata,siq thot populli sa tka budallej i “mensuel” jeton,pra luli ka grumbulluar rreth veti budallej qe i besojne dhe kriminel qe per krim jetojne andaj lundron ne politike, zoti ju rujt o bash por me shume mos u shtofshi kurre.
Zoti Lulezim-Basha boll I mashtrove demokratet e SHqiperise me perrallat e tua :
Ti si person nuk je I afte te drejtosh PD se ti ate post nuk e fitove ,por u kapultatove
nga Sali-BERISHA PER TI MBROJTUR INTERESAT E FAMILJES se tij .Per sa I perket asaj qe thua:
Se do ti mbush mendjen SH.B.A.dhe BE se zgjedhjet jane vjedhur ky eshte mashtrim prej nji “ordineri”
I cili I merr urdhrat nga familja Berisha .
Zoti BLINKEN e uroi Edvin-Ramen per zgjedhjet ,ti ne anen tieter pa pike turpi thua do ju mbush mendjen SH.B.A.dhe BE qe te mos I njohin.
Por kush kujton more “BIRBO”se keta jane te varur prej teje .
Ne gjirin e PD ka shume njeres te afte dhe me grade shkencore qe mund ta drejtojne PD dhe ta shpetojne nga kethetrat e tya dhe te Saliut
o “MASHTRUES”.
Ky BYTHECI????..PERDOR SHPREHJEN:POPULLIN TIM!!!!!!!!??????…po kush ta la …o kurvë e vogèl????
Ka injorante plot, dhe u duhet një lider.
Nuk ka më te ndyre nga kjo fytyre…..kjo fytyre eshte paterica e Edit….pallati ne Vlore 14 milion euro….tenderat e kunatit(dmth te tijat)50 milion euro….dhe PLESHTI nuk ka turp…eshte mashtrues….ZERENI ME SHQELMA ,DEBOJENI KET MI PUSETASH…
Zor se mund te gjesh ne kete bote nje person te dyte si ky , qe vetem flet e shan dhe se fundi , si ne kete rast ,qe popullin e beri te tijin.
Mbasi humbi zgjedhjet nuk ben asnje analize llogjike per te gjetur shkaqet pse humbi, por per histerizmin e tij per pushtet e ka helmuar e ndyre opinionin duke perseritur pa pike turpi me akuzen per masaker zgjedhore nga bandat kriminale te qeverise etj etj.
Minimumi I etikes njerezore ja do, qe perpara se te hyje ne gare,te japi doreheqjen si humbes I perjetshem qe eshte dhe te renditet ne te njejtin pozicion sikunder dhe garuesit e tjere. Nje veprim ky mjaft domethenes qe te demostroje se I respekton zgjedhjet demokratike. Ne menyren si po vepron ai thjeshte po demaskon veten dhe asgje me teper.
Nderkohe qe para dy ditesh, zoti Rama mori urimin direkt nga sekretari Amerikan I shtetit per fitoren e arritur ne zgjedhje, ky karagjoz vazhdon t’ I llapi pa fund.
Ky eshte budalla, karagjoz,genjeshtar qe as vete nuk beson se cfare nxjerr nga goja. Fatkeqesisht eshte qe harxhon kohen e tij dhe flet sikur njerezit jane idiote. Grij grij sallate. Po si nuk e kupton qe populli vepron me mendjen e mencur te tij, ndaj te baterdisen me vote! Je bere Pinoku me i peshtire, i pafytyre, i poshter, pa gjak pa zotnillek. Neveri per kete vemje
Ti as nuk i ke fituar zgjedhjet dhe nuk do ti fitosh kurrë. Gjithmonë kur keni fituar i keni vjedhur. Je bërë qesharak. Ti e di shumë mirë se ke 30% elektorat prandaj më mirë dorëhiqu.
Ik ore dordolec. Keni mare peng PD qe te mbroheni nga drejtesia, per vjedhjet edhe vrasjet qe keni bere! Ju nuk meritoni as tju peshtysh ne surat se do e beni pis
E çuditshme! Mënyra sesi flet ky djalë të kujton kohën e shkuar, flet si një revolucionar i revoltuar, a thua se jemi në ndonjë mbledhje të rinisë komuniste dhe revolucionare. Duken si ato fjalimet që mbanin një herë e në një kohë Lisen Bashkurti, Koço Kokëdhima dhe Besnik Mustafaj. Demagogji e kulluar, vite dritë larg mënyrës dhe problemeve që shtron koha për të rinjtë sot.
Mbase e ka fjalen per Popllin Hollandes biri Bishtres ?!
Se me popllin shqiptare c’e lidh kte pllazem ,kriminel ?
Apo e ka llafin shejtani per Popllin Kriminel banoret e Shpelles `_[°!°]_´