Trump flet për zgjedhjet presidenciale: Mashtrim historik

6 Qershor 2021, 15:30Bota TEMA

Pandemia, dëmshpërblimi nga Kina, akuzat për mungesë të transparencës së financave të tij dhe kompanive që ai drejton dhe gara presidenciale e vitit 2024. Donald Trump foli hapur dhe qartë, për herë të parë që nga muaji janar kur u largua nga Shtëpia e Bardhë, në Konventën e Partisë Republikane në Karolinën e Veriut.

Akuzat i nisi me doktor Anthony Faucin, që nuk e cilësoi një mjek por një promovues të madh, referuar këtu daljeve të tij në televizion sikurse e akuzoi edhe për menaxhim të gabuar të pandemisë në Shtetet e Bashkuara.

“Ai është gabuar për cdo çështje në lidhje me pandeminë, u gabua për Wuhanin, u gabua edhe për laboratorin. Ai është promovues, jo një doktor i madh por një promovues I madh”

Sipas Trump, Kina do të duhet të dëmshpërblejë me 10 trilionë dollarë Shtetet e Bashkuara dhe mbarë botën, për përhapjen e Covid-19. Trump foli edhe për hetimin kriminal të nisur ndaj tij nga zyra e prokurorit të Nju Jorkut, duke e cilësuar atë si përpjekjen e fundit të demokratëve për ta fundosur ish presidentin, pas sagës së 2 “impichment”, që sipas tij dështuan.

“Ka qënë një gjueti 5 vjecare shtrigash, mashtrim pas mashtrimi. Dhe ata nuk do të ndalojnë deri në nëntor të 2024”

Trump u zotua se do të ndihmojë republikanët në zgjedhjet e 2022 ndërsa fitoren e Biden e quajti një mashtrim.

“Zgjedhjet presidenciale të 2020 ishin zgjedhjet më të korruptuara në historinë e shtetit tonë. Ata përrdorën Covidin dhe votat me postë për të vjedhur zgjedhjet. Ishin zgjedhje si të një shteti të botës së tretë. Shpëtimi I Amerikës varet në aftësinë tonë për të zgjedhur republikanët në cdo nivel, duke nisur nga zgjedhjet e mesit të mandatit vitin e ardhshëm.

Edhe pse nuk e pranoi zyrtarisht, Trump nuk e fsheh ambicien për të garuar përsëri në zgjedhjet presidenciale të 2024.

5 komente në “Trump flet për zgjedhjet presidenciale: Mashtrim historik”

  1. Lul kastraveci pa fara says:

    Ky trapi po ja kalon edhe lulashit tone.

  2. Jorgo says:

    Ky s’eshte Lulash por balash

  3. ??Usa says:

    Ky eshte mamqirsi Laku oturakut me 10 pseudonime, i Dyl sumshqym talibanit, Ingranazh koqes dhe pjatalarsve te tjere shqipfoles qe votojne pro tij dhe kunder vehtes ne rangun qe mbajne. Thjeshte e votojne dhe e mbrojne se ju punon momen.

  4. ??Usa says:

    Ky eshte mamqirsi Laku oturakut me 10 pseudonime, i Dyl sumshqym talibanit, Ingranazh koqes dhe pjatalarsve te tjere shqipfoles qe votojne pro tij dhe kunder vehtes ne rangun qe mbajne. Thjeshte e votojne dhe e mbrojne se ju punon momen.
    ??????

  5. Per Jorgaqin says:

    Po normal qe ju komentuea nuk e doni se jeni te gjithe komuniste mfck

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje