Dy lojtarë pozitiv te Suedia, grupi E kthehet në vatër infeksioni

8 Qershor 2021, 20:20Sport TEMA

Grupi E në finalet e Euro 2020 kthehet në vatër të Covid. Pas rastit të Sergio Busquets te Spanja, që detyroi “Furinë e Kuqe” të hynte në karantinë, tashmë konfirmohen edhe dy raste pozitivë te Suedia.

Bëhet fjalë për yllin e Juventusit, Dejan Kulusevski dhe mesfushorin e Bologna, Mattias Svanberg. Të dy lojtarët rrezikojnë të mos jenë pjesë e skuadrës skandinave gjatë turneut më të rëndësishëm kontinental.

Situata është problematike, sepse rastet me infeksion do të ndikojnë në mënyrë të drejtë për drejtë në ndeshjen e Suedisë me Spanjën, e programuar të luhet më 14 qershor.

Këto skuadra kanë rastet e para të konfirmuara me Covid përpara startit të turneut, që u shty me një vit prej pandemisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje