Kuba po ndryshon dhe tenton të hyjë në tregun e teknologjisë. Padyshim, në stilin e saj (ende) socialist.
Ndoshta automjetet e ishullit të Karaibeve janë kryesisht ende ato të importuara para viteve ’60, por qeveria socialiste kubane, që për herë të parë nuk ka asnjë nga vëllezërit Castro në krye, ka vendosur të barazojë shtetet “kapitaliste” të paktën në telekomunikacionin.
Gedeme, kompania shtetërore për teknologjinë, “publike edhe socialiste” siç vetëshpallet, ka deklaruar fillimin e shitjeve të 6 mijë ekzemplarëve të parë të celularëve “inteligjentë” të konceptuar dhe ndërtuar tërësisht në vend.
Pra jo vetëm prodhimi i komponentëve, por edhe vetë sistemi operativ, i quajtur NovaDroid, gjithsesi shumë i ngjashëm me atë Android.
Pajisjet do të mund të blihen vetëm në tregun e brendshëm, në shitje tek dyqanet shtetërore Etecsa, por vetëm në pesos-in vendas, për të kufizuar blerjet nga ana e turistëve.
Në këto dyqane fillimisht mund të bliheshin edhe pajisje Alcatel dhe Nokia, por më pas ato u zhdukën dhe për shkak të sanksioneve amerikane ishulli mbeti pa furnizim të ri.
Administrata demokrate e Joe Biden ka shpallur se nuk do të lirojë së shpejti sanksionet ndaj Kubës, kështu që presidenti kuban Miguel Diaz-Canel ka vendosur që Gedema të prodhojë në mënyrë autarkike të gjitha pajisjet teknologjike, ku do të pasojnë tabletet dhe kompjuterët për shkollat.
Pse jo: Do It Yourself.
Si parim, “mbeshtetja ne forcat e veta” vlen jo vetem per Kuben, qe eshte nen sanksione, por edhe per cdo vend tjeter qe ka udheheqes vizionare.
Si dy shembuj kontrastuale merrni Turqine dhe Arabine Saudite (ose me afer akoma – Greqine). Turqia praktikisht prodhon cdo gje vete dhe per kete arsye mund te beje politike te pavarur, nderkohe qe vende si Egjipti, vendet e tjera arabe, Greqia etj. jane ne vartesi te madhe ekonomike e, rrjedhimisht, edhe politike nga vendet e zhvilluara.
Kam degjuar se perveç turizmit per qellime argetimi ne Kube vajtkan edhe turista per qellime mjeksore . Mjeket kubane edhe dentistet gjithashtu qenkan mjaft te pergatitur dhe kushtojne pothuajse falas ne krahasim me ameriken. Nese shkencetaret tekniket inxhinjeret e atyshem mundkan te prodhojne celular nuk shikoj se ku qendron e keqja . Ndoshta ngaqe jane vend njepartiak komunist ?! Po pse monopolin e dijes e kane vetem vendet kapitaliste me shume parti ? Kujtoj ketu qe shkencetaret jane njerezit me pak te politizuar ne bote . Teknika dhe politika nuk jane shkak pasoje e njeratjetres. Nuk je shkencetar i mire sepse je politikan i mire dhe nuk ja politikan i mire sepse je shkencetat i mire . Pyetja ne rastin e celularit kubanez eshte se sa eshte vleea ne tregun boteror . A dalin ata me fitim apo jo ? Pra nuk eshte halli a dijne ta bejne celulari por a dine ta shesin . Pikerisht per ta shitur duhet te mesojne nga tregetaret qe kane ne perndim te ishillit te tyre ,Amerikanet.te cilet me industeine e reklames jane te afte ti shesin nje te verberi syze dielli .
haaaaaaa….. me ngjan si traktori i pare shqipetare, mentalitet idiotesh, nuk them se nuk mund ta besh celularin vete sepse ne treg gjen teknollogjine e domosdoshme per te ndertuar ate por a eshte ekonomikisht e domosdoshme…???!!!!
Keto jane lajme per ata qe mendojne per parrullen te mbeshtetemi te forcat tona..!!! Sepse asnje nuk na i var ????, “rrevolucion technologjik “ humor per te shtunen ne darke, ??????
Lajme si ne kohen e PPSH……