Nga Sali Berisha, në Bullgari dhe bllokimi i pasurisë: Tri lëvizjet rrufe të SHBA për 20 ditë

9 Qershor 2021, 08:45Politika TEMA

Në 20 ditë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shkaktuar një “tërmet” me vendimet në Ballkan. Në 19maj sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken shpalli “non grata” Sali Berishën dhe familjen e tij. Blinken shkruante në faqen e Departamentit të Shtetit se gjatë qeverisjes, Berisha ka kryer akte korrupsioni të mëdha.

Veprimet e korruptuara të ish-presidentit të Shqipërisë Sali Berisha minojnë demokracinë në Shqipëri. Shpall publikisht si të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA Sali Berishën dhe anëtarët e afërt të familjes së tij. Ne mbetemi bashkë kundër korrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”, shkruante Blinken.

Në datë 2 qershor Departamenti Amerikan i Shtetit bëri një tjetër lëvizje duke shpallur “non grata” pesë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë në Bullgari. DASH njoftoi se futi në listën e zezë: Alexander Manolev, Petar Haralampiev, Krasimir Tomov dhe Delyan Slavchev Peevski, si dhe zyrtarin aktual publik Ilko Dimitrov Zhelyazkov. Sipas DASH arsyet e këtij vendimi janë informacionet e besueshme për përfshirjen e tyre në korrupsion.

Ditën e djeshme ishte vetë presidenti i SHBA-së, Joe Biden që firmosi urdhrin ekzekutiv ku kërkon përfshirjen e Shqipërisë në listën e vendeve për bllokimin e pasurive të individëve që sipas Departamentit të Thesarit Amerikan kanë cenuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Në urdhrin ekzekutiv që Joe Biden i dërgon Senatit dhe Kongresit bëhet fjalë për ndryshimin e një dekreti ekzistues të qershorit 2001 që përfshinte ish-Jugosllavinë, ndërsa tashmë do të përfshihet dhe Shqipëria.

Vendimet e njëpasnjëshme të forta të SHBA-së ka tronditur akoma më shumë politikanët në Ballkanin Perëndimor.

8 komente në “Nga Sali Berisha, në Bullgari dhe bllokimi i pasurisë: Tri lëvizjet rrufe të SHBA për 20 ditë”

  1. FAKTI says:

    Po cfurqet tani do ti rrembejme kunder Amerikes? Pergjigju shoku Ilir? Po televizioni “Syri” bythes çfare ka per te thene me gaz-etaret Shkullaku, Qim, Bejtja, Andi Trasta apo ndonje tjeter? Ja, parlamenti shqiptar sot do vendos, o Ilir Meten, o Ameriken; dje degjova Rroshin deputet qe edhe ishte edhe s’ishte pro Amerikes. Nje here thoshe qe shkarkimi Ilir Metes eshte emocional, nje here thoshe se kur u rrah Iliri me policet per zyrat e FRD-se, donte te ruanta balancat se i kishte shkare thesi gomarit dhe Iliri e kish me gomarin dhe jo shqiptaret. Bile kete gje donte ta bente dhe Mehdi Frasheri qe çpejt dhe ky ishte krenar dmth: Rroshi lakuriq me duar ne xhepa! O perendi! Keta e duan si thote Iliri: me cfurqe, sepata, lopata, bile dhe me tenxhere me gjithe fasule kukes.

    1. Cudia says:

      Ahhh Joe Biden, cdo te te gjeje… Po ctu desh te krruhesh me Salen? Edhe ti ne gjyq do perfundosh, ne France. Atij avokatit te Berishes I paska rene llotaria

  2. FAKTI says:

    Po cfurqet tani do ti rrembejme kunder Amerikes? Pergjigju shoku Ilir? Po televizioni “Syri” bythes çfare ka per te thene me gaz-etaret Shkullaku, Qim, Bejtja, Andi Trasta apo ndonje tjeter? Ja, parlamenti shqiptar sot do vendos, o Ilir Meten, o Ameriken; dje degjova Rroshin deputet qe edhe ishte edhe s’ishte pro Amerikes. Nje here thoshe qe shkarkimi Ilir Metes eshte emocional, nje here thoshe se kur u rrah Iliri me policet per zyrat e FRD-se, donte te ruanta balancat se i kishte shkare thesi gomarit dhe Iliri e kish me gomarin dhe jo shqiptaret. Bile kete gje donte ta bente dhe Mehdi Frasheri qe çpejt dhe ky ishte krenar dmth: Rroshi lakuriq me duar ne xhepa! O perendi! Keta e duan si thote Iliri: me cfurqe, sepata, lopata, bile dhe me tenxhere me gjithe fasule kukes…

  3. asd says:

    Po kur te korruptuarit te hedhin ne gjyq ne France dhe me nje gjyqtar mustaqemi, a kane shpetim ? Ha ha ha.
    Ne shqiptaret jemi te lumtur me dispozitat e reja ligjore te SHBAve qe ndihmojne drejte per se drejti popullin shqiptar dhe te drejtat e njeriut ne vendin tone. Ndjehemi plot shprese qe tani gjerat do te ndryshojne shume shpejt dhe do te dale ne pah i gjithe potenciali i vertete i Shqiperise si ne aspektin ekonomik por edhe ate ligjor, demokratik por edhe ne raportin si aleate te SHBAve dhe te NATOs, duke ndryshuar rrenjesisht edhe sjelljen e kujtdo ne raport me ligjin, shtetin dhe me njeri tjetrin. Shpresa po kthehet ne besim, qe llumi i ketushem te shkoje atje ku e ka vendin.
    Nje falenderim nga zemra per SHBA dhe ambasadoren znj.Yuri Kim !!!!

  4. Vendimi says:

    Përse bien këto DAULLE?! Duhet Drejtësia shqiptare të ngrihet shpejt në “valle”. Dhe ta hedhë “vallen” mirë, sipas ritmit të DAULLES!

  5. Beni says:

    DO TI BLLOKOHEN PASURITE ME VENDIM GJYKATE APO SE DO JOE BIDENI?PO DJALIT DHE VELLAIT TE BIDENIT QE I KA TRANSFERTAT BANKARE TE KORRUPSIONIT NGA RUSIA TE DOKUMENTUARA DO I KONFISKOHET PASURIA?PO HILLARI KLINTONIT QE BERI 180 MILION DOLLARE ME POLITIKE DO JA KONFISKOJE BIDONI APO BEN SI TRIM ME BALLKANIN TOROLLAKU.

  6. TONI says:

    Nxirrni listen e Shqiperise thone qe ka me dhjetra….

  7. Qinan Xhoni says:

    Ksaj i thon t qime me metod amerikane.
    E ka provu shumica e globit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje