Tritan Kalo: Ajri i ndotur shkakton viktima, si mjek më duhet të bërtas sa e çmuar është jeta ime

9 Qershor 2021, 09:57Sociale TEMA

Mjeku Tritan Kalo thotë se nuk duhet të dëmtohet cilësia e ajrit që thithin qytetarët.

Përmes një statusi në ‘Facebook”, ai shprehet se si mjek i duhet të bërtasë dhe kujtojë se jeta e tij dhe bashkëqytetarëve është e çmuar, duke kujtuar se ajri i ndotur shkakton në botë qindra mijëra viktima dhe probleme me shëndetin.

Postimi i plotë i Traton Kalos:

Kohë kovidiane….9.06.2021….

Mirmëngjes e ditë të mbarë kolegë, miq, të afërm, bashkëqytetar dhe bashkëkombas në dhe jashtë Trevave Arbërore…

Dëshirën e të ecurit në mëngjes rrugëve të Tiranës, kënaqësinë e aromës së lulëzimit të blirave të shumtë, t’i largojnë së paku dy elementë jo pak lëndues të cilësisë së jetës në Kryeqytetin e Shqiptarëve: 1- ajri i ndotur që ne thithim në mushkëritë tona, tashmë të transformuara në “depozita” të grimcave të shumëllojta në madhësi e në dëmprurjen afat shkurtër e afat gjatë të shëndetit tonë, dhe 2- ndërtimet vënd e pa vënd që kanë mbirë sidomos vitet e fundit, të cilat kanë bllokuar qarkullimin e ajrit në përputhje me “koridoret ajrore”, dikur para 1992 të mirë studiuara dhe të mirë respektuara gjatë ndërtimeve të kohës, pa folur shumë për qafëdhimbjen të cilën ato të shkaktojnë kur dëshiron ti shikosh nga poshtë-lart, as për mbylljen e horizonteve për këdo nga ne të mësuar me ndërtimet sizmologjikisht të lejuara 5-8 katëshe të Tiranës, POR duke këmbëngulur vetëm e vetëm për cilësinë e ajrit, të cilin përpos ndotjes prej makinave të panumërta që lëvizin, atë po e mbindotin pluhurat e ndërtimeve të pafundme në të.

Na u premtuan me bujë para “Mandatës” së parë të zotit/ shokut Erion Veliaj se nuk do të jipeshin më leje ndërtimesh në Tiranë si dhe do të anulloheshim ato të dhëna deri në atë kohë…. Ndodhi krejtësisht e kundërta….

U dhanë e po jipen qindra leje ndërtimi…. Po ndërtohet kudo dhe në lartësira e volume marramendëse, ndërkohë që shkelen rregullat e Urbanizimit të qytetit edhe ashtu të pa respektuara si dhe sa duhet nga paraardhësit e tij….

NE nuk jetojmë në vilat tuaja në rrethinat e Tiranës, ku jeni përpjekur të mos e lëndoni cilësinë e ajrit që thithin mushkëritë tuaja dhe të familjarëve tuaj, POR kemi lindur e jetojmë në zemër të Kryeqytetit të Shqiptarëve dhe prej dhjetra vitesh i përjetojmë si ndryshimet pozitive të tij, po ashtu edhe ndërhyrjet e pavëndta të bëra në të….

Si mjek, si qytetar, si prind, si taksapagues më duhet të “bërtas” dhe t’ju rikujtoj se jeta ime, jeta e të gjithë bashkëqytetarëve të mi është jo më pak e çmueshme se e juaja….Ajri i ndotur shkakton kudo në Botë edhe në Shqipëri dhjetra, qindra e mijra viktima ose lëndime invalidizuese të shëndetit të shumë e shumë të tjerëve….

Ne jemi përherë këtu në “vijën e zjarrit” të luftës me “armikun e padukshëm”, “flamën mbarëbotërore” të Sars-Cov2/Covid-19, në Përkujdesje të shëndetit të bashkëkombasve tanë me Punën, Përkushtimin dhe Profesionalizmin tonë, ndaj mos e “dëmtoni”/“rëndoni” këtë luftë me “dëmet kolaterale” të ardhura tashmë shëndetit tonë prej ndotjes progresive të ajrit….”ËSHTË KOHA PËR PUNË”(ER) në dobi të komunitetit kryeqytetas, mqse fushata zgjedhore tashmë ka shumë javë që ka përfunduar për të gjithë….Together forever!!!
N.B.: #Ripostimi lejohet vetëm me pëlqimin e autorit….

6 komente në “Tritan Kalo: Ajri i ndotur shkakton viktima, si mjek më duhet të bërtas sa e çmuar është jeta ime”

  1. Rrespekt per kte jovetem Doktore te shquar , kte Hero te Situatave te veshtira per jeten e qytetareve shqiptare ,
    por edhe per ate forc intelektuale ,i te qenit permanent i angazhuar fizikishte por edhe mental ,
    gjithmon Aktiv ne problemet e shoqerise Shqiptare , qe per mua personalishte Fiton Rrespektin Maksimal
    si Qytetare Shqiptare , por edhe si Profesionist ,si pararoje e shoqerise , qe nuk vihet asnjiher ne Pozicionin e te Heshturit , mosinteresuarit
    me ate cfar ndodh ne jeten e ktij populli ,ne pozicionin e Parazitit ne Shoqerin ku ben pjes , por i vetedijshem per Rolin qe ka ne jete ,
    si qytetare Shqipotare ,mi Mjek ,si Intelektual ,perben nji Shembull Unik ne vendin tim te asaj qe ne shoqeite Europiane
    ne quajm Avantgard !
    Ja ku e keni zoterinj Qytetarin Ideal ,shembullin me tipik te Njeriut Avantgard ,nqs dikush do ta kuptoje rendesine qe ka nji Persinalitet i tille ,
    nji Indivit ,Intelektual ne nji Shoqeri e cila hip Trenin Shqiptare mbi shinat e botes se civilizuar .
    Personalishte do deshiroja qe te tilla Personalitet te jem pararoja e shoqerise atij vendi pararoja e Shqiptareve e shtetit Shqiptare .
    Nuk do e teproja aspak nqs do i jepja Voten time per President te Shqiperis . (Nuk jam duke ber aspak rreklam ,sinqerishte ,sepse s’ja kam iden
    nese Dr.Kalo ka shkuar ndonjiher vet ne te tilla mendime te konkuroje si President )
    por mendoj se nji Njeri i tille meriton te jet ne ate Post sepse ploteson te gjithe Kriteret -duke u larguar pergjithmon nga Presidenti i Politikes ,
    i ngateresave idiote dhe dhen vendit nji Presdient te Qytetareve Shqiptare .
    Megjithate kjo eshte vetem nji mendim ,nji koment personal ne rrespekt teb ktij Intelektuali Model ne vendin tim.

  2. kombinati says:

    shumë e drejt, ndërtime vend e pa vend,pa studime te theluara urbanistike.., bllokohen korridoret e ajrit. Ky është një krim që po i bëhet Tiranës nga babëzia e marrjes së 20%.

  3. Prof.Dr. KALO ka shume te drejte ne sa shkruan me siper dhe per kete duhet ti jemi mirenjohes nje intelektuali dhe mjeku me qytetari brilante ne cdo moment. Kush ka veshe le te degjoje, kush ka sy le te shikoje, por eshte absolutisht e vertete gjendja shume e rende e ajrit dhe e pastertise ne pergjithesi ne kryeqytetin tone, Tirane. Kembana e alarmit e radhes e Prof.Dr. KALO ne lidhje me cilesine e ajrit… etjera etjera, sidomos ne kete periudhe “disi” qetesimi te fluksit te tmerrshem te infektimeve nga COVID-19, eshte paralajmerim per nje sezon te frikshem virozash stinore dhe vjetore nga papastertia e Kryeqytetit, ngado te ecesh neper Tirane. Babezia ne ndertimtari vend e pa vend, eshte katastrofa me e madhe qe i behet Tiranes dhe banoreve te saj, nderkohe qe tirana duhej zhvilluar, ndertuar ne periferite e saja sa me larg qendres, qe qendra te mbetej e hapur dhe e paster sic ishte deri ne 1991.
    Faleminderit i nderuari Prof.Dr. Tritan KALO per sensibilizimin tend te radhes, ne mbrojtje te jetes dhe ardhmerise se njerzeve.

  4. Tepelena says:

    Eshte per tu marre ne konsiderate fjala e urte dhe shume dmth nese e pr. te virologjise z. Tritan Kalo. Jane disa elemente biologjike qe marrin jeten e njerezve nga kjo epidemi semundjet e mbrendshme te zbuluara dhe te pa zbuluara , geni i secilit dhe ndryshimet hormonale dhe ndotja e ajrit e cila eshte faktori kryesor qe i ka marre jeten milionave njerezve nga kimikatet e centraleve berthamore.Levizjes se makinave ,papastertise ne ajer dhe toke qe eshte pika kryesore qe denancon z.Tritan Kalo me respekt per dashurine dhe forcen e profesorit qe udhezon qytetaret per tu ndergjegjesuar ne jete nga pavetedija kolektive dhe ckujdesja, respekt dhe mirenjohje per ate amanet qe Hipokrati dikur ja dhuroi mjeksise perkushtrimin per njeriun dhe jete e tij , ju falenderojme.

  5. Virusi says:

    Ke shume te drejte doktor. Tirana po behet e pabanushme. Une e kam braktis Tiranen qe po vdes, aty nuk mund te jetohet.m. Erjon Veliaj ka harru misionin ose eshte me i dobet se fuqia e lekut. Mesa duket, jetet tona vlejne me pak se fitimet ne ndertim.

  6. Rezarta says:

    Me ne fund doili nje zoteri tu perplas te vertetat ne fytyre ketyre qe na mbyten e na morren frymen ne Tirane.Ketyre qe edhe ajrin na e kane ndotur por edhe nuk marrin asnje mase per ta pastruar!Jam socialiste por nuk fal askend qe me shkurton jeten mua, femijes tim dhe gjithe familjes sime e gjithe bashkeqytetareve te mi.Ndertoni politika te qarta e strategji per pastrimin e ajrit pasi jeten dhe shendetin nuk mund te na e merrni peng ne perjetesi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje