FOTOT: Gruaja e El Chapos pranon përfshirjen në trafikun e drogës dhe drejtimin e kartelit të frikshëm

10 Qershor 2021, 17:51Lifestyle TEMA
FOTOT: Gruaja e El Chapos pranon përfshirjen në trafikun e drogës

Emma Coronel Aispuro, gruaja e bosit meksikan të drogës Joaquin “El Chapo” Guzman, pranoi akuzat për tre çështje të trafikut të drogës “në perandorinë” burrit të saj.

Ajo pranoi akuzat në një gjykatë federale në Uashington gati dy vjet pasi Guzman u dënua me burgim të përjetshëm plus 30 vjet, për 10 akuza përfshirë shpërndarjen ndërkombëtare të kokainës, heroinës, marihuanës dhe drogave të tjera dhe përdorimin e armëve të zjarrit. Aktualisht ai po mbahet në burgun Supermax të Kolorados.

31-vjeçarja u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar “Dulles” në Virxhinia dhe u akuzua se ka ndihmuar bashkëshortin e saj për të drejtuar kartelin famëkeq të Sinaloas.

Zyrtarët e FBI thanë se Coronel ndihmoi për të shpërndarë kokainë dhe në planifikimin e arratisjes së burrit të saj nga një burg meksikan në 2015.

Coronel, një shtetase si e Meksikës ashtu edhe e SHBA-së u takua me Guzman kur ishte vetëm 17 vjeç, dhe u martuan shumë shpejt.

Ata kanë dy fëmijë, Maria Joaquina dhe Emali. Gjatë gjykimit të burrit të saj, Coronel ulej në sallën e gjyqit pothuajse çdo ditë, për t’i treguar atij përkrahjen dhe besnikërinë absolute.

2 komente në “FOTOT: Gruaja e El Chapos pranon përfshirjen në trafikun e drogës dhe drejtimin e kartelit të frikshëm”

  1. Pensionist pa pension says:

    E mire qenja, por kur kujton se kush e q.i

    1. MIREL says:

      Kush e ka pas q..tani ate e q.n

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje