Modifikonin fotot e mësuesve dhe shokëve, pezullohen nga shkolla 300 nxënës

10 Qershor 2021, 17:35Lifestyle TEMA

Drejtoresha e një shkolle në Caraglio të Italisë vendosi të pezullonte nga shkolla 300 nxënës të saj të përfshirë në një “skandal” që kishte përfshirë mësues dhe nxënës të ndryshëm.

Nxënësit e pezulluar akuzohen se nxirrnin foto mësuesit dhe nxënës të ndryshëm gjatë orëve të mësimit, të cilat më pas i modifikonin me “qëllime denigruese” dhe më pas i shpërndanin në rrjetet sociale.

“Disa nga nxënësit e kanë pranuar përgjegjësinë për këto foto që shpesh shoqëroheshin me fjalë të pista, ndërsa shumë të tjerë jo”, u shpreh drejtuesja e shkollës.

1 komente në “Modifikonin fotot e mësuesve dhe shokëve, pezullohen nga shkolla 300 nxënës”

  1. tomorr says:

    Nje bravo e madhe per drejtoreshen. Kete gje nuk e ben dot ne USA dhe Kanada.Me pare pushohet drejtoresha masa per nxenesit nuk ka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje