Nga Frrok Çupi
Në Partinë Demokratike ka rënë bomba, por këta po bëhen gati për zgjedhje. Njësoj si në përrallën ballkanike ku tregohet se si kishte ‘ngordhur kali’.
Përralla:
Vëllai vinte nga ushtria dhe takon të vëllanë:
-Ka ngordhur kali, vëlla!- i tha ky që e priste.
-Ça thua?!, kali i bardhë?… Po ça ndodhi?
-Kur u dogj shtëpia, vëlla, zjarri e zuri kalin në haur.
-Ça thua, edhe shtëpia është djegur?
-Po vëlla, u dogj. Dikush ia vuri flakën ditën kur po varrosnin babën..
-Po ça thua!?… Edhe baba ka vdekë?
– Po vëlla.
Realiteti, jashtë përrallës:
Në Partinë Demokratike ‘ka vdek baba’ Berisha, por këta po bëhen gati për zgjedhje. Edhe pse Berisha ‘ka rënë’ nën sulmet e Amerikës, këta bëjnë sikur nuk ka ndodhur kurrgjë. Të njëjtën gjë bënë në vitin 2006 bijtë e Saddam Hussein- Uday Hussein, Raghad Hussein, Qusay Hussein, Rana Hussein, Hala Hussein…. Këta, edhe pse babai ishte fshehur në një shpellë, dëshmonin luks dhe rezistencë kundër Amerikës.
Pasnesër Partia Demokratike thotë se do të zgjedhë kryetarin; por në fakt ‘do të martohet me gruan që kishte’. Kryetar do të jetë prapë ai që ishte, Lul Basha; ndërsa tre të tjetër do të jenë armiq.
Salla dhe zemrat e anëtarëve të PD do të mbulohen nga fantazma e Berishës. Ai e çoi PD- në nga një aspiratë për demokraci, drejt greminave të minuara të Demokracisë, tani PD është një neveri. Lufta që ka shpallur kundër Amerikës është lufta e fundit që ka zhvilluar kundër njeriut, kundër pronës, kundër ligjit, kundër të drejtës dhe shtetit.
Edhe ‘kasapi’ tjetër i Ballkanit, Millosheviç, para dhe pas vdekjes e mbuloi Partinë Socialiste të Serbisë me hijen e tij. I akuzuar për ‘krime kundër njerëzimit’, guxoi të lëshojë hije; por më shumë guxuan ata të Partisë së tij Socialiste që të mbulohen ‘me krenari’ nga hija e tij.
Kështu është, njësoj, në PD: Të katër kandidatët, inkludë Basha, betohen për Berishën. Jo se të gjithë e duan me shpirt, por se askush nuk fiton në PD nëse nuk do ‘Millosheviçin’ e Tiranës. Edhe Berisha ka kryer krime kundër njerëzimit dhe e pret Haga, por këta janë të dominuar nga hija.
Diktatori Millosheviç, kryetar i Partisë Socialiste të Serbisë, u dorëzua në 9 qershor 1999, por edhe në zgjedhjet e vitit 2019 mbetet ikonë e Partisë së tij për fitore, partia e tij mendonte se duke mbajtur tabelat me fytyrën e ‘kasapit’ do të fitonin më shumë në votime.
Këta të Tiranës, anëtarë të PD, ish- ministra, hajdutë, të korruptuar, gazetarë…, janë vënë në radhë sulmi kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Arsyeja: Sepse Amerika ka zbuluar dhe denoncuar krimin e Berishës kundër popullit të vet dhe kundër stabilitetit në rajon.
Sa herë Berisha sulmon Amerikën, Amerika lëshon edhe një urdhër ekzekutiv: Një herë për ta izoluar, një herë tjetër për ta gjykuar, hera e fundit për të sekuestruar pasurinë e tij me të cilën rrezikon Shqipërinë dhe Ballkanin. Ndërsa skllevërit ‘demokratë’ duan babën para Amerikës dhe para kombit.
Këta po ngrenë krye e po thonë se ‘gjykata është kriter, Berisha nuk është i dënuar’. E si mund të dënohen tiranët sa janë gjallë? Kjo hije e mbulon PD-në. PD do të mbrojë Berishën dhe Bashën dhe do të shkojë poshtë e më poshtë. Edhe Millosheviç iku nga kjo botë pa u dënuar. Ai vdiq në Hagë para se të jepej dënimi. Por pyeteni një fëmijë qoftë edhe në Afrikë, a ishte Millosheviç një kasap?…
‘Jo!’, do të thotë vetëm Lul Basha dhe miqtë e tij. Po na e lënë nderin e kombit nëpër zvarranikët alias Milloshevic dhe Berishë.
Lul Basha është njësoj si nipi i Millosheviç, 17 vjeçari Marko. Markon e ftoi Partia Socialiste Serbe në kongresin e saj, e ftoi si një ‘i nderit’. E di pse e ftuan? Për të fituar vota- menduan. Mirëpo humbën e humbën. Tani Milloshevic është i padënuar, por edhe ai që mbeti simboli i dhunës në Ballkan. Basha është sot një ‘Marko’ i Berishës; vetë Berisha e ka deklaruar si ‘bir i tij’.
A bën dëm apo dobi sot Berisha ende i padënuar në Hagë? Në Tiranë, apologjetët po e mbajnë në duar Berishën si hajmali të ‘nderit’ dhe te ‘fitores’.
Mes Berishëns dhe Millosheviç, ka një ndryshim: Millosheviç qëndroi në pushtet vetëm 18 vjet, ndërsa Berisha 30 vjet. Millosheviç dhunoi shqiptarë- dmth., njerëz të kombësisë tjetër; ndërsa Berisha dhunoi shqiptarët, njerëzit e etnisë së tij… 30 vjet, pa pushim. A mos vallë kjo do të thotë se hija e Berishës do të jetojë më gjatë se e Millosheviçit?!
Po PD, çfarë do të bëjë? Prapë dhunë?. Apo do të ngrihet përmes luftës kundër Amerikës? Ka vetëm dy rrugë: O me Amerikën dhe popullin e Shqipërisë, o me Berishën…
Në PD ‘lum kush të rrojë’ pas kalit të përrallës.
Selinë e Partisë së Millosheviç në Beograd sot e vizitojnë shumë turistë. Selia është një pallat shumë katesh, por e kthyer në një tub të shpuar nga lart me bombat e NATO-s. Shikojeni dhe masni hijen.
Bravoooooo.
I ke thënë të gjitha.
Sali Berisha eshte Fantazma e Milloshevicit ne Shqiperi.
E sakte analize me nje alegori, por lum ai qe e kupton. Te lumte mendja e pena Frrok.
Vertet…bravo pene e shkelqyer…
Pena top!
Kèta shqiptaret PDsè,mos të hanë mut shumë!!!SHBA KA QENE ,ESHTE,DO TE JETÈ I VETMI VEND NE BOTE ….pèr te mbrojtur atdheun e shqiptareve!!!! Si këto figura tè shemtuara …..askujt nuk i plase bytha!!! Te korruptuarit një vend kane….DISKRITITIMIN DHE BURGUN!!!
Mund të thuash me plote gojën zoti Frrok se origjinali është Berishovici dhe forokopia Milloshevici. Te paktën i dyti i dha fund dhe e la Serbinë të lirë. Po ky qen bir qeni i jonë ka 30 që ka kapur vendin për fyti bashkë me djalin se kështu e quajti ai Bashevovicin, e me disa horra gazetarë e pushtetare që akoma ëndërrojnë fronet e tyre për disa para të qelbura. Ata s’duhet të kenë më asnjë iluzion për P. D. në ajo kohë iku e skthehet me. Mblidhni mendien dhe rinovoni partinë më kuadro të rinj jashtë çdo idollogjie të partisë së parë memme
Kjo PD o Frrok, èshtè njè shèmbèlltyrè e keqe e asaj rrangalles PP.
Edhe ata qenefa burra, nè fundin e tyre, e humbnin rrugèn nè oborr sepse u kishin ardhur fekalet deri nè qafè dhe e dinin se po ngordhnin.
Saliu, i shpètoi, por me koston e shkatèrrimit tè Shqiptarève.
Sot, kjo PD, èshtè pèr tè vènè kujèn.
SPAK le tè lèshojè fletèarrestet dhe RENEA le ti lidhè dhe tèrheqè zvarrè kèta shèrbètorè tè Serbisè dhe hajdutè ordinerè.
Do çlirohej Shqipèria.
Bravo Frrok.
Respekte Frrok, një krahasim perfekt.
Ms pelqeve edhe me shume me shkrimin e sotme , Frrok !
Me pelqeve edhe me shume me shkrimin e sotme , Frrok !
Shkrimi me i forte, me i qarte dhe me icashper qe kam kexuar keta tridhjete vjet!
Pergezime Z. Cupi, pergezime! Je i vetmi gazetar dhe analist, se bashku me Z. Mero, qe i ke nxjerre fytyren e vertete jetij kryekrimineli, kryehajduti, kryetradhetari te pandryshueshem! Kryeshkaterrimtari i cdo gjeje te mire te kombit shqiptar, te trashegimise kulturore te pooullit shqiptar, shkaterrues i kultures, artit, arsimimit, shkences, i industrise dhe bujqesise dhe cdo gjeje pozitive! Kryeagjent dhe sherbetor i UDB-se serbe etj.!
Perhere i madh Frrok Çupi
Frroku eshte legjende. I lumte pena!
Je shume i saket zoti Frrok Cupi.Nje gje nuk e besoj.Ju that se Berisha ka bere krime kunder njerezimit dhe e pret Haga.Do jete gje emire por ate nuk e con njeri ne Hage.Krimet e Saliut jane makabre dhe duhet varur ne litar.
Je fantastik z.Frok.Respekt per perballjen e demaskimin e ketyre kanibaleve qe akoma i kane duart me gjak dhe pretendojne se ua kane bere pis te tjeret.
Demaskoje deri ne fund kete perbindesh qe mesjeta e prodhoi pa ditur qe do ti bente keq gjithe shoqerise Shqipetare dhe vete atyre .Brenda rrethit te tij ai ka zhdukur e eleminuar bashkepunetoret me te ngushte te tij ku aresyeja tashme dihet duke punuar per mos deshmi te nje dite!Mirpo bemat e tij jane aq mbreselenese e me plage sa gjithkush ne vetvehte ia ka vene nofket “SWali kanibali”,ku pasi pretendoi qe mbaroi pune me deshimtaret ne krimet e tij ,filloi ate te aferave kooruptive ku s’la kuç e maç pa i bere milionere ,s’la Ilir e Monike pa i bere partnere!
Ndaj nje korigjim do te doja te beja per kete monster qe dikur kam pas pretenduar se fabrika qe e prodhoi vetema ajo ka te drejte ta gropose,duke ndryshuar vedin e gjykiùmit jo ne Hage por ne Guantanamo si njeri qe perben rrezik per tere shoqerite e qe i uroj qe ne vend te nje qeni per te kaluar edhe kete kohe deri ne kalblien e tij ,te marre me vehte edhe Ilir Meten duke ia ulur ndopak merzitine qe medoi se ishte prej çeliku e jo si kashte misriku me nje shkendije zjarri mund te kthehet ne hi!
Hiqi masken ketyre maskarenjeve qe per 30 vite kane mbushur gotat e pijeve me gjakun e ketij populli duke iu bere edhe ironi per jeten ,per ti treguar qe jane keta pa eshte ekzistenca e ketij populli!
Poshte diktatura e budallenjeve!