Kishte një provim me studentët, Kosova i ndalon hyrjen në vend ministres serbe

11 Qershor 2021, 11:18Rajoni TEMA

I është refuzuar hyrja në Kosovë ministres së Punës në Serbi, Darija Kisiç-Tepavçeviç. Kjo ka ndodhur mbrëmjen e kaluar dhe është bërë së pari publike nga e ashtuquajtura Zyra Serbe për Kosovën.

Siç shkruan portali ‘Politika.rs’, të gjitha procedurat për vizitën ishin përfunduar para se ministrja të nisej për Kosovë, ku pritej të mbante një provim me studentët e vitit të tretë në Departamentin e Epidemiologjisë në Fakultetin e Mitrovicës së Veriut. Pasi ajo jeo njëkohësisht mësim.

“Profesoresha Kisiç-Tepavçeviç njoftoi shkuarjen në pozitën e profesoreshës dhe jo në cilësinë e një ministreje. Sidoqoftë, autoritetet në Prishtinë sonte, pa ndonjë arsye, përmes oficerit të pikës kufitare e refuzuan atë të hynte në Kosovë.”- thuhet në reagimin e Zyrës Serbe për Kosovën.

Media serbe shkruan gjithashtu se është refuzuar pa asnjë shpjegim edhe kërkesa e një grupi prej 39 pelegrinësh nga Serbia qendrore, të cilët dëshironin të vizitonin disa faltore në Kosovë këtë fundjavë.

4 komente në “Kishte një provim me studentët, Kosova i ndalon hyrjen në vend ministres serbe”

  1. Pargali says:

    Kete trajtim meritojne moterq..irat serve , shume mire ja beni.

    Mardheniet midis Shqiptareve dhe serveve duhet te jene 0.

    1. nje shqiptar ne Itali says:

      Ike more hajvan , ashtu duhet te jene mardheniet me fqinjet ?! Çfare kerkon te tregoje shteti i pjerdhur kosovar me veprime te tilla ? Bota e fuqishme (BE , SHBA) , eshte e superangazhuar per bisedime paqesore Serbi-Kosove , Albin Kurti ndalon hyrjen e nje ministre serbe ne Kosove , a thua se ai vend i dhjere na paska qene Amerika ….dhe paska te drejte te ndaloje njerzit te kalojne kufijte , kur ka edhe nje marveshje te 6 shteteve te Ballkanit Perendimor , qe u perforcua edhe dje ne samitin e Tiranes , qe qytetaret e te 6 shteteve , kalojne kufijte e njeri tjetrin vetem me karten e identitetit .

      1. vezhguesi says:

        nje shqiptar ne Itali-keni nevoje qete perditesoheni ne te dhenat rreth raportit Serbi-Kosove, pasi nga ato qe shkruani, dukeni se nuk ja keni fare haberin se si eshte situata.
        Eshte e vertete se Amerika po ben perpjekje per te normalizuar marrdheniet midis dy shteteve, por nga ana tjeter Europa ka synime te tjera. Deri me sot, negociatat midis Serbise dhe Kosoves i kane sherbyer vetem Serbise, per ti treguar botes se ajo eshte e interesuar per normalizimin e marrdhenieve me Kosoven. Ne kete menyre, Serbise ju hapen disa vite me pare negociatat per anetaresim ne BE, kur ajo nuk ka kerkuar as falje per hapjen e tre lufterave ne ish Jugosllavi dhe per krimet qe serbet bene ne Kroaci, Bosnje e se fundi ne Kosove, pale per te folur per demshperblime per shkaterrimet qe bene ne keto vende. Nderkohe qe Serbise i jane hapur te gjitha rruget, vetem duke marr pjese ne disabisedime pa buke, Kosoves dhe qytetareve te saj nuk u eshte dhene e drejta as qe te udhetojne ne BE, pale me per te tjera privilegje qe shume vende te tjera perfshi Serbine i gezojne.
        Sa i perket, asaj qe thoni per marrveshjen per kalimin e lire te kufinjve, Kosova nuk e ka nenshkruar kete akt dhe si e tille nuk eshte e detyruar qe ta zbatoje.
        Vetem qorrat nuk arrijne qe shohin se cfare po behet me Kosoven qe realisht mbeshtetet vetem nga SHBA-ja, Gjermania dhe natyrisht nga Shqiperia.

  2. Ana says:

    Mire do te ishte te dinim aresyen pse u refuzua hyrja ne Kosove, pasi sipas ketij shkrimi, ajo ministria serbe i kishte plotesuar kerkesat per vize hyrje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje