Fatmir Mediu dhe Lulzim Basha ne inagurimin e Donald Trump si president
Kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike, Edith Harxhi, prej dy javësh sfidon Lulzim Bashën, nëse shkon dot në SHBA, apo jo.
Ajo thotë se në fakt, Basha nuk e merr dot vizën amerikane.
“Nëse nuk është e vërtetë Basha le të ngrihet dhe ta përgënjeshtrojë, po pres dy javë.
Ka 4 vite që nuk ka shkuar në SHBA, prej 2017.
Ka tentuar disa herë, ka pasur disa ftesa, por nuk ka shkuar.
Basha se të dalë dhe ta përgënjeshtrojë” tha ajo një ditë më parë.
“Unë nuk kam bërë akuza, por kam treguar disa fakte që i gjykoj të drejta. Basha që prej 2017 nuk viziton SHBA për shkak të një fotoje me Trump në Ohio, pas së cilës doli historia e lobimit me 675 mijë dollarë dhe çfarë solli kjo për PD?
Unë sot e kësaj dite bëj fushatë me makinë me qira. Basha ka arsenalin e PD dhe paguan lobingje 675 mijë dollarë dhe çfarë solli kjo për PD?
Çfarë rezultati kemi pasur ne? Ku shkuan këto para? Ka 4 vjet që ka marrë ftesa nga SHBA dhe nuk ka shkuar.
Si është e mundur që një kandidat për kryeministër të vendit, lideri i opozitës para se të vijë në pushtet nuk viziton Uashingtonin.
Berisha në 2003 vizitoi Uashingtonin pas krizës në ‘97 dhe hapi partinë dhe fitoi në 2005”, përsëriti ajo gjatë një interviste për A2.
Pavarësisht akuzave të rënda, Lulzim Basha nuk ka reaguar për të sqaruar të paktën ata që do ta votojnë për kryetar të PD-së.
Vizita e fundit e Bashës në SHBA, ka qenë ajo me Fatmir Mediun për inagurimin e Donald Trump si president.
Që prej atëhere, ai nuk ka shkelur më në SHBA.
Heshtja e tij ndaj akuzave se ai nuk shkon dot në SHBA, edhe nëse nuk është e vërtetë, ngre dyshim dhe shihet si një konfirmim në heshtje, se nuk shkon dot vërtet.
Nëse do të ishte e vërtetë, kjo do të ishte shumë e rëndë për PD-në, e cila ka ish-kryetarin non grata nga SHBA dhe kryetarin aktual, të padëshiruar nga SHBA.
Fakti që Basha nuk flet, jo vetëm që konfirmon akuzat ndaj tij, por në mënyrë të poshtër nxit militantët e PD-së drejt një ndjenje anti-amerikanizmi, pasi ata mendojnë se SHBA e ka personale me PD-në, jo me Berishën e Bashën.
(TemA)
Mos u merzit z. Harxhi: ky eshte vetem fillimi i fundit i kesaj partije anti kombetare
Z.Harxhi !
Fati i Lulit tashme eshte percaktuar.Pavaresisht lojas dhe akrobacive politike prej idioti per Masakren apo Humbjen e zgjedhjeve,ai ashtu si babai i tij shpirteror,e ka mbyllur aventuren e tij diskrete ne PD.
Sado te meshihet pas te qenurit Kryetar legjitm trashegimtar i PD,besoj nuk i ka shpetuar hetimit te Departamenti te shtetit dhe syrit te popullit.
Nje gje eshte e sigurt qe nga kjo aventure diskrete ai vete dhe shume miq dhe te aferm te tij kane dale milionere.
Por kurioziteti i paduruar i shqiptareve eshte te ai hirti politik ne krah te tij qe eshte i zhytur ne krim dhe hajni ?
A do vazhdojne keta plehra politike te identifikuar ne Amerike si persona te zhytur ne korrupsion,qe pengojne zbatimin e ligjit dhe mbrohen nga pushteti dhe imuniteti politik qe i dhurohet nga Berisha dhe Basha.
Tashme lideri i tyre komunist,instçor,sherrxhi,cinik,hajn dhe i pafytyre ka rene perfundimisht nga kali i pushtetit dhe i paprekshmerise nga goditja qe mori nga Wahingtoni.
Duhet bere dhe pak durim per te pare se si drejtesia e vonuar do i gjykoje me ne fund paudhesite e tyre.
Me vjen keq znj.Harxhi ,pamvarsisht respektit ,por edhe ju keni qene pjese e kesaj bande Haxhiqamiliste me ndyrsiren Berisha ne krye,te cilin ti akoma e ke lider shpirteror.Me duket me korekt ai vlonjati Shehej qe nuk merret dhe as nuk do te dije per Berishen ,kurse ju te tjeret jeni fytyra te konsumuara.
Ka lene edhe te tjera pyetje pa pergjigje , jo pak me te renda se kjo , si puna e diplomes te “mare” ne Europe , apo te justifikoje pasurine , te fituar me djersen e B…..allit , pa i thene ndonjehere punes tungjatjeta !
Shikoni Ku eshte “zhytur” PD’ja ? I nxjerrin te palarat njeri tjetrit dhe te “teres” …. Si force politike, po shkojne per “lesh”… komedia do te nise pas te Henes dhe do vazhdoje pa nderprerje…. mbi te gjitha,tani ju ka “prere rrugen” edhe “legjendari” Sali.. Lymi Tutit
Foto qe verteton qe pasuria ka rene ne WC.
Demokratët mos merren me llafe boshe. Jo lideri shpirtëror, po e lagu, po s’kaloj . Po të jenë njerëz me dy gisht integritet ngrihen e shkojnë mësyjnë selinë e Shqupit. “. I marrin me shkelma” , nga Grida Suma te Luli, e deri te Berisha. Ose të rrinë sus e mos ndihen më. Le t’ja lënë këtë parti Klevis Balliut e Edi Palokes. Në qoftë se janë të bindur që Lyli nuk është njeriu i duhur, atëherë të mos i përgjigjen kur ky do të protestoj si karabush. Janë fare të thjeshta gjërat. Ti tallesh me shqiptarë që duan të votojnë ndryshe nga programi i PS. Atëherë nuk e di, po të mbash shpresë te një idiot, gënjeshtar e hipokrit, është njësoj sikur e meriton festen që të kanë vënë.